Një gjendje misterioze ka lënë një 23 vjeçar nga India të “bllokuar në trupin e një fëmije” dhe vendasit në Punjab të Indisë e shohin atë si një mishërim të Perëndisë.
Manpreet Singh peshon vetëm 11 kilogram, pavarësisht se ka lindur në vitin 1995.
Megjithëse ai lindi i shëndetshëm, procesi i rritjes tek Singh ndaloi pas një viti para se të fillonte të ecë dhe të fliste.
Familja e tij nuk është në gjendje për të shpjeguar pse ai ndërpreu rritjen në një moshë kaq të re, ndërsa mjekët vendas thonë se ai mund të ketë një ç’ekuilibër hormonesh.
Familja e tij duhet të kujdeset për të si të ishte një foshnjë edhe pse ai është 23 vjeç. (TemA)