"Krischbaum beson më shumë përrallat e Bashës se sa raportin e KE-së, ja kush ja futi shejtanin në bark"

26 Prill 2018, 22:13Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla pas kthimit nga Berlini deklaron se Bundestagu gjerman ka mbeshtetje të fortë për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perendimor dhe po ashtu per vijimin e procesit për Shqipërinë.

Sipas Ballës, Krischbaum beson më shumë përrallat e Lulzim Bashës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Evropian!

Gjithashtu Balla deklaron se Shqipëria ka tek Kancelarja Angela Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol të simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman.

Pse jo, ndër vite tashmë të njëjtë me simpatinë për “Die mannschaft”.

Postimi i plotë

Të dashur miq, gjatë dy ditëve të qëndrimit në Berlin si pjesë e delegacionit të Kryeministrit Edi Rama, por edhe nëe kontakte të mëparshme, kam krijuar bindjen se në Bundestag-un gjerman ka mbështetje të forte për zgjerimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu për vijimin e procesit për Shqipërinë.

Sigurisht në një prej parlamenteve më serioze të Evropës, respektohen procedurat dhe u jepet kohe te gjitheve për të marrë pjeseë në një debat të rëndesishëm si ky.

Prandaj as e kemi pritur dje dhe as presim që Bundestagu gjerman të thotë “PO!”-në e shumëpritur pa ezauruar fazat e procesit vendim-marrës.

Sigurisht që ka edhe deputetë që janë kundër, ndër 698 anetarë të Bundestagut. Për shembull deputetët e AFD janë kundër BE në tërësi. Po ashtu ka tek-tuk edhe deputetë të koalicionit qeverisës që janë shprehur qartë kundër apo pro qysh tani.

Një zë (deri tani i vetëm) kundeër brenda CDU-së, është edhe deputeti Gunther Krischbaum, i cili në fakt e ka pritur me shumë respekt kryeministrin dhe delegacionin tonë dhe e ka drejtuar seancën me të gjithë korrektesën që karakterizon Bundestagun.

Por ka qenë po ashtu e qartë nga një ndërhyrje e tij shume e shkurtër në fund (si dhe nga çfarë ka thëenë më parë e më pas publikisht) që zoti Krischbaum beson më shumë përrallat e Lulzim Bashës, se sa Raportin e Progresit të Komisionit Evropian!

Për këtë ne nuk mund t’i vëmë asnjë faj deputetit gjerman, përderisa shejtanin në barkun e tij e kanë futur kolegët tanë opozitarë nën drejtimin e Lulëzim Bashës…

I cili ndryshe nga çfarë ka propaganduar këtu kur ndodhi ajo që nuk donte, pra rekomandimi pozitiv, atje ka lenë kokrren e namit me të zezat që ka thëne për Shqipërinë!

Megjithate une jam kthyer nga Gjermania me bindjen se Shqiperia ka një shumicë të mjaftueshme mbështetëse ndër 698 anetarët e Bundestagut dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Shqipëria ka tek Kancelarja Angela Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol të simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Pse jo, ndër vite tashmë të njëjtë me simpatinë për “Die mannschaft”.

2 komente në ““Krischbaum beson më shumë përrallat e Bashës se sa raportin e KE-së, ja kush ja futi shejtanin në bark””

  1. mmoisiu says:

    Po cmereni me ate pederast gjerman ,sa ka te tille atje ,me teper se ne Hollande ,u takuan dy pederastet qe ju ka ngelur per te zgjidhur fatin tone ,ai i Hollandes dhe ky i Gjermanise ! Po nuk na e aprovuan dhe kete here ,Edi duhet te beje ndonje levizje Pekin,Moske, Stamboll dhe tu thote europjaneve se tek ju drejtone pederastet,bashkimi europjan ka mare funed ! Do ishte mire qe ti shtypte cizmja e muzhikut rus si e shtypi Gjermanine Lindore per 45 vjet ! E mesuan gjermanet gjuhen ruse me mire se ate gjermane, Europa nuk do aleate !

  2. Shqiponja says:

    Asgje nuk eshte e rastesishme sot ……. , dhe sidomos gjermanet e dine shume mire kete thenie , diku e ka zanafillen dhe simpatia , mbeshtetja qe shfaq deputeti i cdu per Lulzim Bashen , si ?? Per nje moment , e besoj , dhe e perkrah …. do te desha shume ta besoja kete , sinqerisht e them , por kjo eshte nje peralle e pabesueshme qe askush nuk i beson ……. cfare pozitive pa deputeti i cdu tek Luli qe te tjeret jane kaq sylesh dhe nuk e shikojne , jane vjedhur shuma maramendese ne Shqiperi me menyra te ndryshme , asnje nuk e jep me garanci se ne cfare xhepash shkuan , u paguan mbeshtetes te huaj dhe jo vetem , perndryshe nuk shpjegohet kaq perkrahje e hapur dhe per ke ?? Per cadren e turpit qe e kritikoi gjithe Europa , dhe u gjend nje deputet ne cdu qe e perkrahi …… dicka nuk shkon ketu ……… historia dhe jeta nuk le asnje rast te humbase , te mbytet , thjesht u fundos per nje moment dhe per nje moment tjeter do dali ne siperfaqe ……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje