Pentagoni ka ndaluar shitjen e smartfonëve kinezë “Huawei” dhe ZTE në bazat ushtarake amerikane, me frikën se mund të përdoren për spiunazh për llogari të qeverisë kineze.
“Pajisjet “Huawei” dhe ZTE përbëjnë rrezik të papranueshëm për personelin e Departamentit, informacionin dhe misionin.
Në dritën e këtyre informacioneve, e konsiderojmë si veprim të pakujdesshëm shitjen e tyre personelit në bazat ushtarake amerikane”, tha zëdhënësi i Pentagonit, major Dave Eastburn.
Ndërsa nuk do të lejohet shitja e këtyre pajisjeve në dyqanet e bazave, personelit nuk lejohet as t’i blejë ato diku tjetër.
Vendimi vjen pasi 6 zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane ngritën shqetësime për smartfonët në Komitetin e Inteligjencës në Senat.
“Huawei” u përpoq të hynte në tregun amerikan në fillim të këtij viti përmes një parneriteti me AT&T.
Zbatimi i marrëveshjes u ndërpre dhe shumë mendojnë se shkak për këtë u bë lobimi nga qeveria.
Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Tregtisë i ndaloi kompanitë amerikane që të eksportonin produkte dhe shërbime në ZTE-së.(TemA TV)
Ngs neser USA behet gati per lufte me Kinen , sa e lete eshte ta zevendesojne nderhurjen Ruse me ate Kineze. Kur dihet qe kinezet me bizneze dhe njerez, me te vertete jane ne cdo cep te botes. Kurse nga ana tjeter dihet hapur dhe me fakte qe USA nderhyn hapur ne cdo vend te botes pa permendur organizatat e medha amerikane si, Google, FB, YouTube etj deri tek ambasadoret qe funksioni i tyre kruesor eshte te nderhyjne ne punete e brendeshme te atij vendi. Pra nje ligj per USA dhe tjeter ligj per pjesen tjeter te botes. Tipik mentalitet shqiptar ku sjellja e njerezve varet nga pushteti qe zoterojne dhe jo nga ligji.