Një plantacion 800 hektarë për kultivimin e shegëve, goji berry, finger lime dhe avokados pritet të ngrihet në zonën e Karavastasë. Agro Iliria Group Shpk ka vendosur që të investojë të paktën 6.6 milionë euro për këtë projekt duke u trajtuar si investitor strategjik dhe duke përftiuar truallin kujdrejt shumës simbolike 1 euro.
Gjithsesi hapesira, ndarja e prcelave dhe afati pritet që të kalojnë me një vendim të veçantë qeverie. Projekti duket se plotëson edhe kushtin e punësimit çka i ka mundësuar miratimin nga Komiteti i Investimeve Strategjike pasi parashikohet që gjatë ndërtimit dhe operomit të punësohen të paktën 365 persona.
Referuar dokumenteve Agroiliria Group parashikon që të lidhë një kontratë me Trema Engeneering për zbatimin. Kështu nënvizohet edhe në vendimin e KIS.
“Miratimin me kusht të statusit investim/investitor strategjik procedurë e asistuar për projektin e investimit me potencial strategjik “ Ngritja e plantëcionit me shegë, goji berry, avokado dhe finger lime në zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë” me kusht që subjekti investues të nënshkuajë marrveshje bashkepunimi ndërmjet shoqërisë Agro Iliria Group Shpk dhe Trema Engeneering 2 shpk e tipit joint venture pranë noterit ku të përcaktohen qartë se kompania Trema Engeenering 2 shpk do kryejë investimin dhe angazhimet e tjera të palëve për realizimin e këtij investimi, gjithashtu subjekti propozues duhet të nenshkuajë marrveshjet e garancive financiare me ministrinë e Financave dhe Ekonomisë” thuhet në vendimin e KIS.
Statusi ndaj kompanisë është dhënë për një periudhë tre vjeçare ndërkohë që do të shihet me prioritet edhe çështja e plotësimitë të dokumentave dhe lehtësimit të burokracive.
Grupi Agro Iliria është themeluar në fillim të vitit 2015 dhe si aktivitet kryesor ka eksport – importin e të gjitha produkteve dhe nënprodukteve bujqësore, blegtorale, ushqimore, të hortikultures, alkolike dhe jo alkoolike të prodhuara nga këto produkte, lëndëve të para, agroinputeve dhe materialeve biologjike që shërbejne për këto sektorë dhe agroindustrinë etj.
Aksionerët janë me nga 50% Shpëtim Orseku dhe Ilir Trebicka. Z. Trebicka zotëron edhe 49% të një prej kompanive më të mëdha të ndërtimit në vend Trema Engeneering 2 (pjesën tjetër e zotërojnë austriakët e Strabag), duke shënuar në këtë mënyrë një diversifikim të portofolit nga ndërtimi drejt bujqësisë.
Për vitin 2016, Trema Engeneering 2 deklaroi të ardhura prej rreth 43 milionë euro dhe fitime neto prej 1 milionë eurosh, sipas bilancit të saj zyrtar.
Vitet e fundit ka pasur një shtim të interesit të bizneseve të ndërtimit për t’u diversifikuar në sektorin e bujqësisë, kryesisht në blegtori.
Bujqësia përbën rreth 20% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit dhe pesha e saj ka ardhur në rritje të lehtë vitet e fundit, pas rënies së fortë të pas viteve ’90, ku në vitet e para të tranzicionit ajo kontribuonte në rreth 50% të ekonomisë.(Monitor)
Moter e Gulfit… “investitor ” leshi…
Po c jane keto investitore hahah 8.000.000 m2 truall shqiptar me 1 euro qera dhe do shpenzojne 6.6 mil hahaha qesharake si investitore turp qeverise po i jep pervec plazheve me koncesion 1 euron dhe tokat haha investitor quhet norvegjezet qe erdhen kane 8 vite do investonin 100 mil euro jo keta qe vetem dine t ndertojne as te mbjellin as te shesin hahah keta do ja shesin kontrattl3n 1 euro t tjereve ja ky eshte gezimi madh ahhaha do mbjellin ananas e sheg hahahahah c komedi ..pse si dhate gjith lagunen qe t shtonin ngjala se goxha strategjike do jene ..Keta jane flluska sapuni fakti qe ska asnje investitor t huaj n shqiperi tregon shum shum ..Ilir Trebicka do shesi ananas e shege haha keta kaq sa do fitojne ne bujqesi ne 10 vite i fitojne ne 1 muaj ooo qeveri o gazetar mos na nxirr me keto lajme
Kujt po ja fusni me kete propagande?
Ky klub parexhijshe qe jane bythe e kemishe me cilendo parti qe eshte ne pushtet nuk eshte tjeter nje thithes e te gjitha granteve te be-se qe jep per vendin tone
Po te hetoni qe te njejtet persona sa here qe behet gati nje buxhet nga be ne nje sektor perkates keta hapin biznes dhe e zhdukin sapo thithin investimin europian …
Ju kujtohet kur ndertuesit investonin ne blektori ku i kane sot kafshet?
Tani nje i zones mund ta pershkruaj me qarte nga dolen 600 ha toke e lire ne divjake kur pronaret kane 30 vjet qe presin kompesim?
Shyqyr qe ju erdhen mendt,,,per te investuar ne bujqesi, se tiranen,durresin,dhe vloren,e keni betonuar ne menyren me te shemtuar,,,,,edhe ne bujqesi duhet bere analiza e tokes,,,cfare kulture ajo arrin te prodhoje….
Mirë , mor , mirë , që po kërkohet me investu në bujqësi , ku dhe toka i jepet me 1 Euro . Ok . S’ka asgjë të keqe . Ndërtuesit , duhet me i pas ndën kujdes për akraballëqet dhe tendencat abuzive , sepse , krahas zhvillimit , kanë bërë dhe dëme të pa para , që duhet me i prish , për me stabilizu jetesën . Shiko Sarandën , plazhin e Durrësit , Shëngjinin .
Por prodhim avokado , shegë , goji berry a ku di unë , janë për tregun e brendshëm , apo për eksport , sepse i del fitimi i madh ?
Po qe për eksport , s’jam aspak , aspak dakort . Ministria e Bujqësisë , ta ndali menjëherë , sepse është abuzive , e antikombëtare .
Kjo tokë shqiptare , duhet të prodhojë vetëm zarzavate e fruta bio të domosdoshme për tregun tonë të brendshëm turistik .
Vetëm për prodhime bio , farëra autoktone , me shijen tonë , që i duhen tregut turistik duhet të prodhojë toka jonë .
Me prodhu për eksport , vetëm nga interesi i ngushtë , kur të jap tokën me 1 euro , e unë për turizmin tim , të sjell lloj , lloj varietete zarzavatresh e frutash hibride , nga më të pa shijet dhe pa ja dijtë fare teknollogjinë e kultivimit , do të jetë vrasëse dhe fatkeqësi për turizmin tonë . Turistët , po preferojnë fshatin e malin , edhe për arësyen , se , ato dy çika gjëra , që hajnë e pijnë janë bio dhe me shije fantastike , të cilat nuk i harrojnë e ju bëjnë reklamë në vendet e tyre kur kthehen .
Kujt po duan me i mbush mendjen , se , do punësojnë 365 vetë , kur , nga mos funksionimi i turizmit bio , do më rrijnë pa punë 3650 vetë , 10 fishi . Po qe kështu , MYSYBET do thonte Vani Bregu .
INVESTIMET në Bujqësi e Blegtori . Oh , zot , sa ka për të bërë . A do ja dalim dot .
Kërkesa ( TURIZMI ) , do jetë ajo që do të duhet të orientojë gjithçka për prodhim , deri në grumbullim , magazinim e frigoriferët në bujqësi , pemëtari e blegtori .
Ministria e Turizmit duhet t’i paraprijë me studime me nivel hartimit të kërkesave të nevojave të saj , karshi ç’do investimi , e jo për s’mbrapshti .
Niko PELESHI . Ti e kupton dhe e ndjen më shumë këtë nevojë historike kombëtare . Mos bjer pre e presioneve të parasë , që don edhe të investohet , edhe me 1 euro , edhe ti nguli thikën mbas shpine turizmit , kësaj strategjie kombëtare të zhvillimit tonë .
Po po atehere nuk do shiten pesticidet ,hormonet etj etj.kemi halla bleta mbasi te kalojne keta edhe bletat do ngodhin…
Nje 1euro per millioneret edhe taxa sa te duadh oer fermerin e vogel qe mbijeton me djersen e tij…
Edhe ate pak prodhin te fermereve t’a mbytin me keto edhe sa te sosen ndihmat e BEse qe oligarket glaberojne do pushohet puna?
Do punësojnë 1 person që do punojë 365 ditët e vitit ?.
1*365= 365 punëtorë..
Hajdut me brire pasi vodhen e grabiten gjithcka tani duan te grabisin dhe tokat buqsore kjo eshte strategjia e rramutit
Shpk- ra qe dalin si kerpudha per shfrytezim te fondit europian per bujqesine, me vetem 3 vjet eksperience!!!!??? Po ato ndermarje agrikulturash qe kane vite e vite ne aktivitet dhe nuk mund te perfitojne kollaj fondet se nuk kane as ndertues e as politikan ne ortakeri, apo konsiderohen si te dores se dyte. Ketu jane 2 ceshtje Toka + Fondi ( pastaj halli i humbjeve qe ka sjelle ndertimi kohet e fundit po plotesohet me investimet ne bujqesi)
Ps: ka ngel ndonje hapesire nga parku i madh natyral i Karavastase??