Nga Carlo Bollino
Në pritje që të shpërthejnë ethet e basteve mbi rezultatet e Botërorit të futbollit, që nga dita e enjte po përhapet basti nëse Saimir Tahiri do të arrestohet nga prokurori apo jo. Analistë, politikanë dhe thashathemenxhi nuk flasin për gjë tjetër. Pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit dhe humbi çdo lloj imuniteti politik, ashtu si çdo qytetar tjetër që do të cilësohej si fajtor për një krim, ai mund të arrestohet pa i marrë leje Parlamentit. Por, edhe në Shqipëri, ashtu si në pjesën me të madhe të shteteve demokratike, nuk është Prokuroria, e cila vendos të arrestohet apo jo dikush, por është Gjykata, ndërkohë që Prokuroria ka të drejtë vetëm të kërkojë arrestimin.
Vetëm se këtu çështja nuk është proceduriale. Hipoteza se ish-ministri i Brendshëm mund të arrestohet bazohet mbi faktin se, që prej gjashtë muajsh, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ta arrestojë duke paraqitur disa dokumenta të ardhura nga Italia dhe një dëshmi të marrë në Shqipëri, por Parlamenti gjykoi se ato ishin prova të pamjaftueshme. Kuvendi nuk pranoi që të arrestohej Tahiri, por autorizoi Prokurorinë të vijonte çdo lloj tjetër hetimi që e gjykonte të domosdoshëm lidhur me të, natyrisht me objektivin që të mblidheshin prova më të shumta. Në këta gjashtë muaj, katër prokurorë kanë hetuar mbi Saimir Tahirin në kërkim të provave që të tregojnë me fakte lidhjet e tij me trafikun e drogës: kontrolluan shtëpinë e tij, morën në pyetje bashkëpunëtorët e tij, përgjuan thirrjet e tij telefonike, kontrolluan gjithë kontaktet e tij dhe dokumentat e nënshkruara prej tij kur ishte ministër, kontrolluan e-mailat e tij personalë, e morën atë vetë në pyetje dhe punuan sëbashku me autoritetet italiane dhe greke.
Pyetja korrekte që duhet të shtrohet sot nuk është nëse Saimir Tahiri do të arrestohet pas dorëzimit prej tij të mandatit parlamentar, por nëse, në këto gjashtë muaj, Prokuroria ka gjetur apo jo prova të reja që të justifikojnë arrestimin e tij. Në rast se janë gjetur, Prokuroria, siç parashikon procedura, do të kishte mundur të paraqiste kërkesë të re në Parlament për arrestimin, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo të le të supozosh se nuk ka prova të reja, apo ato nuk jane ende të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Kështu që nuk kuptohet pse, vetëm për faktin që tanimë Tahiri nuk ka imunitet, ai tani duhet të arrestohet.
Arrestimi nuk është një hakmarrje politike, por një masë parandaluese, e cila synon të shmangë atë, që i pandehuri të përsërisë krimin, apo të zhdukë provat. Tahiri nuk është më ministër dhe kështu që nuk mund të krijojë lehtësi për asnjë trafikant dhe, pas gjashtë muaj hetimesh, është e vështirë të besosh se ende ekzistojnë diku prova kundër Saimir Tahirit, të cilat ish-ministri mund t’i zhdukte. Me përjashtim të rastit të ndonjë të papriture (pra, në prani të fakteve të reja, apo dëshmive të reja), nuk besojmë se mund të imagjinohet një arrestim i Tahirit, vetëm nëse vendoset që ai të bëhet një kokë turku, për të treguar se tani “drejtësia” funksionon me të vërtetë.
Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që Prokuroria, edhe pse nuk e arreston, të mos vendosë ta çojë atë para Gjykatës në gjendje të lirë për ta gjykuar për trafik droge. Në disa aspekte, mund të ishte pikërisht ky, mjeti i verifikimit që vetë Tahiri, nëpërmjet gjestit të tij kurajoz të dorëzimit të mbrojtjes parlamentare, po kërkon, në fund të fundit. Vetëm një çlirim i plotë nga akuzat prej një Gjykate, në të vërtetë, do ta shfajësonte atë publikisht dhe përfundimisht nga akuzat dhe nga insinuatat kundër tij. Por edhe për të filluar një proces kërkohen prova, dhe a janë apo jo këto prova? Ato që gjashtë muaj më parë iu paraqitën Komisionit Parlamentar të Mandateve dhe që përfunduan më pas nëpër media, nuk janë prova që ta mbërthejnë Saimir Tahirin me ndonjë përgjegjësi penale. Fakti që dy trafikantë, edhe pse kushërinj, flasin për të në një përgjim telefonik, nuk është një provë gjyqësore dhe fakti pse i ka shitur makinën kushëririt trafikant dhe që e ka takuar jashtë shtetit kur ishte për pushime me grua e fëmijë nuk e bën atë trafikant droge. Madje, është kaq e pabesueshme që një ministër ta ketë lejuar të përdoret kaq lirisht makina e tij si mbulim për një trafikant, saqë kjo duket më shumë si një provë në favor të besueshmërisë së Tahirit, se sa për të kundërtën.
Dhe këtu nuk ka vlerë teoria e shumë analistëve, të cilët besojnë tek “perceptimi i fajësisë”: vepra penale, ose faktohet me prova të qarta, ose nuk është kryer kurrë. Dhe rreziku më i madh për Saimir Tahirin mund të jetë pikërisht ky: të mbetet përgjithnjë në Limbin e paqartësisë. Pasi, nga akuza penale mund të çlirohesh me një vendim gjykate, por nga insinuatat dhe dyshimet është shumë më e vështirë të dalësh.
Carlo te lumte! Shqiperia ka dy emra kriminelesh politikane Sali- Meta qe po bejne c’do gje per te shpetuar koken e tyre! Prapa tyre qendron lukunia e PD-LSI qe ata e ngriten me krim,terror dhe dosje korrupsioni! Vini re qe asnje nga partite e tyre nuk sulmon Meta-Sali! Pse? Ju kane dosjet e hajdutllekut! Por une mendoj se do te terhiqen se kane friken e effektit domino me futjen e Tahirit pa prova! Keta te dy mafioze kane krijuar edhe median! Bushati paguhet nga Basha ,Shkullaku nga Argita,Zheji sofisti, nga Meta dhe nje varg tjeter TV e portalesh me ne krye Blendin! I kane kopsitur mire shume gjera dhe do te jete veshtire per t’i denuar por shpresojme!
Nje BRAVO e madhe Karlo Bolino.
Nje analize e argument llogjik prej profesionisti dhe jo prej KAZANIT me …i thashe,… me tha, i tha… e idiotizma te tjera te ketij lloji.
Mesoni pak o popull i gazetarise idioteske.
Ja si duhet gjykuar o ANALPISA..!
Kjo “mesele” nisi qe me prokurorine e Adriatik Sali Llalle Berishes. Nisi me metoda te huazuara nga sajesat e kurthet e ish Sigurimit te Shtatit. Besoj se te gjitheve u kujtohen atometoda te peshtira, ato “armet” e fshehura ne kisha e ne castin kur arrestoheshin prifterinjte armiq te popullit, organizohej edhe nje KINOSTUDIO e tere per te filmuar “provat”.Prokuroria e Llalles cfare nuk beri.qe ti “lidhte” “provat” e sajuaara kunder Saimir Tahirit. Sa bllof i turpeshem, per shembull dolen ato 7 qind e ca mijera eurot qe medemek ishin te Tahirit.Perse Prokuroria nuk prononsohet per ate bllof? Sajesa e bllofe te tjera na presin por megjithate drejtesia mund te vonoje por e vertata mbi te do te triumfoje!
Tahirit do tja HAJNE MUTIN TE GJITJE ATA QE FLASIN BROCKULLA.. !! DREJTESI NE SHQIPERI SKA.. SI PROKURORET DHE GJYKATESIT JANE KRIMINEL NE SHERBIM TE KRYEMINELIT SALISERBI.. !!!
Carlo pershendetje.Analize e sakte.Kjo nuk eshte gje tjeter vetem nje sajese e ngritur nga plaku i Vicidollit per te permbysur qeverine se è dine qe populli nuk ua jep me votbesimin,shto aty dhe krijimin e situates jostabile per te penguar ecurine e reformes ne drejtesi.Deri dje è kishin me Tahirin per te shkuar tek qeveria ,tani qe Tahiri ska me mbrojtje parlamentare shpikin gjoja mareveshje me Ramen.Jane bere aq qesharake sa do te ngelen ne histori per keto akrobacira.Tani jane bere bashke edhe me partine è dhomes se gjumit ,keshtu qe mjere ky popull qe eshte marre peng nga kjo lukuni e babezitur dhe se le te ece perpara.
Bravo Carlo plotesisht dakord me ty, por jetojme ne kohen postfactuale kur ta bejne gjyqin opinionet, thashethemet, media qe marrin deren ne krahe dhe nuk kane nevoje per lajm te faktuar, Sala qe kerkon djegjen e shqiperise per here te trete a te katert, monika pa cizme qe kerkon te jete te jete qeveria. Bile edhe disa nga parlamentaret evropiane duket se u mjafton vetem bad perception i krijuar per shqiperine.
Ore Bullon fytyre majmuni provat u zhduken per 6 muaj prandaj ja hoqi imunitetin Edi rama ore vegel e Edi Rames
Bravo
Te lumte per gjykimin realist! Saimir Tahiri ishte i pari qe beri polici serioze ne ne 27 vjet “Democracy”. Kjo nuk pelqehet prej horrave qe e katandisen shqiperine nje stan pa zot.
Po te kishte kryer Saimiri ndonji akt te kundraligjshem ,do ta kishin prangosur qe ne sekondat e para !
Atehere kur kryemafiozi Llalla ishte nji ushtar besnik i kapove te tij ,dhe kriminelet e pd se donin alibi per te rrezuar Ramen, dhe sikur te kishte proven me te vobekte ,Saimirit do tia kishin shpupulisur cdo gje.
Por te gjithe jane te ndergjegjshem se Saimiri nuk mund te binte kaq poshte !
Jam 1 miliard% i sigurte se Saimiri i do te dali i paster , brilant !
Po do ta harrojme fare kete rast , se do te pasojne shume zhvillime marramendese , ku jo me prova e me fakte do te dalin ,sa kush u mor me ceshtjen Tahiri do te ndihet si i …dhjere !
Kam patur dhe kam shume respekt per zotin Bollino, por sinqerisht nuk e kuptoj se përse dreqin e përzien vehten me të tilla analiza dhe probleme. Gjykoj se çdo njeri që e fut vehten në të tilla probleme, pa më të voglin dyshim tregon se politikisht është palë. E them këtë pasi tek zoti Bollino, ajo që kam vlerësuar ka qënë, të paktën në dukje, neutraliteti, paanësia politike. Por shoh se qënkam gabuar….
JAM PER PAFAJSINE E TAHIRIT , PANVARSISHT SE KA BASHKEPUNIM ME KUSHERINJTE E TIJ . MAKINA E MINISTRIT SHERBEU PER TE BERE TRAFIK LIRSHEM . SHQIPERIA ESHTD TEPER E VARFER DHE DUHEJ TI SHERBENIN HERONJ SI TAHIRI .
Halli i Prokurorise eshte me i madh se ai i S.Tahirit. Prokuroria eshte mesuar me variantin :”… ta fusim nje here brenda pastaj shohim e bejme se do te gjejme ndonje prove.”
Tek ky rast nuk shkon më kjo pune.
Prokurorise i kerkohet te gjeje me doemos prova pasi e ka kerkuar nje here arestimin.
Me pak fjale i kerkohet te beje pune sepse, tashme ajo ka dale ne driten e diellit. Po e shikojne te gjithe.
Po kur ka bere ajo ndonjehere pune?
E mjera Prokurori !
Ne ceshtjen Tahiri maxhoranca u gjend e pa pergatitur dhe ne mendimin tims’kishte arsye te vepronte dukekundershtuar kerkesen e prokuroris.
Ne cilin nen te kushtetutes thuhet se kuvendi miraton arestimin e njerit apo tjetrit?Loja e piste e prokurorise e ndikuar nga opozita krijoi shume hamendesime pa baze ligjore.Faktet per nje shkelje nuk i gjykon parlamenti por gjykata.E gjithe kjo zhurme behet per karigen e shpellarit,per shkaterimin e ketij vendi.
Malo Kanina, perjetesisht i gabuar do jesh sa kohe te kesh nje cope muti ne vend te trurit. U be bytha jote te gjykoje nje gazetar kaq profesionist si Bolino. Idiot noterik!
Hani mut sa te doni ju debila.Po te ishte ndonje Minister i Saliut kjo gazete do te shqyej bythesh duke kerkuar arrestim te tij,ndersa tani pse eshte i PS,na dilni me komente.Ptuuuu fare e keqe,gazetare leshi.Kurre nuk beni hajer ju mut gazetaresh sepse ju mbani ane politike.
Ky është GAZETAR dhe jo si të tjerët që janë ” gazetar”.
Bollino si tenderues i rilindjes po i ben hysmetin ceshtjes “Tahiri” dhe qeverise ne shenje falenderimi per Bunk’artet e per tenderat qe e bene milioner por jo gazetar.