VIDEO/ Momenti shokues: Policët vrasin aksidentalisht kolegun e tyre

26 Prill 2018, 14:48Lifestyle TEMA

Ky është momenti shokues ku policët qëllojnë aksidentalisht për vdekje një teknik të xhirimit që ishte pjesë e ekipit që po filmonin konfrontimin mes tyre dhe grabitësit.

Bryce Dion, 38-vjeç, edhe pse kishte veshur jelek antiplumb gjatë xhirimeve, u qëllua aksidentalisht për vdekje në sqetull.

I dyshuari Cortez Washington i cili qëlloi me pistoletë në ajër, u vra gjithashtu nga oficerët.

Në video fillimisht shfaqen policët brenda në makinë ku marrin një thirrje për të shtëna armësh në një restorant.

Më pas ato futen në restorant dhe përplasen me armë zjarri me grabitësin.

Nga të shtënat e policisë u qëllua aksidentalisht personi që po regjistronte skenën dhe që po qëndronte para derës nga ku iku sulmuesi.

Më pas policia e qëlloi edhe agresorin duke e lënë të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2014 ndërsa pamjet filmike janë publikuar tani pasi gjykata shpalli të pafajshëm policin që qëlloi mbi kolegun e tij. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje