Kryeministri hungarez, Viktor Orban, thotë se asnjë qindarkë e buxhetit të BE-së nuk duhet të shkojë për emigrantët. Orban tha se Budapesti nuk do ta miratojë Kornizën Financiare Shumëvjeçare (MFF), nëse nuk i plotësohen kërkesat e tij.
Komisioni Evropian zbuloi propozimet e projektbuxhetit të mërkurën, por versioni final duhet të marrë dakordësinë unanime të të gjitha vendeve të BE-së.
“Ky do të jetë një proces negociatash dhe debatesh. Hungarezët nuk kanë pse shqetësohen. Përsa kohë që nuk thonë po, nuk do të ketë buxhet. Ne mendojmë se asnjë cent nuk duhet t’u jepet emigrantëve”, tha Orban duke shtuar se vendet e tjera që duan të mbështesin emigrantët duhet t’i paguajnë ata me të ardhurat e buxheteve kombëtare.
Orban thotë se fondet nuk duhen devijuar nga programet e zhvillimit rajonal dhe kërkimeve dhe t’u jepen vendeve që duan të pranojnë emigrantë.
Mbështetja e emigrantëve është një prej pikave kryesore të projektbuxhetit të Komisionit Europian. (TemA TV)
Ashtu te lumte.
Me nr fund doli nje burre
Populli me bastard mbas Grekeve ne Evrope, jane Hungarezet. Gjysma e Hungarise ka dale dhe lypin apo lajne halete ne perendim, ky shet pordhe dhe i duket vetja lider boteror si puna e ketij kllufit tone Edi Rama.