Debati per viziten e kryeministrit Edi Rama ne Berlin, takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ate çfare u bisedua mes tyre vijon te trazoje politiken dhe median shqiptare.
Publicisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, duke u ndalur tek rasti “Tahiri”, tha se Merkeli nuk ka kohë që të humbasë me këtë çështje.
“Unë i kam ndjekur me shumë vëmendje deklaratat e Ramës me Merkelin në Berlin.
Historia e Tahirit siç është thurur në Shqipëri është diçka krejt ndryshe.
Duke qënë që Tahiri ishte personi më rëndësishëm në polici, ishte e ditur që do të mbante peshën më të madhe.
Nuk e perceptoj dot që kancelarja Gjermane të harxhoj kohën e saj me temën e Tahirit,
Merkel tha vetëm që ka disa kushte që shqipëria duhet të plotësojë para se të hyjë në BE.
Gjermania si vendi i dytë më i fuqishëm në botë, s’besoj të harxhojë 90 minuta me çështjen e Tahirit”, tha Nazarko ne emision.