Çmenden” artistët anti-teatër, nisën të protestojnë kundër banesave sociale, e ngatërrojnë me teatrin

25 Prill 2018, 21:45Sociale TEMA

Sot pasdite, një grup artistësh të cilët janë shprehur kundër ndërtimit të një teatri të ri modern në Tiranë, paralajmëruan protestë kundër një vendimi që pritet të diskutohet nesër në Këshillin Bashkiak.

Por, në fakt, ky vendim ka për qëllim ndërtimin e më shumë banesave sociale për familjet në nevojë, dhe nuk ka asnjë lidhje me pronën e Teatrit Kombëtar.

Me sa duket artistët kanë dalë bllof, duke ngatërruar thelbin e vendimit, i cili në asnjë rresht nuk flet për teatrin, por përkundrazi. Qëndrimi i këtij grupi artistësh që tanimë doli kundër vendimit për më shumë banesa sociale, u shpërnda në rrjetet sociale nga përfaqësues të PD-së.

Fjala është për VKB “Për përcaktimin e procedurës për negocimin me partnerët privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjeve të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”.

VKB-ja në fjalë është një ide inovative e Bashkisë për të shfrytëzuar edhe ato prona të saj që janë amortizuar me kalimin e viteve.

Sipas VKB, pronat që do të zhvillohen sipas kësaj nisme, më pas do të merren sërish në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, për t’u shfrytëzuar për programe të ndryshme sociale, si banesa me bonus qeraje për familjet në nevojë apo pika shërbimi për qytetarët.

Kjo nismë do të bëjë që pronat në pronësi të Bashkisë së Tiranës, por që aktualisht janë ngrehina apo objekte të pashfrytëzuara, do të mund të zhvillohen se bashku me ato private kufitare si cdo pronar tjeter qe merr pjese ne zhvillim, të cilët në përfundim të projektit, do t’ia kalojnë sërish të njëjtën sipërfaqe prone Bashkisë së Tiranës, por tashmë të zhvilluar dhe të gatshme të përdoret për banesa sociale, biblioteka zyra pune, pika shërbimi për qytetarët etj.

Përmes kësaj formule, Bashkia e Tiranës do të marrë mbrapsht të njëjtën sipërfaqe të pronës së mëparshme, para se ajo të zhvillohej, por njëkohësisht do ta shfrytëzojë pronën e saj pa asnjë kosto.

4 komente në “Çmenden” artistët anti-teatër, nisën të protestojnë kundër banesave sociale, e ngatërrojnë me teatrin”

  1. Cuku says:

    Po cartiste jane.ata,,,
    Ata jane antare partie
    Duan nje hu ne bythe
    Po kur ska shtet ske ci ben

  2. Vetem emrin artist mos e permendni me. Ata jane njerez te deshtuar qe presin te paguhen me taksat tona.

  3. gjergji says:

    Shumica e ketyre artistave jane lobistat e Bashes kur ai u zgjodh si kryebashkiak I Tiranes.Basha ne vecanti krijoj e tregoj paaftesin e tij per brejtimin e menaxhimin e bashkis se Tiranes.
    Cfar duan kto puntor te kualifikuar me profesionin actor ne mbledhjen e bashkis se Tiranes? Ne vend qe te punojne e te nxjerrin pagen mujore me punen e tyre,sorollaten rrugeve per kerkesa kote qe nuk kan te bej me punen e tyre,vetem e vetem qe te mos punojne e te zevendesoj qendrimin ne pijetore me gjasme protest tyre idiote.Ne vend qe te bisedojne me punedhenesit e tyre per gjetjen e rrugeve per pagesat e tyre(sot paguhen nga taksapaguesit,neser do ta sigurojne vete pagesen me punen e tyre)
    Megjithate populli e din:Iriqi don ferren e vet prandaj kto lloj aktoresh veshtir te duan ndertese modern te nje teatri kombetar modern,por duan nje vjetersin qe nuk permbushe asnje kusht apo kondite minimale per ushtrimin e profesionit tyre.
    Iriqi don ferren e vet.

  4. mateo says:

    Kush eshte artist nga keta laro?
    Artist ishin Sander Prosi,Kadri Roshi etj e jo keta zgjebanjose qe shfaqin “Breket e shekullit…”!
    As turp nuk kane!
    Edhe Ver Llapa eshte me artist se keta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje