Rama sfidon biznesin e vogël: Vazhdoni protestat!

27 Prill 2018, 11:50Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama sfidoi biznesin e vogël që të protestojë në lidhje me uljen e pragut të TVSH-së, por e cilësoi protestën të paargumentuar dhe të nxitur politikisht.

“Ju vazhdojeni protestën, por është e dështuar sepse e vërteta është që shumica dërrmuese e bizneseve të vogla e dinë për çfarë flitet.

Kështu që nuk i ha njeri këto uljet e qepenave dhe goditjet nga larg me çizmet. Të mbyllësh qepena në tregjet bashkiake që nuk janë në skemën e TVSH, nuk ka lidhje fare.

Protesta le të vazhdojë, është puna juaj jo e jona”, u shpreh ai.

Deklarata e kryeministrit u bë gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël, të cilët ndër të tjera u ankuan edhe për taksat vendore, sipas tyre të rritura nga bashkitë.

“Kjo ka ndodhur, ne ul taksat dhe bashkitë i kanë rritur dhe kur ju bëni bilancin dhe thoni që po paguani më shumë, por edhe bashkitë kanë arsyet e tyre pse kanë rritur taksat”, u shpreh ai.

3 komente në “Rama sfidon biznesin e vogël: Vazhdoni protestat!”

  1. Toni says:

    Bisnesi te protestoje per nivelin skandaloz ku e ke cuar administraten Edi.

  2. spartak says:

    Harrojeni z. Kryeministër , që do kontrollhen bizneset nëpërmjet tatimorëve . Më e pakta , nuk do ketë mundësi praktike me gjithë ato mijëra e mijëra biznese të vendosura e përhapura anë e mbanë vendit , nga maja e malit e deri në breg të detit e që funksionojnë minimumi 12 – 14 orë , ndërsa kontrollorë do ketë vetëm disa qindra , me maksimumi disa orë . Më e shumta , tatimorët , s’kanë për të pa me bo realitet kërkesën T’uaj , sepse ësht dëshirë jasht realitetit , dhe ma mirë do shofin mos i del ndonjë gjë për vehte .
    J’ua kam parashtruar , që në TETOR 2016 , një formë zgjidhje ideale , që vendos rrgull maksimal në gjithë piramidën e sistemit të taksave .
    Ju vlerësoj për konceptet e sakta , që keni në shumë drejtime e probleme sociale dhe ekonomike për këtë sistem ekonomiko-shoqëror . Nuk jam në gjendje të kuptoj , se pse , nuk e vlerësoni efektin e jashtzakonshëm të nxitjes së INTERESIT , si një nga levat ekonomiko-sociale më rezultative . Ndoshta , forca e kundërshtuesve , të cilëve u preken interesat dhe burimet e abuzimeve është e madhe e del mbi forcat e Juaja.

  3. Pino says:

    Drejte administrata nuk krahasohet me para 5 vjetesh …. eshte shume me e dobet. Edi shkoi nga mbrapa Drejtorit dhe Ministrit we emeron keta skandaloze drejtore e pergjejsa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje