Trump harron dhuratën për ditëlindjen e Melanisë: Jam tepër i zënë

27 Prill 2018, 15:45Lifestyle TEMA

Presidenti Donald Trump pranoi në Fox News se ai ishte shumë i zënë për të marrë një dhuratë për ditëlindjen e gruas së tij, zonjën e parë Melania Trump, e cila ditën e djeshme festoi 48 vjetorin.

Kur u pyetën gjatë një interviste telefonike për Fox & Friends se çfarë Trump i bleu Zonjës së parë për ditëlindjen e saj, ai u përgjigj duke qeshur:

“Epo, më mirë të mos futemi tek kjo temë, sepse mua mund të më fusni në telashe!” Trump shtoi se ai e mori për Zonjën e Parë “një kartolinë të bukur dhe disa lule të bukura.”

“Ju e dini, unë jam shumë i zënë që të vrapoj në kërkim të dhuratave, apo jo?”– tha Trump.

Trump gjithashtu përshëndeti publikisht punën e gruas së tij në planifikimin e darkës shtetërore të kësaj jave duke nderuar Francën, duke thënë se ajo bëri një “punë fantastike”./bota.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje