Që prej Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ku fitoi mbështetjen e demokratëve të zakonshëm, mediat pranë kryedemokratit Lulzim Basha kanë filluar një sulm frontal ndaj Ibsen Elezit.
I fotografuar mëngjesin e sotëm në kafe me socialistin Safet Gjici, dhe demaskuar nga mediat e PD-së, demokrati Elezi shuan zërat dhe aqaron të vërtetën.
Elezi thotë në Balkanweb se ka qënë Gjici ai që e ka përshëndetur për vetëm dy minuta duke shprehur dhe revoltën ndaj teorive konspirative të hedhura në media. Ai shton se Gjici është mik me Flamur Nokën dhe se ky i fundit e ka përkrahur disa herë.
“Safet Gjicin e njoh vetëm si President të Kukësit. Na lidh pasioni për futbollin. Takimi me të mëngjesin e sotëm ka qënë fare rastësor. Unë po pija kafe me disa miq të mij artistë, ndërsa Gjici erdhi aty bashkë me futbollistët. Më përshëndeti dhe u ul në kafe vetëm për dy minuta. Shok e ka Flamur Noka atë, e ka ndihmuar Gjici në Shumë raste”,sqaroi Elezi.(TemA)
Po c’te keqe ka o Ibsen te pish kafe me Gjicin? Mos bjer ne llumin e kazanit te lulushit! Respekte dhe pije kafen me ke ta do qefi . E mos i jep shpjegime ketyre kellirave.
Po pse cfare ka Safet Gjici per te mos u ulur me te? Miqesia me te nderon cdo Kuksian te majte dhe te djathte. Dhe ti e ul vehten me kete “autokritike”.
Te dija me dinjitos.