Gazetarët në Shqipëri punojnë në kushte të vështira, pa kontrata pune dhe me paga minimale, që shpesh vonohen për disa muaj

28 Prill 2018, 21:05Sociale TEMA

Në Tiranë, Unioni i Gazetarëve publikoi një raport, ku thuhet se vetëm në 4 muajt e këtij viti gjyqtarë, politikanë dhe zyrtarë të lartë kanë hapur 13 procese gjyqësore kundër gazetarëve me akuza për shpifje dhe dëmtim imazhi.

Nga ana tjetër, Unioni thotë se shumica e gazetarëve punojnë në kushte të vështira, pa kontrata pune dhe me paga minimale, që shpesh vonohen për disa muaj.

Raporti përshkruan gjendjen aktuale të shtypit, ku përfshihen një mori problemesh serioze të komunitetit të gazetarëve dhe të realitetit mediatik shqiptar.

Drejtuesi i Unionit, Aleksandër Çipa, tha se “dukuri shqetësuese janë shkarkimet pa arsye të gazetarëve nga puna në media vendore dhe ato kombëtare si edhe lëvizja e shpeshtë e gazetarëve nga njëra media në tjetrën, në kërkim të respektit ndaj parimeve dhe dinjitetit profesional”.

Por, dukuria më e rëndë janë, sipas tij, 13 proceset gjyqësore të politikanëve kundër gazetarëve për shpifje dhe dëmtim imazhi vetëm në 4 muajt e fundit.

Raporti bën një përshkrim të detajuar mbi vonesat disa-mujore e pagave të gazetarëve dhe madje mospagimin e tyre për shumë produksione televizive apo shtypshkrimesh.

Zoti Çipa tha se “kjo dukuri e dhimbshme e mospagimit apo zvarritjes së pagave ka prekur shumicën e mediave”.

Mediat shqiptare kanë aktualisht afro 6 mijë e 200 punonjës, nga të cilët vetëm 2 mijë e 600, ose 1/ 3 e tyre janë gazetarë me kohë të plotë nëpër redaksi shtypi, ku vetëm një pjesë e madhe e tyre nuk kanë kontrata pune as individuale as kolektive me pronarët.

Drejtuesi i Unionit, Aleksandër Çipa foli me shqetësim edhe për ndalimet, censurën dhe autocensurën që pengojnë raportin e lirë dhe veprimtarinë e gazetarëve shqiptarë.

Sipas tij, gazetarët janë aq shumë nën presion dhe nën censurë sa nuk guxojnë të pasqyrojnë as raportet vendase dhe ndërkombëtare mbi shkeljen e lirisë së fjalës, madje ata bojkotojnë edhe mbledhjet ku trajtohen me shqetësim vështirësitë dhe mungesat minimale në punën e vet reporterëve.

Gjatë muajve të parë të këtij viti kanë lëvizur nga mediat ku punonin 16 gazetarë vendorë dhe 62 në shkallë kombëtare, mësë shumti në Fier, Vlorë, Sarandë, Lezhë dhe Gjirokastër.

Pagat u janë vonuar për disa muaj gazetarëve në Korçë dhe Durrës, Lezhë, Sarandë nga televizionet dhe gazetat më të mëdha të kryeqytetit.

Midis tyre ka edhe gazetarë që nuk kanë marrë ende deri në 10 paga të zvarritura, edhe pse gazetarët vendorë paguhen në shuma minimale.

Televizionet vendore dhe televizioni publik janë më të rregulltit me pagat.

Ndërkohë shumë tv, radio dhe gazeta vendore kanë falimentuar, po mbyllen dhe po shndërrohen në media online, si në Korçë, Pogradec, Sarandë, Elbasan, Lezhë, Durrës dhe Fier.

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë është organizata kryesore si burim referues për shumicën e raporteve periodike ndërkombëtare, që hartohen për indeksimin e lirisë së medias në Shqipëri.

8 komente në “Gazetarët në Shqipëri punojnë në kushte të vështira, pa kontrata pune dhe me paga minimale, që shpesh vonohen për disa muaj”

  1. lalai says:

    hahahahjaja sa mirë ju a bëjne po fiks fare.
    kështu është o Çipa kur ju pararoja e oushtetit te 4 jeni pararoje e BYTHËLËPRJES.
    AHHH Sa mirë ju a bëjne!!!!!

  2. zhaku I pamposhtur says:

    Po ça lesh gazetarësh ka në Shqipëri mor daku? Shqipëria mundohet të përngjajë si një shtet por është larg akoma. .ata që luajnë rolin e gazetarit aty në albananistan janë papagaj në shërbim të politikës askush nuk pasqyron hallet e popullit por bëjnë propagandë në favor të mafiozëve pushtetarë kështu që kujt po i rruhet për gjendjen ku është katandisur gazetaria shqiptare. ..?lind pyetja kush është shteti? ? ushtria..policia. .drejtësia e me radhë deri tek media….po ja pra daku hajde dhe më thuaj a ka ushtri shteti shqiptar?po polici a ka? (ata bark derrat që pinë raki gjith ditën dhe dalin për të vënë gjoba)
    apo kemi sistem drejtësie?kështu që gazetarët le të presin në radhë sepse eskobarët shqiptare se rruaj në trapin nga askush dhe të paguajnë kur i do qejfi apo të heqin qafe shpejt e shpejt. ..për ça lesh shteti flasim kur ke për president ilir espinozën?ky nuk është shtet por është dinastia që na la peshqesh qoftëlargu enver dhe këta nuk po i çan as bota sepse kanë përkrahje nga qarqet serbo greke prandaj edhe janë në pushtet. ..mjerë Shqipëria. .ju bythqira që i thoni vetes gazetarë nuk lini ditë pa dhënë lajme për enver qoftëlargun. ..gazetari duhet të jetë në shërbim të shoqërisë dhe të mbrojë të vërtetën dhe ta marri lajmin nga poshtë në popull dhe ta trumpetojë në ballë. .kështu që nuk më vjen aspak keq për katandisjen e gazetarit. ..sepse e para e punës nuk jeni gazetarë por jeni papagaj në shërbim të ramës e berishës kështu që në vërr të sëmës shkofshi. .unë jam kurioz dhe kam hamendësime se edhe për sa kohë akoma do vazhdojë të lundrojë anija e “captain hook”??

  3. Muli says:

    E rëndësishme është që të pjerdhin me gojë ato që do pronari, pa për të tjerat rregullohemi. Për pagat mos çani bythë se do i merrni në Kalendat Greke.

    1. Kujtimi says:

      Gazetaret ne Shqiperi haram e pacin Buken qe han nga taksat e popullit
      Te shitur she mashtrus
      Mir ja u bente SALI QENI QE JU THYENTE DHEMBET DHE JU DIQTE
      ISHIT ME TE DISIPLINUAR
      TASHI VETEM LEHNI SI. QEN RUGESH

  4. ben says:

    Gazetaret? Per cfare gazetaresh e keni fjalen? Ne nuk kemi gazetare, por sahanlepires te politikes.

  5. Kujtimi says:

    Gazetaret ne Shqiperi haram e pacin Buken qe han nga taksat e popullit
    Te shitur she mashtrus

  6. Xhike says:

    E meritojne se jane servila dhe lepires ordinere
    Disa kane bere pasuri si bisnesmenet
    Ku i gjeten leket .
    …nga rrogat..?
    Qepe se bjen ere gazetaria shqiptare
    Turpi i vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje