Fushatës së mbjelljes së pemëve e nisur nga Bashkia e Tiranës, para pak ditësh ju bashku dhe klubi i Partizanit.
Një pjesë e futbollistëve kryesor të ekipti së bashku me stafin që kryesohej nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, iu bashkuan kësaj nisme të Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 100 pemë në parkun e Liqenit.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm dhe vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili falenderoi ekipin e futbollit të Partizanit që u bë pjesë e revolucionit të gjelbër, duke kontribuar për një mjedis më të pastër.
Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak rivalëve të të kuqve, që janë tifozat e Tiranës që kanë ironizuar kryebashkiakun Veliaj duke qenë se Bashkia Tiranë ka 34% të aksioneve te Klubit të Tiranës.
Tifozët bardheblu kanë shpalosur një banderolë ku shkruhej “Kryetari me shumë huqe, aksioner i veshur me të kuqe”, shkruhej në banderolën e tifozave të Tiranës. (TemA)
Duhet te jene ata tiranasit e hershen me origjine te lashte nga Irani, se tiranas nuk ka pase dikur. Ndaj edhe ngjane shume me fshataret e Saliut.