SHIFRAT: Muzetë “rrëmbejnë” vizitorët, rritje 83.7%, më shumë interes edhe për Teatrin

2 Maj 2018, 11:30Ekonomia TEMA

Muzetë dhe parqet arkeologjike kanë “rrëmbyer” një shifër mbresëlënëse vizitorësh në tremujorin e parë 2018, me një në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shifrat e kulturës të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se  numri i vizitorëve në muze në tremujorin e parë 2018 është 24.477, duke shënuar rritje me 83,7 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

“Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve ka një rritje prej 39,4 %, ndërmjet tremujorit të parë 2018 dhe të njëjtit tremujor në vitin 2017.

Në tremujorin e parë 2018 numri i vizitorëve në parqe arkeologjike është 13.872, me një rritje prej 61,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në raport.

Interes edhe për Teatrin

Shqiptarët kanë qenë më aktivë në ndjekjen e shfaqjeve në Teatër duke rritur kështu numrin e spektatorëve por kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e rritjes së përgjithshme të numrit të shfaqjeve.

“Numri i shfaqjeve kulturore në tremujorin e parë 2018 është 344, duke pësuar një rritje me 61,5 % krahasuar me tremujorin e parë 2017. Në tremujorin e parë 2018 numri i spektatorëve është 74.848, duke pësuar rritje me 73,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare” vlerëson INSTAT.

Pjesëmarrja mesatare sipas shifrave zyrtare, në tremujorin e parë 2018 është 218 spektatorë/vizitorë për shfaqje, dhe ka pësuar rritje me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017

Libri, thellohet braktisja e bibliotekave

Një tendencë që po vihet re prej kohësh tashmë është ajo e braktisjes së njësive bibliotekare. Të dhënat zyrtare të tremujorit të parë 2018 konfirmojnë sërish një rënie të interesit.

“Numri i shërbimeve të njësive bibliotekare dhe numri i frekuentuesve të Bibliotekës Kombëtare në tremujorin e parë 2018 ka pësuar rënie me rreth 86,0 % krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Në tremujorin e parë 2018, në Bibliotekën Kombëtare janë afishuar 1.812 botime, 62,8 % më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga këto botime 340 ishin tituj të rinj dhe 1.472 ekzemplarë të rinj” vlerëson INSTAT.(monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje