Josip Juratovic, deputet i Partisë Social Demokrate në Bundestagun gjerman në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’, tregoi detaje rreth vizitës së kryeministrit Rama në Berlin.
Juratoviç duke folur për çështjen “Tahiri”, tha se kryeministri Edi Rama “na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria”.
“Çështja e Saimir Tahirit u diskutua me kryeministrin dhe ai na siguroi ne të gjithëve se do të veprojë menjëherë sapo të ketë prova të mjaftueshme nga prokuroria.
Sa i përket heqjes së imunitetit, ne kemi kritere të ndryshme nga Shqipëria. Megjithatë, dua ta bëj të qartë se kriteret për hapjen e negociatave nuk vendosen nga Gjermania e as nga ndonjë vend tjetër i BE-së, por nga të gjitha vendet së bashku.
Gjermania apo asnjë vend tjetër i BE-së nuk do ti kërkojë kurrë një qeverie të një vendi tjetër të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar. Ajo çka është e rëndësishme është zbatimi i ligjit”, tha ai.
Deputeti, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Europian të Bundestagut, deklaroi se Rama kishte sqaruar para zyrtarëve gjermanë edhe keqkuptimet që kishin lindur me disa media për deklaratën e Krichbaum
“Takimet që zhvilluam me kryeministrin ishin të relaksuara dhe jo të tensionuara. Edi Rama na shpjegoi se media kishte krijuar disa keqkuptime lidhur me Krichbaum dhe se edhe ai vetë kishte qenë një viktimë.
Disa media duket që kanë interesa që ta bëjnë hapjen e negociatave sa më të vështirë.
Edi Rama vizitoi edhe komitetin europian të Bundestagut ku promovoi rëndësinë e hapjes së negociatave me Shqipërinë. A e tha hapur se kërkon që Shqipëria të jetë sa më parë pjesë e BE-së dhe kjo arrihet duke hapur negociatat. Në të njëjtën kohë ai e di se Shqipëria duhet të plotësojë kushtet”, tha Juratovic.
Në fund, Juratoviç u pyet se cilat janë shanset që në qershor Gjermania të votojë në favor të hapjes së negociatave: “Unë jam në favor të hapjes së negociatave.
Dhe sigurisht nuk jam i vetëm në qëndrimin tim. Megjithatë, është e vështirë për të thënë se në cilin krah qëndron shumica në këtë pozicion pasi nuk ka patur asnjë votim deri tani. Unë do të vazhdoj të suportoj procesin e demokratizimit.
Në fund të fundit, një refuzim i hapjes së negociatave dhe perspektiva e tyre, thjesht sa do të inkurajonte kundërshtarët e zgjerimit të Bashkimit Europian”, përfundoi ai.
Ai eshte mekanik makinash o Mero
Titulli i artikullit eshte komplet pa lidhje dhe jashte kontekstit. Gjermoni e paska thon shqip, me kriteret e BE-se Tahirit do ti kishte fluturuar imuniteti, por Shqiperia ka kritere te tjera dhe jo ato te BE-se. Thene ndryshe, kur te zbatini kriteret alla-frenga dhe jo ato alla-turka ath mund te kete ndonje drite jeshile. Dhe vetem nje gazetar i trashe nuk e ben dot dallimin midis kerkeses per arrestim dhe kerkeses per te mos penguar arrestimin, normal qe asnje vend i BE-se apo kujtdo qofte nuk ka si kerkon arrestimin e x apo y ne nje shtet sovran, por ama kerkon qe nqs do te jesh ne nje linje me kriteret e BE-se ath nuk duhet te pengosh drejtesine qe te beje punen e saj, dhe per rastin Tahiri Gjermoni e tha troc qe Shqiperia ka perdorur te tjera kritere nga ato qe perdor BE-ja.
Sa per Krischbaum vetem nje KM diletant, arrogant dhe megalloman si ky joni mund te ncjerri si justifikim qe artikujt kunder Krischbaum jane keqkuptim. dhe terrci e verrci. Si ka mundesi qe pas deklarates se Rames qe s’ka lidhje me artikujt kunder Krischbaum etj etj artikujt ndaluan? Aq sa dhe Mero nuk po ndihet me. Nqs keto artikuj botoheshin nga portale qe donint e demtonin integrimin llogjikisht ato do duhet te kishin vazhduar por ne fakt ndodhi qe sapo KM the STOP ato stopuan. Mund te besh Shqiptaret per debila po jo europianet, te cilet jane bira kumllash per keto pune.
Problemi ne Shqiperi eshte se politika shihet si biçim pune qe duhet me sha kundershtarin.Eshte nivel shume i ulet,po hajde mbushi mendjen.Shikoni cfare thone politikanet,gazetaret etj:Çfare i ka thene Rames,Merkeli,per Tahirin?Ne fakt bota po rri me goje hap,se çdo behet me TahirinO zot ne çfare niveli e ulin trurin.Keto mendojne se Merkeli eshte e barabarte ne intelekt politik me Enkeled Alibeajn,Griden,Dash Shehin, Erion Braçen etj plus analistet,qe e çmenden kete milet.
Z
Zz
KIRSCHBAUM DHE JO KIRCHBAUM . ( SCH SHQIPTOHET SH DHE CH SHQIPTOHET Q ) NE GJERMANISHT KIRCHE DO TE THOTE KISHE , BAUM ESHTE PEME .NDERSA KIRSCHE , QERSHI .
Po ishte DW ,media zyrtare e gjermanise qe shkruajti dhe deklaroi me shkronja te zeza dhe te medha se edhe socialistet gjermane kekruan arestimin e tahirit.
Ne keto kohe eshte shume keq te jesh rilindas
Sepse je minimumi qesharak.
Shiko punen tende or mik se keta shpifarake te ndyre
te “vejne kopilin ne prehër” siç thoshin te vjetrit.
Prit se maloku po perpunon maskaralliqet .
ne fakt media shqiptare qe dha lajmin ishte dw
Ju skeni kerkuar arresrimin e Tahirit, se nuk jeni budallenj ta thoni hapur sidoqofte ckuptim do kete arrestimi i peshkut kur peshkaqenet rrine dhe kuvendojne.
Ju faleminderit qe me ne fund me 2025 Shqiperia do clirohet per se dyti dhe pergjithmone nga Tahirat dhe bosat e tij.
-/
-/.