Një avion luftarak rus ka fluturuar shumë pak metra larg një aeroplani spiun i marinës amerikane mbi Detin e Zi të martën thonë zyrtarët.
Aeroplani rus i tipit Su-27 ka fluturuar vetëm 6 metra larg aeroplani amerikan P-8, derisa zyrtarët ushtarakë këtë manovër e kanë quajtur “joprofesionale”.
Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët rus dhe ata amerikanë “takohen” në qiell.
Muaj më parë aeroplani rus Su-27 kishte fluturuar vetëm 1.5 metra larg aeroplanit amerikan EP-3, të cilit në një moment i del përpara dhe ia prenë rrugën derisa fluturonin mbi Detin e Zi.
Detin e Zi kufizohet me Ukrainën, dhe Krimen e pushtuar nga Rusia. Zona ka një përqendrim të lartë të forcave ushtarake ruse, SHBA dhe NATO.
Rusia aneksoi Krimenë në 2014 në mes të revolucionit ukrainas.
Ky veprim është njohur zyrtarisht nga 11 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rusinë.
Dhe në Siri në dhjetor, SHBA-të F-22 hodhën flake paralajmëruese në dy aeroplanë SU-25 rusë, të cilët sipas zyrtarëve amerikanë kaluan vijën e de-konfliktit të vendit.
Autoritetet ruse mohuan se avionët e tyre kishin kaluar vijën. Koloneli Zach Harrell, zëdhënës i forcave detare amerikane në Evropë, ka refuzuar të komentoj.(TemA TV)
Provokon USA jo rusia gazetar loqe.
Cduan avionet spihune ne detin e zi ?!