Në kulmin e bashkëpunimit në opozitë, baza e Partisë Demokratike është kundër një koalicioni PD-LSI për zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokartike, Instituti i Studimeve Politike ka zhvilluar një anketim duke pyetur 180 delegatë.
Ndërkohë, për marrëveshjen për refomat me Partinë Socialiste numri i atyre që janë kundër është rreth 51 për qind, 2 për qind më pak se ata që kundërshtojnë një aleancë me LSI-në.
“Në kulmin e partneritetit aktiv midis PD e LSI, më shumë se gjysma e delegatëve të PD (54%) janë kundër një koalicioni zgjedhor 2019 dhe 2021 me LSI. Përqindja e atyre që janë pro këtij koalicioni është 37%, pra 2% më pak sesa ata që mbështetin një marrëveshje politike me PS. Preferenca një pakti të ri politik me PS ose vijim të marrëveshjes aktuale me të, në dy rastet është më e lartë sesa koalicioni elektoral me LSI”, thuhet në gjetjen e sondazhit të ISP.
Numri i delegatëve që janë kritikë me marrëveshjen politike Rama-Basha në maj 2017 është 4 për qind më i lartë sesa numri i atyre që japin vlerësime pozitive për këtë marrëveshje. Rreth 90 për qind e të anketuarve duan votim elektronik, ndërkohë që besojnë se votat e PD u blenë në 2017.
“Delegatët u pyetën nëse ende besojnë se votat e PD në zgjedhjet parlamentare 2017 janë blerë duke sjellë humbjen e saj. 83% konfirmuan këtë tezë dhe vetëm 17% mendojnë ndryshe”, shton ISP.
Delegatët janë pro votës së emigrantëve, ndërkohë në masën 93 për qind janë pro një vettingu në politikë. Afërsisht, po kaq është shifra e atyre që mendojnë se në partitë politike ka elementë të korrruptuar, duke përfshirë PD.
Ndryshe nga praktika aktuale e partisë, baza e PD mbështet dukshëm me 83 për qind zgjedhjen e presidentit nga populli.
Une jam socialist dhe do pranoja te benim koalicion dhe me Pd, Pdiu, paa, por vetem me particken e Edhjet Braimkarit ( Endrit Braimllari) nuk do beja kurre koalicion sepse eshte Particka me e urryer ne shqiperi.
NORMAL , DUAN TE VJEDHIN .
Sigurisht qe sondazhi thote se demokratet duan me teper kualicion me ps se sa me lsi , eshte mburoje me e sigurt ps-ja , para ligjit , bejne ceshte e mundur te kamuflohen , te mbulohen . lsi-ja eshte si shpi pa cati , hyn e del dhe prap je ne meshire te zotit . Megjithate demokratet endra me sy hapur shikojne , vetem nje keshill mund tu japesh : pirdh , pirdh se do lirohesh …….