Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një material studimor të përditësuar së fundmi, ka vënë në dukje se kontratat e Partneritetit Publik-Privat (PPP) zënë rreth 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në Shqipëri, teksa në vendet e tjera të rajonit, kjo peshë është shumë më e ulët.
Në grafikun e hartuar nga FMN, që i përket vitit 2015, pas Shqipërisë, nivelin më të lartë të PPP-ve e ka Maqedonia, me rreth 5% të PBB-së, e ndjekur nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, ndërsa Kosova nuk e ka këtë praktikë.
Ballkani është modeli më i keq në zbatimin e kontratave koncencionare sipas formës së Partneritet Publik-Privat (PPP), por Shqipëria qëndron në krye të listës, pasi ka volumin më të madh të këtyre kontratave në raport me PBB, raportoi Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një studim të posaçëm të ditëve të fundit për rolin e PPP në investimet publike në rajon.
Hapësira e pamjaftueshme fiskale dhe mungesa e efikasitetit në sektorin publik e bëjnë financimin privat tërheqës në investimet në infrastrukturë. Iniciativat e Partneritetit Publik-Privat (PPP) mund të jenë një opsion i mundshëm për mobilizimin e kursimet private, për të rritur efikasitetin dhe financimin në investimet publike.
Përfitimet
FMN vlerëson se PPP-të mund të ofrojnë përfitime nëse janë të mirëplanifikuara dhe të menaxhuara. Në mënyrë të veçantë, PPP kombinojnë aftësitë dhe burimet, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat, nëpërmjet ndarjes së rreziqeve dhe përgjegjësive.
Kjo u mundëson qeverive të përfitojnë nga ekspertiza e sektorit privat, dhe u lejon atyre të përqendrohen në politikë, planifikim dhe rregullim, duke deleguar operacionet e përditshme. PPP vijnë në lloje të ndryshme, duke filluar nga menaxhimi dhe kontratat e mirëmbajtjes në sipërmarrjet e përbashkëta.
Rreziqet që sjellin
Investimet e PPP, megjithatë, përfshijnë rreziqe fiskale në të gjitha fazat e projektit, duke përfshirë përgatitjen e buxhetit, prokurimin, financimin dhe menaxhimin e kontratave të bazuara në performancë.
PPP-të mund të gjenerojnë një numër të madh llogarish jashtë bilanceve dhe reduktojnë transparencën. Kjo është sidomos e dukshme në kontratat e investimeve publike.
Studimet e FMN në lidhje me PPP-të në Ballkanin Perëndimor, kanë gjetur se menaxhimi i PPP-ve ishte ndër më të këqijat në rang global. Fondi thekson se, është shumë rëndësishme që qeveritë të marrin drejtimin në planifikimin dhe menaxhimin e PPP-ve duke u siguruar se kontratat do të sjellin përfitime dhe duke shmangur rrezikun fiskal.
Pesë kriteret që duhet të ndiqen
FMN sugjeron pesë elementet kyçe që një qeveri të sigurojë koncesione të suksesshme PPP janë:
-së pari të planifikojë projekte me fizibilitet të lartë;
-së dyti, Ministria e Financave duhet të sigurojë një kontroll të fortë dhe të mjaftueshëm në secilën fazë të projektit PPP, duke përfshirë rinegocimin e mundshëm të kontratës;
-së treti, kornizat ligjore të kontratave duhet të jenë shumë të forta;
-së katërti duhet të aplikohen politika të forta të buxhetimit, kontabilitetit dhe raportimit;
-së pesti duhet bërë analiza e duhur e rrezikut fiskal në nivel projekti.
FMN vëren se, përvoja e rajonit me Partneritetet Publike-Private ka qenë e kufizuar, por ka gjasë të rritet në periudhën në vijim. Kufizimet ishin për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe madhësinë e vogël të tregjeve, kornizat e papërshtatshme ligjore dhe rreziqet politike.
Kapaciteti i kufizuar i qeverive në rajon është bërë shkak për koncesione jo të suksesshme, siç tregohet nga tendenca për të nisur projekte PPP, që nuk janë shumë të gjetura dhe janë përgatitur keq. FMN vlerëson se procesi i integrimit në BE mund të ndihmojë në uljen e rreziqeve politike, ndërsa integrimi rajonal, duke përfshirë planifikimin e investimeve shumëpalëshe. (Monitor)
FMN veren se PPP tek ne jane me te keqiat ne gjithe globin dhe per cudi ne dalim te paret ne kete ze.
Turp per qeverine qe tregohet kaq bujare me miradministrimin e parave te popullit.
Zbatoni te pakten nje pike qe thote FMN, rinegocioni kontratat.
Bujare? C’eshte ky lloj konceptimi qesharak?
Keta bashkepunojne ne vjedhje. Shikoji tere kontratat. Gjithmone vene garant taxat e popullit, pavaresisht se qeveria investon me parate e buxhetit dhe fondet e FMNse. Cuditerish privati del perfituesi, ndersa populli paguesi ..
Kjo eshte vjedhje klasike.
Modeli me i keq ne Shqiperi.
Doni me per korrupsionin.
Risku fiskal, term per te pershkruar katastrofen financiare qe qeveria Ramut Ahmut po i ofron Shqiperise, si gjithmone..ne kuadrin e bashkepunimit te partneritetit Publik Privat..
Gjithe keto terma moderne per te deklaruar si model evropian te ekonomise nje vjedhje te hapur dhe me shuma te medha parash qe u behet shqiptareve nga shteti.
Shkoni deri te HECet ne Valbone.
Guroret po shqyejne dhe pergjysmojne malin, kompanite pasurohen me investime shteterore, grabisin dhe token dhe Malin qe i ka bere natyra per miliona vjet, ndersa banoret po varferohen.
Pa pike turpi qeveria ben zhurem per turizmin, kur turizmin po jua shperthen bashke me malin.
Kjo eshte kurveri shoqerore. Popull prostitute qe e pranon
Ku je o mesuese se kishe te drejte..
O Kukesi, aman mor ngrihuni prape, per veten tuaj te pakten, mesoni te ngrihen gjithe banoret e Valbones dhe tja shqyejne keto PPPte Edi Ramutit.
Modeli me i keq ne Shqiperi.
Doni me per korrupsionin.
Risku fiskal, term per te pershkruar katastrofen financiare qe qeveria Ramut Ahmut po i ofron Shqiperise, si gjithmone..ne kuadrin e bashkepunimit te partneritetit Publik Privat..
Gjithe keto terma moderne per te deklaruar si model evropian te ekonomise nje vjedhje te hapur dhe me shuma te medha parash qe u behet shqiptareve nga shteti.
Shkoni deri te HECet ne Valbone.
Guroret po shqyejne dhe pergjysmojne malin, kompanite pasurohen me investime shteterore, grabisin dhe token dhe Malin qe i ka bere natyra per miliona vjet, ndersa banoret po varferohen.
Pa pike turpi qeveria ben zhurem per turizmin, kur turizmin po jua shperthen bashke me malin.
Kjo eshte kurveri shoqerore. Popull prostitute qe e pranon.
Ku je o mesuese se kishe te drejte..
O Kukesi, aman mor ngrihuni prape, per veten tuaj te pakten, mesoni te ngrihen gjithe banoret e Valbones dhe tja shqyejne keto PPPte Edi Ramutit
Cudi si qeveria jone zgedh cdo here menyre ma te keqe,ma pak transparente edhe e cila i kushton cdo here ma shume taxpaguesit shqiptar!
Rastesi?
Kur jo!