Dy-vjeçari britanik humb betejën ligjore dhe jetësore

29 Prill 2018, 09:07Lifestyle TEMA

Vendimi i qeverisë britanike për të lejuar dy foshnje të sëmurë në gjendje kritike të vdesin për në dy vitet e fundit është një reflektim i natyrshëm i kulturës së vdekjes dhe rritjes së vazhdueshme të tendencave totalitare midis qeverive perëndimore.

Vitin e kaluar, qeveria britanike urdhëroi heqjen e aparaturave që e mbanin gjall edhe për Charlie Gard, duke i dhënë fund jetës së tij kur ishte vetëm 11 muajsh. Tani, e njëjta gjë ndodhi edhe  për Alfie Evans, vetëm 23 muajsh, i cili ka marrë atë që është e barabartë me dënimin me vdekje. Të hënën, atij iu hoqën aparaturat me urdhër të gjykatës, kundër dëshirave të prindërve të tij.

Por pastaj ndodhi diçka e jashtëzakonshme, apsi fëmija i hodhi poshtë edhe pretendimet e mjekëtve dhe refuzoi të vdiste.

Por edhe kjo shfaqje e fuqisë së shpirtit njerëzor për të sfiduar pritjet e shtetit të supozuar racional dhe objektiv nuk bëri asgjë për të ndikuar mendjet e gjykatave britanike dhe aparatit mjekësor shtetëror.

Të mërkurën, një tjetër apel ligjor nga prindërit e Alfrit që do të lejohej të përpiqej të shpëtonte jetën e djalit të tyre u mohua. Këto dënime vdekjeprurëse të vendosura nga qeveria për foshnjat e pafajshme duhet të na frikësojnë të gjithëve për rritjen e sekularizmit në shoqëri dhe për një ndryshim të vazhdueshëm drejt gatishmërisë totalitare për të kontrolluar jetën tone, duke përfshirë përfundimin e tyre sipas kushteve të qeverisë.

Megjithatë, kultura laike dhe liberale gjithnjë e më shumë e hedh poshtë konceptin e Perëndisë dhe pohon se të drejtat tona vijnë nga një kontratë racionale e zbatuar nga qeveria.

Kjo është historia e 2-vjecarit britanik, historia e të cilit preku miliona njerëz në botë ka humbur betejën me jetën. Orët e para të së shtunës, prindërit e tij Tom dhe Kate njoftuan përmes një deklarate se djali i tyre Alfie Evans nuk jeton më. “Gladiatori im, uli mburojën dhe fluturoi në qiell. Jam i dëshpëruar. Të dua shumë djali im”, shkruan babai i vogëlushit.

Historia e tij bëri bujë ndërkombëtare, për shkak të vendimit të mjekëve dhe autoriteteve britanike për të mos lejuar trabnsferimin e tij në Itali, ku prindërit shpresonin se do të kurohej. Madje vendimi i mjekëve për të shkëputur aparaturat që e mbanin në jetë, revoltoi dhe prindërit dhe shumë njerëz që i cilësuan mjekët kriminelë.

Por 2-vjeçari, pavarëissht faktit se deri të hënën mbahej në jetë përmes aparaturave, sfidoi mjeksinë për disa ditë duke marrë frymë pa to. Reagimi i tij shtoi besimin tek prindërit se transferimi në Romë do ti jepte një mundësi jete, ndonëse mjekët britanikë kishin deklaruar se nuk kishte më asnjë shpresë që ai do të mbijetonte.

Pas vdekjes së vogëlushit, me anë të një mesazhi ngushëllimi, mjekët në Liverpool e cilësuan ngjarjen si një udhëtim shkatërrues. Ata kërkuan që të respektohej tashmë privatësia e stafit mjekësor dhe familjes së vgëlushit. Ndërkhë që pas lajmit për vdekjen e tij reagoi dhe papa frabncesku përmes një statusi në rrjetet sociale ku shkruante: Jam thellësisht i prekur nga vdekja e të voglit Alfie. Sot lutem për prindërit e tij, teksa Zoti, e mori në kujdesin e tij.

Alfie qendronte prej një viti në gjendje vegjetative, si pasojë e një semundjeje të papërcaktuar që i kishte shkaktuar atij zhvillim të vonuar. Po pavarësisht kësaj, prindërit e tij Tom dhe Kate nuk ishin dorëzuar, duke kaluar mbi 1 vit betejash mjeksore dhe ligjore.

Ndërkohë, pas vednimit të mjekëve qindra britanikë qëndronin në dyert e spitalit ku tentuan të hyjnë me forcë për të mos lejuar që fëmijës t’i hiqeshin aparaturat.

Vogëlushi ishte në gjendje vegjetative prej muajit maj të vitit 2016. Sipas neurologëve ai vuante nga Sindroma e Shterimit të ADN-s Mitokondriale, anomali që bën të pamundur që trupi të prodhojë energji për muskujt, veshkat dhe trurin. (TemA TV)

1 komente në “Dy-vjeçari britanik humb betejën ligjore dhe jetësore”

  1. Haka Tekizoti says:

    Ç’është ky interpretim idiot i sjelljes së qeverise angleze, si sjellje sekulariste?! Vërtet sekularistët nuk e duan apo nuk e çmojnë jetën dhe luftën deri në fund për të?! Kjo është një përpjekje e mjerë dhe bastarde për t’u dhënë ndjenjave përmbajtje vetëm fetare ose vetëm “shkencore”. E nëse do bërë një ndarje e qartë mbi atë, se si e shohin jetë këto dy palë, mjafton të thuhet që, ndërsa besimtarët e quajnë jetën diçka që përkohësisht (madje atë më të keqen) e zotëron i zoti, e atë “të përjetshmen” ( më të “bukurën”) e merr në administrim Zoti, ndërsa sekularistët nuk ia besojnë jetën askujt përveç vetes, prandaj dhe çmohet më shumë prej tyre dhe bëjnë çmos për ta bërë sa më të bukur e sa më të gjatë, sepse janë të vetdijshëm që kanë vetëm një jetë e jo dy; pra ata nuk u besojnë përrallave, prandaj dhe janë me këmbë në tokë e nuk fluturojnë me preshin e përrallave. Ai që ka bërë këtë shkrim le të besojë çfarë të dojë, por besimin e vetë nuk mund ta shndërrojë në armë kundër atyre që nuk mendojnë si ai. Ky është shpërdorim i pamëshirshëm për qëllime jashtë kontekstit i fatkeqësisë së një ëngjëlli dhe prindërve të tij, që me të drejtën hyjnore që u jep dashuria ngulmojnë të mos heqin dorë nga lufta për jetën. Një interpretim i tillë është i turpshëm e mund të bëhet vetëm nga njerëz të pashpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje