Balerina e talentuar Klaudia Pepa është shndërruar jo veç në një ikonë sa i përket profesionit të saj, por gjithashtu edhe në një sinonim për bukurinë.
Së fundmi, në profilin e saj në “Instagram”, balerina e njohur na jep lajmin e mirë se fotot e Renuar janë vlerësuar me çmimin gold në konkursin e fotografisë “Pix De La Photographie Paris” që realizohet në Francë.
Ndërkohë, artisti i imazhit Renuar Locaj e ka përshkruar foton si “Arratisja” në kategorinë e fotove artistike.(TemA)