Ndryshimi mes kapitalizmit dhe socializmit, i sqaruar përmes Mercedes-Benz-it

27 Prill 2018, 10:46Lifestyle TEMA

“Po mbushja me naftë mercedezin tim, kur më afrohet një burrë dhe më thotë: “A e di se sa njerëz mund të ushqeje me paratë që të ka kushtuar makina?”

Kështu thotë rrëfyesi i një videoje që është bërë virale.

Përgjigjja e tij fillon e tërheq vëmendjen e lexuesit dhe jep një shpjegim shumë të qartë dhe konciz që diferencon kapitalizmin nga socializmi.

“Unë iu përgjigja: Jo nuk e di. Por di se kam ushqyer shumë familje në Shtutgart, Gjermani ku janë prodhuar. Kam ushqyer në Japoni ku janë bërë gomat, në Guanajuato, Meksikë ku punëtorët kanë prodhuar pjesët e brendshme, në Kili ku minatorët kanë nxjerrë bakrin për kabllot elektrike.

Kam ushqyer personat që kanë prodhuar kamionët për transportimin e bakrit dhe shoferët e kamionëve. Kam ushqyer blegtorët që kanë shitur lëkurët e sediljeve, shitësin që më shërbeu me shumë dashamirësi madje edhe pastruesit e sallës së shitjeve.

Kam ushqyer edhe me taksat që paguaj, me të cilat qeveria paguan rrogat e policëve, të mësuesve dhe të punonjësve civilë. Burri heshti, më ktheu shpinën dhe iku”,  thotë rrëfyesi i videos.

“Ky është ndryshimi mes kapitalizmit dhe socializmit.

Kur ju blini diçka, ju vendosni para në çantat e shumë njerëzve dhe kjo u jep dinjitet, sepse kanë prodhuar diçka dhe juve ju jep vlerë.

Kjo para lëviz ekonominë, shumë ndryshe nga ajo që ndodh në socializëm, që prodhon një botë të varfër.

Kur i jepni para dikujt në këmbim të asgjëje, ju i vidhni dinjitetin dhe vetëvlerësimin.

Kjo para falas nuk prodhon asgjë, i shkatërron aftësinë e përmbushjes.

Kapitalizmi është t’u japësh para që ju e fitoni me sforco në këmbim të diçkaje që për ju ka vlerë.

Socializmi është kur ju marrin paratë tuaja për t’ua dhënë falas dikujt që në pjesën më të madhe të herëve nuk kanë bërë asgjë për t’i merituar”, – rrëfen rrëfyesi. (Bota.al)

14 komente në “Ndryshimi mes kapitalizmit dhe socializmit, i sqaruar përmes Mercedes-Benz-it”

  1. andreas says:

    Na mbushet mendjen idiota…

  2. Haka Tekizoti says:

    Ky zotria që ka dhënë “shpjegimin” e ka lë në mes, duke e bërë të njëanshëm. Ai nuk ka përmendur pjesën tjetër: faktin që kryesisht u ka shtuar të ardhurat gjithë serisë së sipërmarrësve që kanë punësuar punëtorët që ka “ushqyer” ky, por që i ka ushqyer në masën që i do bytha punëdhënësit. Ky ta mbushka mendjen.

    1. ELIOT says:

      OR MORRACAK ANALFABET …. TE GJTHE KANE PERFITUAR ME FABRIKIMIN E VETURES …. SE KUPTON .. SIPERMARRESI PADRONI KA FITUAR .POR EDHE POPULLI QE PUNON FITON ..SE MARRIN NGA 1500 EUROS NE MUAJ DHE ME KETO EUROS BELJNE VETURA IKIN NE PUSHIME NE BOTE ..DHE I BLEJNE FEMIJEVE CTE DUAN …E KUPTON… KOQE KOMUNIST ..APO JE BUDALLAH ..HEJ COPE FSHATARI NE KAPITALIZEM KA SINDIKATA .. KU POPULLI PUNETORI NUK ESHTE I KENAQUR BEN GREVE ..JO SI ME ENVERIN E PISET QE TE FUSTE NE BURG … SE KE KUPTUAR AKOMA PO BEN SI BUDALLAH ..

  3. Agim Anastasi says:

    Ketu eshte fjala per ate qe blene mercedezin. Po shumica nuk e mendon kete blerje. Por ai qe shkruan kete gje teper te vjeter duhet te flase se pari per oazet fiskale ku ka shluar leku. Duhet te mos ngateroi puntorin me meditje me nje rroge jo aktive dhe ate qe ka rroge me fitim. Por meqenese ti po mendon kueshte ndryshimi midis ketyre sistemeve po ta them une qe i kam perjetuar. Ne kapitalizem cdo gje eshte me leke edhe te peses per oren. Ne cdo mardhenie e kontakt duhet te paguash. Kjo nuk ndodh ne socializem ku te pergjigjet babai shtet. Sigurisht sistemi qe ne nuk e donim na la por me keqardhje kufoma e aocializmit po mere me vete dhe kapitalizmin e dikurshem duke na dhene aktualishte sistemin iformal, pra ekonomine iformale produktin iformal dhe kembimin iformal. Kjo menyre ekonomike nok i cone parate atje ku mendon ti zotni propogandues , por ne spekullim. Dhe vjen ajo qe njeriu qe urenim me shume, Karl Marksi me hijen e tij te na dale dhe ne gjume e jo me ne kontaktet me punen.

  4. Vk says:

    Kapitalizmi esht ai sistem qe i jep nje hici, te blej nje ilac e tja coj cmimin nga 10$ ne 700$. Vet ekspertet e demokracis japin alarmin qe esht sistem i deshtuar, se con ne akumulimin e paras ne pak duar, dhe zgjidhjen e keni te gjermania, kanadaja etj, qe kan nderthurur te dy systemet per te gjetur ekuilibrin e duhur per nje ekonomi te qendrueshme, ku te gjith marin sherbime, e jetojn ne menyre dinjitoze.

  5. spartak says:

    E keqja është se nuk është gjetur ( më saktë do ishte të thuhej nuk duan ta gjejnë ) formulën e zgjidhjes , për shpërndarjen e drejtë të të ardhurave që krijohen . Këtij shkrimi , po ti shtoje POLARIZIMIN galopant të grumbullimit të pasurisë , gjithnjë e më shumë në pak duar , do të dilte në pah fenomeni i frikshëm i konfliktit antagonist të interesit . Derisa kurba e polarizimit nuk po ulet , por as edhe po rrin në vend , kazani zien .
    Nuk ka llogjikë , miljardat të punojnë e , vetëm disa qindra të përfitojnë .

  6. Labi says:

    Plasën dhe komunistat. Zotëria e ka thënë saktë. Fundi edhe socializmi me këtë parrullë erdhi – të sjellë mirëqenie. Bile komunistët pretendonin se do e bënin popullin shqiptar të hante me lugë floriri. Por në fakt na lanë me barkun bosh dhe lugën thatë.

  7. Daniel says:

    Sa po perfundova ku shkon leku im. Eksperimentova per 3 ore duke futur ne qarkullim 5 , 50000 lekeshe . Te pesta monellat i bera me nje element kimik per te kumunikuar me satelitin ,duke pasur mundesine te ndjeke levizjen. E pabesueshme, ato leke nuk shkuan aty ku thote zoteria me lart. Ato perfunduan ne nje shtepi ne gjirin e lazrit ndersa dy prej tyre ne nje pike valute duke u kthyer ne €. Ai qe jeton ne shtepine e Lazrit ishte politikan ndersa i dyti i pa pune por qe akumulonte €. Kapitalizmi nuk eshte vjedhje thote Rama. Ashtu po eshte nje piramide e re qe shfaqet çdo dite. Do harrohet ajo qe po ndodh me firmen qe shiti benzin pa benzin. Prisni kur te shitet planeti.

  8. Sill faktet says:

    Bravo komentuesit me lart. Ia dhate pergjigjen barcaletes te ketij tipit qe ka shkrojtur kete idiotizem.
    Po i ushqeu me lugen bosh sepse automatizimi dhe robotizimi i makinerive qe bejne asamblene e makinave i kane zevendesuar punetoret prej kohesh. Po shkaterojne ambjentin ne kohe rekord dhe fluturojne me presh ne bythe qe te justifikojne babazine duke injoruar konfliktet dhe vdekjet ne Lindjen e Mesme dhe Afrike, Amerike te Jugut etj,etj.
    Boll idhtuat nje sistem te kalbur si Kapitalizmi qe eshte faktikisht Komunizem ne duart e atyre qe e drejtojne. Disa familje neper bote kane gjithe kapitalin dhe te tjeret vuajne (Disa familje neper Bllok kishin kapitalin e Shqiperise dhe te tjeret vuanin). Cfare kujtoni se po ndodh sot ne Shqiperi. Pasuria u mblodh ne duart e disave… Zgjohuni!

  9. katarakti says:

    Shkrim shume interesant per çeshtjen qe ngre: Dobia e kapitalizmit dhe e socializmit. Pyetja shtrohet: ata qe punojne nate e dite a duhet te paguajne taksa per te mbajtur ata qe nuk punojne ose nuk duan te punojne?! Ne Perendim ka shume familje mesatare, ku gruaja dhe burri punojne. Kane edhe 1 apo 2 femije per t’i rritur. Ka po ashtu familje qe si “profesion” kane pjelljen! Kane 5 deri ne 8 femije. Asnjehere keto familje nuk punojne. Edhe femijet as nuk kane mundesi dhe kapacitet t’i edukojne, por i lene rrugeve. A ka kuptim qe ketyre familjeve tu japesh para te marra nga taksat e atyre qe punojne?! Se kur ke 10 kalamaj jeton edhe me mire se ai çifti qe robetohet ne pune per te rritur 2 femijet e vet! Nga kompensimet, subvencionet dhe alokacionet qe te jep shteti. Qe jane edhe progresive! Pra çfare eshte sot socializmi si ide?! Se kapitalizmin e dime: secili per vete dhe Zoti per te gjithe. Megjithate pse Bill Gejti duhet te paguaje qindra milione dollare çdo vit nga pasuria e tij ne forme taksash per ata qe nuk punojne?! Personalisht nuk jam kunder nje taksimi te drejte, por jam kunder idese se barazitizmit. Ti marrim atij qe ka dhe t’ia japim atij qe nuk ka! Tingellon bukur, por nuk eshte e drejte. Duhet t’i japim edhe atij qe nuk ka, por minimumin baze. Sa per te mos lypur apo fjetur rrugeve. Por kjo ndihme duhet te kete nje tavan. Dhe te mos varet nga numri i femijeve qe ka nje familje. Ish kryeministri britanik Kameron i hoqi te gjitha subvencionet per femijet. Kush ben femije, te mendoje per t’i mbajtur – u shpreh ai. Prandaj mendoj se ne kohen e sotme socializmi si ide ka vdekur.

  10. ELIOT says:

    HEJ SOCIAL KOMUNISTA DITEN QE TE GJENI NJE SOCIALIST QE TI JAPI 50 MILIONE TE VARFERVE ..SIC E BERI BILL GAITE ..ME THONI ….. ISHTE NJE BURRE I MADH ….QE THA …. SOCIALISTI I PARE NE BOTE ISHTE KRISTOFOR KOLOMB ..SEPSE NUK E DINTE KU PO SHKONTE NUK E DINTE KU ISHTE … DHE GJTHE KETO UDHETIME I BERI NE KURRIZ TE POPULLIT …CHRCHILL….. HEJ SOCIALISTA … ME NJE ROGE NE KAPITALIZEM BLEJ NJE FRIGO ..NJE TELE .. NJE LAVATRICHE . DHE ME DEL TE RUAJ PER PUSHIME TE VERES .. DHE TE MBUSH FRIGON PLOT ….ME SOCIALIZMIN E ENVERIT ,,??.????? JO QE STE DILTE PER TE BLERE NJE TELE FRIGO DHE LAVATRICHE ME NJE RROGE NE MUAJ .POR EDHE PER NJE VIT SI BLENJE DOT . E KUTONI BAJGAT E CIVILIZIMIT …. PRANDAJ ZGJOHUNI PAK S E LATE NAME …

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Bile nuk mjaftonin parate, duhet te kishe autorizim, per ndryshe lesh tele, frigo dhe lava.

  11. Përjetësisht says:

    7milionë njerëz zotërojnë gjysmën e pasurisë së botës. Kjo do të thotë shumë.
    Njeriu është akoma në fazën e evolucionit dhe nuk ka akoma ndonjë ndryshim të madh nga kafshët.
    Derisa njeriu të jetë në një nivel mendimi dhe sjellje si kafshët , nuk ka asnjë shanc për një sistem që mund të punojë për gjithë njerëzimin.

  12. besniku says:

    Fukarenjtë u bene me fukarenj dhe mashtruesit u bene milionera.Ky eshte kapitalzmi.Na tregoni nje makine lukzose dhe nje karoce po nuk me thoni kush eshte brenda makinës lluksoze? Ai qe lëron me qe dhe me mushka apo ai qe mbleth kanace.Kapitalizmi eshte çnjerzor dhe stimulon mafiozet dhe jo njerzit e ndershem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje