Anketimi në PD: Demokratët kundër bashkëpunimit me LSI, kërkojnë vetting në parti dhe përjashtim të të akuzuarve për korrupsion

5 Maj 2018, 09:13Politika TEMA

Sa trafikohen votat në zgjedhje parlamentare dhe më pas edhe në partitë politike?

A ka të inkriminuar dhe të korruptuar në partitë politike dhe a duhet të përjashtohen ata?

A do të ketë veting në politikë?

Cili është identiteti dhe lidhja me të djathtën? Cila do të jetë e ardhmja e koalicionit politik PD-LSI?

A mund të ketë politikë kur në një pesë delegatë politikë është me status papunësie dhe mbi 40% janë familjarisht mbështetës të vendosur të një force politike?

Cilat janë pikëpamjet e delegatëve të Kuvendit të Partisë Demokratike mbi sistemin zgjedhor dhe problematikat kryesore politike në vend?

Më 29 prill 2018 ekipi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike (ISP) zhvilloi testim të një numri të madh delegatësh të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. E njëjta praktikë është ndjekur më 2016 edhe në Kongresin e PS dhe më pas edhe në Konventën Kombëtare të LSI.

Anketimi nxori në pah problematika të rëndësishme ku ndodhen partitë politike, politika dhe demokracia e brendshme brenda tyre. Shumica e të dhënave lidhen me PD, por një pjesë e tyre janë reflektim edhe i gjendjes jashtë saj, në spektrin e gjerë politik.

Të dhëna të tilla si vullneti i qartë i delegatëve për të larguar nga partia personat e inkriminuar dhe të korruptuar, mbështetja masive për veting në politikë, bindja se reformimi tërësor i sistemit përfaqësues dhe politik është zgjidhja më e mirë për të ardhmen, apo mbështetje e fortë për depolitizimin e administratës zgjedhore, – janë risi pozitive dhe tregojnë nivel të lartë ndërgjegjësimi politik të delegatëve, – në disa raste edhe në kontrast me lidershipin politik të vetë forcës politike.

Delegatët e një Kuvendi Kombëtar supozohet se janë qytetarë të përzgjedhur, që kanë një përgjegjësi në parti, në publik dhe në politikë.

Fakti se mbi 40% e tyre lidhen me forcën politike për shkak të traditës familjare ose se pjesa dominuese në parti i përket kategorisë së vjetër historike, tregon nevojën e madhe që kanë partitë për tu reformuar, hapur, krijuar hapësira të reja dhe nxitur anëtarët e saj të kenë identitet politik, të kenë formim politik dhe të kenë vizion personal për politikën dhe të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, fakti se një në pesë delegatë deklaron se është pa marrëdhënie pune në shtet apo në privat, është tregues i natyrës së ashpër të zhvillimeve politike në vend, ku partitë fituese largojnë nga puna mbështetësit e palës tjetër, një cikël i mbyllur që përsëritet pas çdo rotacioni politik.

Nga ana tjetër kjo tregon se një pjesë e madhe e politikanëve tanë sidomos në nivel lokal, nuk kanë profesion tjetër vec marrjes me politikë, duke e parë politikën si mbijetesë, status social, burim financiar dhe jo si profesion të ideve, part time dhe aktivitet vullnetar.

Të dhënat e nxjerra janë një listë këshillash mjaft të vlefshme për politikanët në PD dhe të tjerët në partitë politike, sesi duhen të merren vendime për më shumë demokraci dhe më shumë përfaqësim.

Mbështetja masive për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për zgjedhjen e Presidentit nga populli, për krijimin e senatit, për votën e emigrantëve, për depolizitimin e administratës zgjedhore, etj, janë tregues maturie dhe proteste të bazës partiake ndaj vendimmarrësve politikë.

Këto sugjerime kanë vlerë sidomos në stadin ku ndodhet komisioni bipartiak parlamentar, i cili duhet të bëjë ndryshime në kuadër të reformës zgjedhore.

Studimi i plotë me të dhënat krahasuese për secilën nga rastet e cituara më lart, përfshirë analizën e detajuar mbi pyetësorin e zhvilluar në Kuvendin e PD 2018, do të publikohet në muajin e ardhshëm nga stafi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike.

2 komente në “Anketimi në PD: Demokratët kundër bashkëpunimit me LSI, kërkojnë vetting në parti dhe përjashtim të të akuzuarve për korrupsion”

  1. Al fier says:

    Me këto kërkesa, i bie të ikë kryetari i pari! ?‍♂️

  2. Alban says:

    VDEKJE FASHIZMIT !
    LIRI POPULLIT !

    Ne vend te hyrjes ,,,

    KAPEN NE FLAGRANCE NEONAZISTET E SHQUP- IT DHE SALI LUL HITLERIT !

    A doni me per fytyren vertete e nazi-fashisteve te Sali Lul … Hitlerit , te Bujar Karaosmanit, Alizoteve dhe Alibeajve !?
    Cfare rastesie !?
    Ne kohen qe po shkruan a analize ne meposhteme vjen ku lajm i turpshem, trondites, kobezi per terroriste 24 karat nazi-fashist ! Kapen ne flagrance neinazistet e SHQUP-it
    Fjalen e ka Arta Marku !

