Megjithëse kanë pagat më të ulëta në Europë, shqiptarët rezultojnë si populli që punon më shumë orë gjatë një viti kalendarik, duke kapërcyer me diferencë të madhe edhe vende si Gjermania apo Greqia. Gjatë katër viteve kostot e punës dhe pagat u rritën me një shifër minimale prej 3% në vit.
Nga Gjergj Erebara
Gjatë vitit 2016, shqiptarët punuan mesatarisht 2109 orë dhe puna e tyre i kushtoi punëdhënësve mesatarisht 351 lekë për orë. Në krahasim me vitin 2012, pra katër vjet më parë, kostoja e punëtorit shqiptar për punëdhënësin u rrit me 11.8%, ose me një mesatare prej 3% në vit, gjë që sugjeron një rritje fare të vogël të pagave për një periudhë relativisht të gjatë kohore.
Në disa sektorë ku nevojiten punëtorë të kualifikuar si bankat, kostoja e orës së punës së punëtorit ishte 700 lekë për orë ndërkohë që shumica e shqiptarëve që punojnë në industri ku nevojiten punëtorë të pakualifikuar ose gjysmë të kualifikuar kushtojnë gati tre herë më pak pavarësisht se punojnë me orë edhe më të gjata se të kualifikuarit.
Instituti i Statistikave publikoi të mërkurën anketën e kostos së punës, një anketë e zhvilluar pranë bizneseve gjatë vitit 2016 për të matur koston e punës dhe numrin e orëve të shpenzuara nga shqiptarët në punë.
Matja e numrit të orëve dhe kostos së punës për orë është një nga treguesit e ekonomisë të matur që nga vitet 1950 në vendet e zhvilluara me synimin për të krijuar informacion statistikor në funksion të menaxhimit të tregut të punës nga qeveritë. Qeveri të ndryshme ndryshojnë kodet e punës në varësi të këtyre statistikave nëse, fjala vjen, dëshirojnë të rrisin numrin e të punësuarve duke kufizuar orët e lejuara të punës për punëtor apo anasjelltas.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik e Zhvillim, OECD, në të cilën bëjnë pjesë grupi i vendeve më të zhvilluara të botës, publikon rregullisht statistika mbi kohëzgjatjen e punës në vendet anëtare si dhe në vende të tjera ku ka të dhëna të disponueshme. Në raportin e saj të fundit, Franca me politikat e saj të forta të punësimit dhe të mbrotjes së punëtorëve rezultoi një nga vendet ku njerëzit shpenzojnë më pak orë në punë. Punëtori francez kaloi mesatarisht 1,472 orë në punë gjatë vitit 2016. Pavarësisht se ka namin për popullsi shumë punëtore, Gjermania ishte edhe më poshtë se kaq, ku punëtori kaloi mesatarisht 1,363 orë në punë. Vende relativisht të varfra si Greqia apo Polonia mbajnë rekordin në zonën e Europës me respektivisht 2,035 dhe 1,928 orë pune për punëtor në vit. Shqipëria duket se ia kalon të gjitha këtyre vendeve me 2,173 orë. Duke marrë parasysh se një vit pune ka formalisht rreth 210 ditë pune, shqiptarët rezultojnë se punojnë me mbi 10 orë në ditë jave. Këto janë shifra që përfshijnë njëkohësisht sektorin publik, ku në përgjithësi ka më shumë respekt për pushimet zyrtare, fundjavat dhe pushimet vjetore, si dhe sektorin privat, ku kodi i punës dhe parimi i javës 40 orëshe të punës respektohet rrallëherë. Kështu, në sektorin e tregtisë me shumicë e pakicë, shqiptarët punuan për 2215 orë ndërsa në industritë nxjerrëse e përpunuese koha e kaluar në punë ishte edhe më e lartë, respektivisht 2,231 dhe 2,222 orë. Në praktikë, megjithëse ligjërisht java e punës duhet të ketë pesë ditë me deri në 8 orë pune në ditë, këto shifra tregojnë se shqiptarët më së shumti punojnë gjashtë ditë në javë me më shumë se sa tetë orë në ditë. Puna me orë të zgjatura nuk nënkupton rendiment më të lartë për punëtorët por më së shumti reflekton mungesën respektimit të të drejtave ligjore të tyre.
Kostoja e punës në Shqipëri është rritur që nga anketa e fundit e këtij lloji të INSTAT, me 11.8%. Anketa paraardëse u bë në vitin 2012. Ndërsa më 2016 një orë pune në vendin tonë kushtoi 351 lekë, më 2012 kushtoi 314 lekë, ose vetëm 12% më pak. Afro 85% e kostos së punës përbëhet nga paga për punëtorin ndërsa pjesa tjetër është pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punëdhënësit. Kjo nuk do të thotë se shqiptari u pagua sa 85% e 351 lekëshit. Nga kjo shumë, punëmarrësit u mbahen sigurimet shoqërore e shëndetësore të vetat, të cilat i heqin edhe 15% të tjera si dhe tatimi mbi të ardhurat personale, e cila mbahet sipas nivelit të të ardhurave.
Në total, kostoja mesatare për punëtor me kohë të plotë ishte afro 62 mijë lekë në muaj, ku sektori financiar pati koston më të lartë prej 125 mijë lekë në muaj mesatarisht ndërsa sektori Akomodimi dhe Shërbimet e Ushqimit pati koston më të ulët në vetëm 41 mijë lekë në muaj. [Raporti i plotë i INSTAT mund të shihet këtu]
po ik o gjergji bej ndonje lek me portalet mos na caj trapin me keto traplliqe… populli shqiptare e ka mendjen vec per kafe, ha ne kafe, punon ne kafe, ben mbledhje ne kafe, flirton ne kafe, shef ndeshjet ne kafe, shef televizor ne kafe, lexon juve ne kafe… ti thua populli me puntor. A e ke iden si punohet jasht mer plak.
Si punohet jashte ?? Ja na e thuaj ?? Shkrimi eshte teper i sakte dhe real sa sben me , lexoje me vemendje dhe mos lexo vetem titullin , sa per kujtese , gjermanet jane kombi qe konsumon me shume kafe se cdo popull ne europe , artikullshkruesi te ben krahasimin me punen gjigande qe bejne shqiptaret dhe per ate pune paguen shume pak si brenda ashtu dhe jashte kufijeve , me keto paga si ne Shqiperi , asnje qytetare europian nuk do dilte te punonte , dhe kete ta them me garanci te madhe , nuk te detyron te besosh se shqiptaret jane te paret ne pune kudo qe kane shkuar ne Europe , ti mos i ngatero me perqindjen qe rine neper kafenera , por shiko statistikat , kudo ne Europe do kete nje perqindje qe nuk shkojne ne pune por kalojne kohen ne kafene , ose kane para , ose nuk duan punen , keta mos i ngatero me gjithe shqiptaret e tjere , kam mendimin se i paragjykon . Paragjykimi dhe pergjithesimi jane karakteristikat e injorantit , mos bie ne gracke , eshte fatale ……..
ne shqiperi nje punon, 5 pijne kafe, 5 vjedhin si derri dhe 55 kultivojne kanabis…
Nje pyetje per Erebaren, qe seriozisht nuk e kuptoj pse ben shkrime per ekonomine dhe nxjerr dhe konkluzione: Cili vend i Europes ka patur rritje vjetore te pagave me me shume se 3% os 11.8% ne 4 vjet? Gazetari thote qe kjo eshte nje ngritje shume e ulet. Une them se ia fut si kau peles…Ka njeri qe ia mbeshtet mendimin ketij gazetari?
Pjesa tjeter e artikullit eshte lexim statistike, por perseri me interpretim te gabuar: Sa puntor eshte nje komb nuk matet me oret e kaluara ne pune, por me prodhimtarine e ofruar gjate ketyre oreve/ore efektive te punuara. Me llogjiken e gazetarit, ne kohen e Enverit Shqiperia ka qene kombi me puntor dhe mbase dyfish puntor sa eshte tani. Te gjithe ishin ne pune dhe rrinin nga 48 ore/jave ne pune…
Shqiperia ne kohen e never hoxhes prodhonte goxha dhe shumica e njerezve ishin gjithe diten ne pune pervec burokrateve te larte.
Edhe qe rrogat jane ngritur 11.4 % eshte budallik, se nuk eshte e vertete.
A doni arsye me shume pse shqipet braktisin vendin e tyre?! Se meqe e solli rasti, vellai im punon inxhinier mekanik ne Tirane prej dhjete vetesh e ka nderru pese firma deri tani vetem prej orarit te punes. E fundit, nje kompani me investitor italian i mbante me shume se 9 -10 ore ne dite, 6 dite te javes dhe ndonjehere edhe te dielen duhej te dilnin ne pune «per raste emergjence». E per me teper nuk njihte asnje dite pushimi zyrtar pervec Krishtlindjeve dhe 31 dhjetorit, ndersa pushimet e veres kishin nje jave leje por pa te drejte rroge.
Me vjen keq qe spo i gjej dot pune ketu ku jam une se ne te vertete eshte krim te punosh atje.
E shef ti cfare bene pepinoja i zi???
Dhe drogazhiou qe udhehqe shqiprine thote pepinove hajdeni ne shqiperi se ka krah te lire pune.
Keta fis shkerdhyer qeverisin shqiperine.
Zoti Gazetar. Të lutem mos e ndiz jonxhën para se të shkruash artikullin se kur bëhesh esëll as vetë nuk mund ti besosh ato që po shkruan. Kemi njerëz punëtorë por shumica janë vetëm për kafe dhe llogje.
Populli me puntor nuk eshte. Por cfare cilesie dhe krijimtarie ka kjo pune ? Pak me mire se 0. Shqiptaret kane probleme me disiplinen dhe mesimin.
Qe pagat jane skandaloze kjo dihet ,qe kafet rrine plot edhe kjo dihet ,Shqipetaretkur jane ne emigracion punojne por ketu jane dembele skandaloz.
Se sa punetor kjo nuk matet me ore pune. Po te futesh kafenete, I bie qe punohet me pak se 8 ore ne dite.
Ajo qe duhet pare eshte rendimenti e jo oret e punes.