Hapja ose jo e negociatave për Shqipërinë, është kthyer në një betejë politike në vend.
Pas udhëtimit të kryeministrit Edi Rama në Gjermani dhe takimit me kancelaren Angela Merkel, opozita dhe mediat e saj duket se kanë shpërthyer në entuziasëm, pasi Berlini ende nuk ka një qendrim nëse do të votojë pro Shqipërisë.
Por, ndërsa për opozitën është kthyer në një çështje jetë a vdekje bllokimi i negociatave për Shqipërinë, ata që humbasin janë pikërisht shqiptarët.
Kjo, pasi me hapjen e negociatave, qytetarët shqiptarë do të kishin disa përfitime të shpejta, duke nisur që nga hapja e tregut të punës, deri tek njohja e diplomave.
Sipas rregullave që ka përcaktuar Brukseli dhe që ndodhen në faqen zyrtare të BE-së, bëhet e ditur se nëse jepet vendimi politik, atëherë qeveria e Shqipërise dhe Komisioni Europian, nisin të negocojnë për të përshtatur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Dhe dy kapitujt e parë që negociohen dhe që përditojnë shqiptarët direkt janë Lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve, si dhe tregu i lirë i punës.
Deri në anëtarësimin e plotë janë plot 35 kapituj që duhet të firmosen, që nënkuptojnë ndryshim total të rrregullave dhe standardeve të Shqipërisë.
Kapitulli i parë quhet “Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave”.
Në këtë kapitull theksohet se “Parimi i lëvizjes së lirë të mallrave nënkupton që produktet duhet të tregtohen lirisht nga një pjesë e Bashkimit në një tjetër”.
Në një numër sektorësh, ky parim i përgjithshëm plotësohet nga një kuadër rregullator i harmonizuar, duke ndjekur vendosjen e specifikimeve të produktit ose rregullimin e standarteve.
Që do të thotë se çdo mall që eksportohet në BE, duhet të ketë të gjitha kërkesat që kërkon Komisioni, ku përfshihen marka, siguria etj.
Legjislacioni i harmonizuar i produkteve europiane, i cili duhet të transplantohet nga vendi që negocion, përfaqëson pjesën më të madhe të acquis sipas këtij kapitulli.
Përveç kësaj, kapacitetet administrative janë thelbësore për të bërë të mundur negocimin.
Pra çdo subjekt shqiptar që eksporton në BE duhet të plotësojë kërkesat që kërkon kjo fundit.
Këto standarte duhet t’i implementojë shteti shqiptar i cili negocion me subjektet.
Këtu futen: standardizimi, vlerësimi i konformitetit, akreditimi, metrologjia dhe mbikëqyrja e tregut.
Një tjetër fushë që është shumë e rëndësishme dhe që mund të përfitojnë shqiptarët në mënyrë afatshkurtër është tregu europian i punës.
Qeveria shqiptare do të duhet të bëjë të mundur që këtë kapitull të firmosë sa më shpejt që të favorizojë shqiptarët që kërkojnë t’i atashohen tregut europian.
Acquis Comunitaire nën këtë kapitull parashikon që shtetasit e BE-së kanë të drejtë të punojnë në një shtet tjetër anëtar.
Punëtorët emigrantë të BE-së duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si punëtorët vendas në lidhje me kushtet e punës, avantazhet sociale dhe tatimore.
Ky acquis gjithashtu përfshin një mekanizëm për koordinimin e dispozitave kombëtare të sigurimeve shoqërore për personat e siguruar dhe anëtarët e tyre të familjes që lëvizin në një shtet tjetër anëtar.
Kapitulli i tretë që gjithashtu miratohet shpejt pas hapjes së negociatave flet për lënien e sovranitetit.
Shtetet anëtare duhet të sigurojnë që ligji kombëtar, në varësi të përjashtimeve të përcaktuara në Traktat, nuk pengohet nga e drejta e BE-së.
Acquis gjithashtu harmonizon rregullat në lidhje me profesionet e rregulluara për të siguruar njohjen reciproke të kualifikimeve dhe diplomave ndërmjet shteteve anëtare.
Për disa profesione të rregulluara, duhet të ndiqet një program minimal trajnimi me qëllim që kualifikimi të njihet automatikisht në një shtet anëtar të BE-së.
Këta janë përfitimet e para që mund të firmosen që në vitin e parë.
Më pas nis negocimi për 32 kapitujt e tjerë që janë më teknikë.
Pra, ata që humbasin në betejën politike për të penguar hapjen e negociatave për Shqipërinë, janë shqiptarët, jo Edi Rama, siç po përpiqet të thotë opozita dhe analistët pranë saj.
Dhe këto të favorë, mund të mos i përfitojmë në një kohë të shkurtër, edhe për shkak të lobimit të opozitës, e cila në betejën e saj kundër Ramës, në fakt po dëmton qytetarët shqiptarë.
Sa për Ramën, edhe pos u hapën negociatat, ai sërish do të jetë kryeministër.
Biles mund të jetë edhe më i qetë, nëse nuk do të ketë BE-në mbi kokë.(TemA)
Me pak fjale nuk fitojne asgje. Ne lidhje me tregun e punes, kush ishte i afte iku dhe ka te njejta te drejta si cdokush tjeter. Sa per Ramen, po i vjen ngordhja se nuk ka burime parash dhe po e mbyt popullin me taksa dhe sic ndodh gjithmone vjen nje moment qe del ndonje hundlesh dhe ka per ti cuar ne te semes keta bij bushtrash.
Mashtrime
Mos botoni mashtrime o Mero….mos u tallni me Shwiptaret qe si kuptojne gjerat,se boll u tall Laveri per 50 vjet dhe keta kurvat qe jane ne pushtet per 30 vjet.
Ska kohe te shkurter apo te gjate, ka betel 2025, mos u genjeni nga propaganda e Meros.
Per mua nuk ka qendrim te paqarte gjerman,,, ,ai eshte po aq i qarte sa edhe verdikti i sbenjteruar i shumices se shqiptareve me 25 qershor 2017.Shqiptaret ne shumice presin dhe meritojne tregues te matshem te drejtesise se re;fillimin e ndeshkueshmerise ekzigjente per pengmarresit gangstere dhe antishqiptare te perbetuar te fatit te Atdheut tone, pas 1990-es.Keta jane ende ne sofren e ligjvenesit, me intencione edhe me perbindeshe per pengimin e progresit europianizues te Shqiperise dhe garantimin ne kohe te mbijeteses se tyre kusaro-kriminale.
Tung
Pirdh o pirdh se lirohesh i thone kesaj pune. Ne gop te semes shkofshin te gjithe keto politikane. se prej ketyre i kemi te gjitha te keqiat dhe prej nje pjese te madhe te popullit qe do te flej gjume dhe ti votoj symbyllur. U pa kjo puna jone.
Sa per nje pjese te mire komentuesish kisha vetem nje keshille po munda. Skeni pse shani njeri tjetrin as me rob shpie e as me kafshe shpie. Ju shaheni e vriteni dhe keto bythqira politikane pasurohen. Keshtu qe me avash dhe pak me gjakftohtesi dhe tolerance me njeri tjetrin se skeni dale ketu ne portal per te ndare tokat. A te keqen!!
Edhe dy komentues me larte, Niko me 2025, jane shpresethyer, s’e di pse , por besoj se jane te lindur dhe nuk ndryshojne dot. Ne i dime avantazhet e hapjes te negociatave dhe s’kemi nevoje as per njerez si Niko apo 2025. Ne kemi jetuar hapjen e negociatave per 15 vendet qe formuan 27-en nga 12 qe ishin, apo se fundi dhe per Kroacine. Hapet tregu i lire i punes, levizja e lire ne Europe dhe gjithe avantazhet e tjera. Te rinjte shqiptare po tu dhimbset vetja duhet te ngrihen ne nje proteste masive nga veriu ne jug kunder atyre qe pengojne hapjen e negociatave, ne qoftese duan prosperitet per vete dhe mireqenie. Lulezimi dhe Rama shkojne ku te duan e bejne çfare te duan ne te gjithe boten, ndersa juve ju kane bllokuar e detyrohi te perdorni gjithe ato manovra e sakrifica per jeten. Mos prisni se nuk u fal gje njeri. Kerkojeni me force kete dhe lereni taksen ne Kukes ta paguajne ata qe kane para e bredhin. Hapja e negociatave ju jap deren per jeten, ju heq stresin dhe shume ane te tjera qe do ti shikoni ne vazhdim. Kur hapen negociatat Polonia e Rumania, te rinjte polake mbuluan Europen , pa lere ç’derdellisin ata qe i kane rregulluar punet e tyre me rruge qe i dine vete ose ata te plepave. Hapja e negociatave, kane frike politikane e gjithe bashibozuket se Europa do tu vere koqet ne bige dhe jo ne portat e gridave. Une do ti thosha edhe nje bravo Meros per informacionin e sakte qe jep.
Europiani……….Hapja e negociatave nuk sjell levizjen e lire te mallrave dhe te nejrezve. Vetem anatarsimi i plote. Te gjitha keto qe thoni ju per polaket , rumunet dhe kroatet erdhen vetem pas antarsimit. Hapja e negociatave do te thote fillimi i pershtatjes se ligjeve shqiptare me ato europiane dhe kur ne ti mbyllim te 33 kapitujt atehere mund te antarsohemi dhe mund te perfitojme te gjitha te mirat e BE. Tregohu i ndershem ne ate qe thua.
Shqiptaret i perfitojne te gjitha keto qe thoni ju vetem nqs vendi antarsohet plotesisht ne BE. Fakti qe nje kapitull realizohet nuk do te thote qe hyne ne fuqi direkt plus qe nuk eshte e mundur te realizohen brenda nje viti. Gazeta Tema duhet te jeni me transparent me publikun. Qe hapja e negociatave eshte dicka e mire dhe qe qeveria ka meritat e saj nuk e ve njeri ne dyshim ( kaq mjafton si propagande pjesa tjeter eshte e tepert). Ndaj mos krijoni iluzione te kota sikur Shqiptaret do mund te punojne qe vitin qe vjen lirshem ne BE.
Opozita shqiptare po tregohet driteshkurter…gjermanet presin gjykime korrekte dhe denime konkrete qe rama po i vonon (me dashje?)
po pse behet kaq zhurme per sajmir tahirin dhe jo per saliun dhe kompani, kur dihet qe saliu e kompani kane vjedhur , vrare, djegur e shkateruar shqiperine.
Ja hodhen bythes dhe shqiptaret,tani skane me nevoje as per pune as per gje,githe diten kafe dhe llafe se punojne evropianet per ne.