Ky është momenti kur një grabitës me thikë në dorë tenton të grabisë paratë në kasën e një marketi.
Por pronarët e marketit nuk mbetën duar kryq dhe iu përgjigjën grabitësit.
Për të shmangur vjedhjen, ata i hodhën hajdutit pluhur speci djegës në fytyrë.
Pronari Thilepan Thillainanathan i qëndronte larg për të shmangur ndonjë incident me thikë teksa i hidhte në fytyrë specin djegës.
Edhe pse ai tentoi të largohej, shitësja e ndoqi duke i kapur biçikletën dhe telefonoi policinë.
I mbuluar me pluhur speci djegës, grabitësi 45-vjeçar u arrestua më pas nga policia dhe filloi të kërkonte falje. (TemA)