Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fazën e parakualifikimit të tenderit për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, duke i hapur rrugën realizimit të një projekti të rëndësishëm infrastrukturor.
Kjo fazë ju lejon operatorëve ekonomikë të interesuar të paraqesin aplikimet e tyre për përfshirje në listën e operatorëve, të cilët më pas do të ftohet të tenderojnë për aktivitetin e prokurimit.
Ndërkohë që, kjo shpallje ndjek njoftimin e Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt të bërë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila miratoi këtë vit edhe një shtesë të grantit në masën e 112 mijë euro për financimin e projektit konceptual për rehabilitimin e kësaj linje hekurudhore.
Sipas shpalljes së Ministrisë, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h.
Ndërkohë që linja e re që synohet të shtohet, fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Operatorët ekonomikë, të interesuar për rehabilitimin e linjës ekzistuese dhe ndërtimin e linjës së re duhet të paraqesin kërkesën deri në datën 31 maj, raporton Scan.
Ndërkohë që, pas përmbylljes së të gjitha procedurave, parashikohet që ndërtimi i këtyre 2 linjave hekurudhore të zgjatë 30 muaj.
Linjat e reja pritet të rrisin efikasitetin dhe sigurinë e transportit hekurudhor të mallrave e të udhëtarëve ndërmjet Tiranës, Durrësit dhe aeroportit të Rinasit dhe, në të njëjtën kohë, do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës ekonomike të rajonit të Durrësit, Tiranës dhe të gjithë vendit.
100km/h???? Seriozisht e keni mo? Po edhe vendet perreth e kapin 160-180, ne mos me teper. Nderkohe trenat e shpejtesise se larte po kalojne 300km/h tani.
Fituesi dihet qe sot:
Eshte Kastrati me nje bashkepunim me nje firme turke.
Sa shkon kg i skrapit ?
Po 40 km gjatesi esht mo!! Me ca shpejtesie doni te ec treni ju??! Apo te frenoj ne tr dhe te ndaloj ne elbasan
Per Kosovarin,dhe Alpin. E para distanca nga Durresi ne Tirane eshte 32 km. Dhe ceshte me kryesorja kujt i hyn ne pune treni i shpejtesise se larte kur fustanca eshte shume e vogel e stacine do te kete. Ju beni llafazanin e u duket qe vetem ajo cka ben Lulush hajduti eshte e mire. Lereni more te behet ,cdo gje e re behet me mire.
Per nje shpejtesi 100 km/h, me mire rregulloni “autostraden”. Shpejtesi 200 km/h duhet minimumi, ne rast te kundert anullojeni fare tenderin o makuter.
POPULL FODULL,,,,SI ME TREN SI PA TREN PO NJESOJ,,,,SALU I COI PER SKRAP,,,, FJALA HEKURUDHE ISHTE SI NJE KUJTIM I LARGET,,,,BONI DURIM O NJEREZ,,,TASHTI ME 100KM, ME VONE ME 160KM,,,,