Nga Bedri Islami
Sot, në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ndodhi njëra nga ngjarjet e pritura dhe trishtuese: falangat e reja shqupase, me ngjyrim të llojit fashist, rrahën, gjuajtën me gurë, gjakosën një grup veteranësh të luftës antifashiste.
Kryefalagisti Basha i mori në mbrojtje. Asgjë e jashtëzakonshme.
Një strukturë që nuk e njeh luftën, nuk njeh as heronjtë e saj.
Nuk çuditem për asgjë.
Çudia ime është tek një tjetër forcë e majtë, themeluesi i së cilës, Ilir Meta, ishte sot, në fakt ka qenë gjithnjë, në nderimin e të rënëve.
Pse kjo heshtje e LSI-së, në rradhët e të cilëve ka mjaft antarë , të afërmit e të cilëve kanë qenë pjesë e luftës nacionalçlirimtare?
Më është kujtuar menjëherë një deputete e re, e cila në seancën disi tragjike e disi komike të 18 dhjetorit të shkuar, tundte si flamur dorën e lënduar, duke akuzuar Policinë e Shtetit.
Cilin flamur do të tundtë sot kjo forcë politike?
Atë, të bardhin, që kishte në 18 dhjetor apo të duhurin, që e kanë mbështetur deri tani?
Një dorë e lënduar, megjithëse askush nuk e di se si, është krejt e padukshme ndaj dhunës së ushtruar ndaj disa veteranëve të luftës apo të afërmve të tyre, të cilët, edhe pse mund të jenë nostalgjikë, në fund të fundit kanë vlerën e tyre të së shkuarës.
Poo LSI, që është shprehur si e të majtës, me cilët ështe; me falangistët, ku është koalicioni i sotëm opozitar, apo tek ajo që kanë deklaruar?
Te lumte
Pse pyet kot , o shoku?Do te jene atje ku kene qene gjthmone bytheperdredhurit,per te mos thene by…q..ret.
Sapo lexova tutulli e mora me mend autorin. Patjeter B. Islami. Shkrim bajat, menyre e te shkruarit bajate.
Ke kaq vite qe shkruan Mero dhe gjithmone me surprizon me shkrimet. Prandaj mezi pres te lexoj editorialin.
Kurse Z. Islami eshte i njejti ne cdo shkrim, ne cdo teme. Mos e botoni me. Nuk ka c’tl japi me shtypit. Me te miren e tij e ka dhene te Zeri i Popullit. Dhe me kete menyre vazhdon te shkruaje akoma.
Sa per ate qe ndodhi ne varreza eshte vertete e turpshme.
O spiuni i ish sigurimit Bedri Islami,a e kupton or tej se falangat komuniste po ringjallen, cfare ishin ata parulla,simbole foto te te dhjerit Enver Pederit.A e kupton ti o gazetaruc politik se ata qener nuk jane veteran,por kaptera ushtrie,ish sigurimsa e sekretar partie,nuk behet fjale te kene luftur,po per te spiunuar.Xhaxhi im ishte partizan ne brigaden e katert qe u krijua ne Voskopoje,e morren me dhune te gjorin ne moshen 14 vjece,dhe ka dhjete vite qe ka vdekur ne moshen 80 vjce.Pra ku jane veteranet,keto jane nostalgjike te Enverit.Bedri e di qe ke presione,sepse te tundin dosjen perpara hunde,po behu burr pranohe publikisht,dhe merr fund presioni,ke mundesi te shkruash ne liri.Me mir beje si Prec Zogaj.Me mir nje fund i tmershem,sesa nje tmer pa funde,jepi gjeje kuarajon.