FOTOT nga takimi historik: Kim Jong-un “pushton” Korenë e Jugut me... “buzëqeshje” dhe truproja

27 Prill 2018, 13:38Lifestyle TEMA

Sot është shënuar një “erë” e rë në marrëdhëniet mdis dy Koreve.

Kjo pasi Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.

Në një moment plot simbolikë, lideri koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut.

Ky takim është një ndryshim madhor mes marrëdhënieve midis dy vendeve pasi vetëm pak muaj më parë diskutimi mes vendeve ishte luftarak, pra gati për luftë me njëra tjetrën.

Dy liderët e Koreve gjatë gjithë kohës që shfaqeshin para mendiave ishin të buzëqeshur dhe të lumtur pasi po zhvillonin një takim që nga shumë analistë është cilësuar si historik.

Më poshtë do të shikoni momente nga takimi historik midis dy liderëve si dhe mometin kur Kim Jong-Un shoqërohej nga truproja të shumtë. (TemA)

8 komente në “FOTOT nga takimi historik: Kim Jong-un “pushton” Korenë e Jugut me… “buzëqeshje” dhe truproja”

  1. Ilir says:

    Bravi koreani,Tani e ka rradhen shqiperia -kosova,mjaft me.

  2. une says:

    Jo po do pyesin ty.

  3. Kasandra says:

    Sa mirë për perspektivën e dy Koreve drejt një mirëkuptimi kombëtar!
    Gëzohemi shumë dhe e përshëndesim këtë rrugëzgjidhje të denjë për arsyen njerëzore dhe shpresojmë që të hapi perspektiva paqësore edhe për kombe të tjerë të coptuar e të penguar akoma nga politikat e kohës së shkuar.
    Besojmë shumë se mbështetja e Presidentit amerikan Donald Trump për popullin korean deri në plotësimin e objektivit të kësaj rruge shpresëdhënëse do të shënojë një nga arritjet e mëdha historike amerikane gjatë presidencës së tij.
    Popujt e botës sot i kanë drejtuar sytë te dy Koretë dhe Presidenti Trump. I urojmë kësaj politike mbarëvajtje dhe të kurorëzohet me fitore. Kasandra.

  4. Kasandra says:

    Sa mirë për perspektivën e dy Koreve drejt një mirëkuptimi kombëtar!
    Gëzohemi shumë dhe e përshëndesim këtë rrugëzgjidhje të denjë për arsyen njerëzore dhe shpresojmë që të hapi perspektiva paqësore edhe për kombe të tjerë të coptuar e të penguar akoma nga politikat e kohës së shkuar.
    Besojmë shumë se mbështetja e Presidentit amerikan Donald Trump për popullin korean deri në plotësimin e objektivit të kësaj rruge shpresëdhënëse do të shënojë një nga arritjet e mëdha historike amerikane gjatë presidencës së tij.
    Popujt e botës sot i kanë drejtuar sytë te dy Koretë dhe Presidenti Trump. I urojmë me gjithë zemër kësaj politike mbarëvajtje dhe të kurorëzohet me fitore. Kasandra.

  5. Fadil says:

    Ju lumté udhéheqés koreané!
    Jeni véllezér té njé gjaku, té njé gjuhe, ribashkoni mendjet dhe zemrat!
    Mos lejoni t’ u hyjné ujqérit imperialisté né mes.
    Bashké jeni té pathyeshém!
    Ndaras, u ricopétojné, ashtu si vendet arabe!
    Rrofté uniteti i popujve né boté!

  6. Illlyrian Emperor Constantine says:

    PO bashkimi i trojeve shqiptare kur do behet apo eshte ndaluar me kushtetute te Kosoves ( te ndertuar nga amerikanet) qe nuk lejohet bashkimi i Kosoves me Shqiperine?

  7. Përjetësisht says:

    Ujku qimen e ndërron , por zakonin se harron thotë populli.
    Prisni kokëlopën kur ta kthejë pllakën prapë, sa të mari ca lekë..do bëj sikur do harrojë të gjitha këto..

  8. Mersin says:

    Po ku do te shkonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje