VIDEO/ Momenti tronditës: Foshnja 10 muajshe bie nga furgoni, prindërit vazhdojnë rrugën

26 Prill 2018, 13:49Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur dy prindër të pakujdesshëm kanë hedhur aksidentalisht nga furgoni fëmijën e tyre 10 muajsh.

Kjo ndodhin pasi ata nuk e kishin lidhur me rrip sigurimi në sediljen e pasme si edhe kishin lënë derën e furgonit hapur.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë dallohet momenti kur fëmija bie nga furgoni, e disa sekonda më pas pranë tij afrohen disa njerëz që e marrin për ta hequr nga rruga.

Ndërkohë prindërit vazhduan të ngisnin makinën derisa u ndalën para një semafori dhe kuptuan se  fëmija i tyre nuk ishte në makinë.

Fatmirësisht foshnja nuk pësoi dëmtime nga aksidenti.

Ngjarja është regjistruar në Kinën lindore. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje