Lideri i “Lëvizjes 5 Yjet”, Luigi di Maio, thotë se Italia duhet t’i përsërisë zgjedhjet.
Kreu i partisë që u rendit e para në zgjedhjet e 4 marsit është shprehur në një intervistë për “Il Fatto Quotidiano” se zgjedhjet duhen mbajtur në 24 qershor.
Presidenti Serio Mattarella ka thirrur një raund të ri konsultimesh me krerët e partive.
Takimi i 7 majit do të jetë një përpjekje për t’i dhënë fund periudhës 9-javore të përpjekjeeve për arritjen e një marrëveshjeje.
I pyetur nëse është i nevojshëm ndryshimi i kodit zgjedhor para mbajtjes së zgjedhjeve, Di Maio është përgjigjur se “nuk mund të bëhet, palët politike do të çonin dëm vite të tëra duke debatuar për të”.(TemA TV)