"Mamma mia": Rikthehen pas 35 vitesh grupi i famshëm ABBA

28 Prill 2018, 09:11Lifestyle TEMA

Grupi i muzikës pop i viteve 80 Abba janë rikthyer në studio për të regjistruar këngën e tyre të parë që nga viti 1983 pas ndarjes së tyre.

Grupi që ka kryesuar klasifikimet në Britaninë e Madhe midis viteve 1974 dhe 1980 dhe ka shitur miliona qisqe në mbarë botën, njoftuan në rrjetin social “Instagram” se kishin regjistruar dy këngë të reja për një projekt në të cilin antarët e grupit do të kryejë.

Kuarteti suedez bëri paraqitjen e tij publike 35 vjet më parë dhe tani do të paraqiten me dy këngë të reja. ’Na është dukur sikur koha kishte ndaluar, sikur kemi qenë për disa pushime të shkurtra’, ka thënë grupi në faqen e tyre zyrtare.

“Të gjithë ne të katër mendonim se pas rreth 35 vjetësh, mund të ishte kënaqësi të bashkoheshim përsëri dhe të shkonim në studio.

Një eksperiencë ekstremisht e gëzueshme”, thuhet në këtë lajmërim. Tani ata kanë bërë edhe dy këngë dhe një esse, ‘I Still Have Faith In You’, e cila do të ndiqet nga një ‘speciale’ televizive e prodhuar nga NBC dhe BBC që do të transmetohet në dhjetor.

Deklarata përfundoi: Ne mund të jemi në moshë, por kënga është e re. Dhe kjo ndjehet mirë”.

Emri zyrtar i grupit Abba ishte shfaqur për herë të parë në 1974, me “Waterloo”, me të cilin grupi fitoi në Brighton çmimin e madh të Eurovizion, dhe duke marrë të gjithë vëmendjen botërore. Në 1975 vjen albumi me titullin e grupit ‘Abba’, nga ku vjen edhe kënga ‘Mamma mia” së bashku me këngë të tjera dhe suksese të mëdha të grupit suedez.

Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, formuan ABBA në Stokholm në vitin 1972, pasi kishin pasur karrierë muzikore në Suedi si solist.

Fältskog dhe Lyngstad ishin këngëtarët kryesorë; Andersson dhe Ulvaeus kompozuan këngët. Tani nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të presim Agnetha, Bjorn, Anni-Frid e Benny që të risjellin edhe njëherë atmosferën si grupi më i mirë në ato kohëra të cilat këngët e tyre dëgjohen edhe sot.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje