Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka nderuar në Shkodër kujtimin e Dëshmorëve të Atdheut, dhe veprën e martirëve të luftës antifashiste.
“5 maji është dita e përkujtimit për veprën e martirëve në luftën antifashiste. Beteja Antifashiste për Shkodrën ishte beteje jetë a vdekje.
Luftën antifashiste e rrokën myslimanë, katolike dhe ata që nuk besonin. Ylli polar në Shkodër ishte antifashizmi, vlerat e së drejtës dhe demokracisë.
Qortimet e Qemal Stafës janë aktuale dhe sot. Mësimet e Qemal Stafës janë aktuale dhe sot pasi flet për sfida të mëdha që duhet t’i kapërcejmë së bashku.
Ne duhet të respektojmë veten tonë, luftën antifashiste, mbi të ndërtohet ngrehina e Bashkimit Evropian, ne duhet të respektojmë martirët e demokracisë, ata njerëz që vdiqën në burgjet e komunizmit”, tha Bushati.
Shkodra, vijoi ai, është vendi që priti hebrenjtë dhe u rreshtua në anën e duhur ta historisë dhe ka një vlerë demokratike dhe është detyra e secilit prej nesh të mbajë gjallë këto vlera.