    VDEKJE FASHIZMIT
    LIRI POPULLIT !

    – Nder e lavdi deshmoreve dhe heronjve te Atdheut e Kombit shqiptar !

    – Lavdi e pavdekesi !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A ka parulle me demokratike, me qytetare, me atdhetare ne Bote se kjo !
    Ne populli, me popullin, per popullin eshte shpirti, zemra dhe mesazhi madhor i Kushtetutes se Nenes Boterore te demokracise amerikane
    Ata ishin ne populli, me popullin, qe dhane jeten si me le per lirine e popullit dhe Atdheut e vet !
    Shumica e tyre nuk e dinin as se cfare do te thoshte fjala parti aq me pak komuniste !
    Nuk e dinin as kishin degjuar se kush ishte Enver Hoxha as Tarrasi, as Shpati, as Abaz Kupi, as Mehdi Baj Frasheri, as Mustafa Merlika as… te shkruanin emri e vet !
    Po e dinin mire se kush ishte e cfare ishte Atdheu, Shqiperia, Kombi… Dheu e Toka ku u kishte rene koka !
    E dinin dhe e kishin ne zemer e shpirt me dhane jeten si me le per liri e per Atdhe !
    E dinin po ashtu fare mire se kush ishin bajraktaret, bejleret e agallaret, cufligaret … te gjithe tituj te pushtuesit gati 500 vjecar turk per sherbimet, spiunimet ne dobi te Portes se Karte, te Stambollit, Beigradit, Athines, Romes… dreqit e te birit !
    E dinin sepse i kishin ne mishin e ne trupin e tyre, ne kurrizin e tyre e femijeve te tyre vrangat e kamxhikeve dhe vuajtjeve te tyre prej skllavi te tyre!
    E dinin se pasuria e tyre, kullat sarajet e tyre, se bolleku I tyre ishte ngritur mbi skamjen e varferine e vet, mbi skllaverine e analfabetizmin e tyre !
    E shihnin DHE beje in se mbas cdo pushtimi e zaptimi pasurite e a tij grushti shaiptaresh antishqiptare shtohehshin edhe me shume ndersa thika e tyre shkonte deri ne palcen e fakirave !
    E shihnin se pashallaret e bejleret, agallaret e Sulltaneve ktheheshin ne Vovodet e Nacallniket e Beogradit, ne Zervistet e Athines, ne karabineret dhe nareshallet e Musolinit, ne kapitenet e Feldmarreshallet e Hitlerit …
    E kutpuan se cilido qe i sherbeu pushtuesit te trojeve shqiptare, cilido qe bashkepunoi, spiunoi, perfitoi tituj, grada, pasuri nga zaptuesi ottoman, serb, grek, Italian, gjerman a kushdo qofte ai, vecanarisht ndaj armikut te perbotshem nazi- fashist eshte armik i popullit dhe demokracise, tradhetar e vrases i Shqiperise e kombit shqiptar !
    E kuptuan se nuk kishin cte humbnin me pervec prangave te skllaverise dhe zinxhireve te skamjes dhe mjerimit !
    Ndaj u ngriten ne kembe e rroken armet per liri !
    Cdo qindarke e grabitur , perfituar me sherbime ndaj pushtuesve apo armiqeve, spiuneve e tradhetareve te Atdheut e popullit te vet, me hajni, me korrupsion, mashtrim, padrejtesi popullit apo shtetit te vet duhet ti kthehet pronarit te ligjshem te tyre, popullit dhe shtetit shtetit !
    Pa perjashtim, me tere fuqine e ligjit !
    Shteti e ka zemren prej guri thoshin greket dhe romaket e lashte!
    Shteti i se drejtes, shteti ligjor e ka zemren prej pushtuesve apo armiqeve, spiuneve e tradhetareve te Atdheut e popullit te vet, me hajni, me korrupsion, mashtrim, padrejtesi popullit apo shtetit te vet duhet ti kthehet pronarit te ligjshem te tyre, popullit dhe shtetit shtetit !
    Pa perjashtim, me tere fuqine e ligjit !
    Shteti e ka zemren prej guri thoshin greket dhe romaket e lashte!
    Shteti i se drejtes, shteti ligjor e ka zemren prej ligji e prej drejtesie !
    Vdekje fashiizmit !
    Liri Popullit !
    Lavdi te perjetshme atyre qe dhane gjene me te shtrenjte, gjakun dhe jeten per lirine e Atdheut e vet, deshmoreve dhe heronjve te te gjithe koherave nga Iliret e lashte e deri sot !
    Nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist, ka thene Vaclav Havel !
    Nese kini dyshim shihni Sali Berishen e Bujar Nishanin qe nuk lane tradhetar e spiun, terrorist e rankovicist, Karaosman e Toptan pa dekoruar, shperblyer e nderuar …
    Nuk ka fashist as nazist me te keq e me te rrezikshem se fashistI apo nazisti antifashist a antinazist !
    Nese kini medyshje shihni Aluzotet dhe Alibeajt e djeshem dhe te sotem qe me gjuhen e mllefin e tyre nazifashist ua kalojne edhe parardhesve te tyre !
    Vdekje fashizmit !
    Liri Popullit !
    Lavdi e Nderim ne pavdekesi ne Altarin e Kombit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje