Shoqëria “Vllahen Mining” është shpallur fituese e garës për lejen minierare në zonën 294/7, e referuar si Miniera e Vlahnës në Kukës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka shpallur këtë subjekt fitues në bazë të ofertës të paraqitur për garën e datës 23 Mars 2017.
“Vllahen Mining”, bazuar në ekstraktin e QKR është një shoqëri e zotëruar në përqindje të barabarta nga shqiptarja “Albchrome Holding” (pjesë e Balfin) dhe gjigandi turk në eksportin e kromit, “EKIN MADEN TICARET VE SANAYI”. Kompania shqiptare dhe ajo turke janë bashkuar në këtë sipërmarrje të përbashkët (joint venture) vetëm pak ditë përpara aplikimit në MIE, më 12 Mars.
Kompania parashikon të kryejë një investim prej 1.27 miliardë lekësh në minierën e Vlahnës, për të realizuar një prodhim vjetor prej 92,665 ton, sasi e cila do të përpunohet po ashtu nga kjo kompani.
Në total, vlera e produkteve minerare, duke u bazuar në rezervat gjigande të Vlahnës, llogaritet në mbi 25.7 miliardë lekë, nga ku rentabiliteti ekonomik, pra përqindje që do t’i shkojë shtetit është 42.66%.
“Vlahna” llogaritet të ketë rreth 1,390,000 ton/m3 krom në një sipërfaqe prej 1.804 kilometrash katrorë – raporton SCAN.
Miniera nisi punën në vitin 1986 dhe deri në vitin 2006 llogariste një prodhim total xeherori kromi prej 45 mijë tonësh. Kjo minierë është një nga tetë minierat në Shqipëri që kanë mbi 1 milion ton rezerva kromi.
Pra edhe kte miniere shteti ja dha samirit
ne kishim paraqit te ministria dosjen dhe kishim marre premtime pozitive….atehere i bi me i mbyll gjith kompanite
Bravo Albchrome dhe Balfin Group. Jeni shembull per tu ndjekur persa i perket investimeve dhe permiresimeve ne minierat Shqiptare. Vazhdoni keshtu.
Shqiptaret akoma nuk po e kuptojne se ne keto 27 vjet mafia i ka zene per gryke dhe po i shkerdhen mbare e prapa.U shplane trute me mashtrime e genjeshtra se do vendosnin demokracine e lirite qe ua kishte grabitur Enveri e se te gjithe do beheshit te pasur.Turp per ju se ujqerit e cakejte po bejne vetem ate qe dine te bejne me mire.Te grabisin e te shqyejne kedo qe u del perpara.Mireqenia ekonomike dhe liria e vertete nuk vjen duke debuar mbi gjysmen e popullsise rrugeve te botes e duke grabitur e shitur per nje cope buke te gjitha pasurite e Shqiperise me te vetmin qellim qe mafiozet me pushtet te mbushin xhepat.Ne doni vertet te beheni te lire e te jetoni ne mireqenie te paren gje qe duhet te beni eshte te ktheni koken mbrapa e ti kerkoni te falur njeriut qe ju beri njerez me dinjitet e qe sot ju e shani dhe e mallkoni.E pastaj te ringrini ekonomine qe e shkateruat qellimisht ne keto vite.Vetem rivenia ne funksionim te plote te kesaj ekonomie ne kushtet aktuale te kapitalizmit do ta beje popullin te pasur pa patur nevoje te bredhe si cifutet neper bote.Lumturia dhe begatia ndertohet me pune e sakrifica ne vendin tend e jo duke lypur dyerve te botes.
Shume me qe e kane marre tanet . Pse te na i shfrytezojne te huajt pasurite.
o dylbere, tre komente ke bere o shkerdhate e Ramutit
Albchrome ka pervoje dhe eshte kompani Shqiptare. Me mire shqiptare se te huaj
hallall. ka lezet qe shqiptaret investojne ne vendin e vet dhe ndimojne ne ekonomine e venit
Edhe sa perfiton kukesi nga kjo?
Zero ,pos demtimin e rruges…
E po byrazeri I Rames fitoi se mos ishte Kosovar ai.