Drejtorët që nuk u përgjigjen njerëzve duhet të largohen, është shprehur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në turin e llogaridhënies publike të qeverisë në qytetin e Durrësit.
“Ata zyrtarë të cilët nuk i përgjigjen njerëzve apo që janë kthyer në një problem për njerëzit, duhet të largohen. Këtu unë e kam mandatin të plotë jo vetëm në autoritetin si ministër por mbi të gjitha mandatin për të adresuar në vend ato probleme që duken dhe janë të akumuluara.
Në rastet kur administrata ka mbyllur dyert dhe nuk po reagon, ne jemi të detyruar të marrim masa. Le të bëhet shembull për të tjerët sepse ka të tjerë që e bëjnë më mirë atë punë”, tha Gjiknuri.
Në po këtë linjë, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako drejtuar funksionarëve lokalë në këtë qark.
“Do të mblidhemi prapë. Ai drejtori, nëse nuk do ta ketë bërë për faj të drejtorit të japë llogari dhe të ikë në shtëpi, kushdo qoftë drejtor, i ujësjellësit apo i kanalizimeve.
Këto takime janë për të vënë njëfarë drejtësie para atyre njerëzve që i kemi zgjedhur të drejtojnë dhe u kemi dhënë poste publike si administrator. Janë në provë për të treguar aftësitë e tyre, nëse i shërbejnë këtij komuniteti dhe këtyre njerëzve që i kanë zgjedhur.
Në momentin që nuk janë të zotët ta bëjnë këtë punë, çka do të dalë nga këto llogaridhënie që ne po bëjmë, do mbajnë përgjegjësi edhe ai drejtori i ujësjellësit nëse se ka sjellë ujin, edhe ai drejtori i elektrikut, edhe ai drejtori i policisë ndërtimore apo kushdo tjetër që mund të pengojë zgjidhjen e problemeve për faj të atij”, këmbënguli Dako.
Po ke tatimet qe askush nuk te pergjigjet ne Durres…..
po mire more Dako po ato pusetat anesore te hapura prej 4 vitesh ne rrugen Abaz celkupa qe jane bllokuar fare prane kopshit te antikapateve qe bejne qe rruga te permbyete me 10 min, shi a nuk ka nje organizem qe i mbyll, po pusetat ne mes te rruges te geryera anash nga asfalti apo betoni a nuk ta vrasin syrin qe acarojne gjithe shoferat ne Durres . Po pusetat ne hyrje te Durresit tek tabela Durres qe jane fundosur qysh prej 4 vitesh rreth 30cm dhe gjithes shoferat shmangin drejtimin per te mos rene brenda. Nuk ta vrasin syrin more Kryetar qe kalon perdite. Po rruga Shkozet shijak qe eshte shkaterruar perfundimisht nag firma qe shtriu kabllin 20kv qe demtoi rende ne menyre te pakthyeshme tabanin e kesaj rruge te ndertuar para 60 vjetesh dhe nxori guret ne rruge .Firma fitoi milionat kurse mijra qytetare mallkojne vehten kur kalojne ne rrugen Shkozet – shijak ., Po nga ura dajlanit nuk ta vret syrin nje vije 20 cm deri ne shkozet qe e ka bere nje firme qe shqeteson shoferet , po gropat ne rruget e brendeshme qe rrine me vite pa u riparuar e sa ka si keto, po bulevardi i Durrsit qe i shkund makinat mire nga guret qe zevendesuan asfaltin , e sa ka keshtu probleme , Dako uli syte poshte kur ecen neper durres ose veri ne pune strukturat qe flene gjume,,,,