Në kërkim të pistoletës së krimit! Policia devijon lumin e Tërkuzit

28 Prill 2018, 18:28Kronika TEMA

Policia vazhdon të kërkojë në Lumin Tërkuzit për të gjetur armën me të cilën dyshohet se është vrarë 53-vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Merita, në grabitjen e 25 prillit të ndodhur në Kamëz.

Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me RENEA-n dhe forcat zjarrëfikse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit”.

Pikërisht në këtë zonë, autori që ka shkrepur armën, sipas policisë, ka pohuar se ka hedhur armën. Policia po punon me fadroma dhe motopompa për të hequr ujin dhe gjetjen e pistoletës.

Po në të njëjtën zonë, Policia ka gjetur edhe prova të tjera materiale, që thotë se implikojnë dy personat e ndaluar, një 25 dhe një tjetër 28 vjeç për ngjarjen e rëndë.

Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale.

Më 25 prill, 28-vjeçari Vladimir Kurti dhe 25 vjeçari Ruzhdi Hode, që të dy banues në Tiranë dhe fqinj me viktimën hynë në minimarketin e Agim Brucit me qëllim grabitjen. 53-vjeçari Bruci dhe bashkëshortja e tij janë përleshur me grabitësit, që kanë qenë të armatosur me pistoletë, të cilën e kanë shkrepur.

Për pasojë, Agim Bruci ka gjetur vdekjen, ndërsa është plagosur në këmbë bashkëshortja e tij, Merita. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të djalit 6-vjeçar të çiftit Bruci.

4 komente në “Në kërkim të pistoletës së krimit! Policia devijon lumin e Tërkuzit”

  1. etilda says:

    Mor debila polica,,,cfare ju duhet juve revolja,,,ata e kane pranuar krimin,,,c keni qe si lini rehat lumejte,,,,shkoni dhe kerkoni vendosjen e denimit me vdekje, ,komb hajvan dhe I pa marre vesh….

    1. Veliu says:

      Etilda, duhet pa tjeter gjetja e armes eshte prove vendimtare,sepse autoret do ta mohojne ne gjykate me dirigjimin e avokatit do thone eshte ushtruar dhune ndaj nesh dhe e kemi pranuar !Debilleku i policies eshte arrestimi i menjehershem i tyre cka ka bere zhdukjen e te gjitha provave,kur fare mire ata munde te mbaheshin ne vezhgim e pergjim dhe ngacmim te metejshme duke i shoqeruar here pas here.Por kush do dilte ne konferenca shtypi per tu mburur?Fatkejqesi qe policia eshte nene nivelin profesional,sepse e kane mbushuir me militante dhe te inkriminuar.ne fakt edhe kjo qe thashe me larte muk munndte te ndodhte per shkake te rrjedhjes se sekretit qe eshte bere e modes ne policine Shqipetare!

    2. info sumatike says:

      O shoku.
      Idioti je ti ne kete rast.
      Ne gjykate duhen prova
      Ke degjuar ndonjeher si funksionon sistemi?

  2. mmoisiu says:

    Po clodhen per ate dreq pistolete se u bete si ai skeci me pistoleten e atij humorit ,ato e pranojne krimin ,
    prokuroria leshit kerkon pistoleten !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje