Nga Ilir Yzeiri
Para disa ditësh në Macerata të Italisë u shfaq një video në të cilën disa fëmijë shiheshin duke qëlluar me shkop një figurinë të madhe të varur nga këmbët me kokë poshtë dhe të mbushur me pambuk derisa iu shkëput koka.
Ishte data 25 prill, dita e festës Kombëtare të Italisë, e cila u shenjua në vitin 1946.
Pikërisht në këtë ditë u shfaq kjo video që, për hir të së vërtetës, ishte shumë e vrazhdë, e ulët dhe, për më tepër, kishte përzier edhe fëmijët në një simbolikë të turpshme. Kuptohej aluzioni me fundin tragjik të Musolinit, me skenën makabre të varjes me kokë poshtë të tij dhe linçimin që i bëri turma. Këtë mizanskenë kishin riprodhuar edhe autorët e skenës në Macerata.
Ditën e 5 Majit, siç e pamë të gjithë, një grup, që më vonë u paraqitën si militantë të PD-së, dhunuan një grup tjetër veteranësh pleq pse ata kishin dalë më portretin e Enver Hoxhës. Mesa duket militantët e PD-së u provokuan, siç thanë ata, nga portreti i Enver Hoxhës dhe i dhunuan veteranët e gjorë me grushte e shkopinj.
Nëse i sheh me gjak të ftohtë të dyja ngjarjet, do të vëresh se në rastin e parë emocionet e shpërpjesëtuara antifashiste, pa asnjë provokim, krijuan një mizanskenë makabre duke futur fëmijët në një lojë me përmasa ideologjike.
Në rastin e dytë, emocionet e shpërpjesëtuara antienveriste dhe antidiktaturë prodhuan një skenë krimi dhe përleshjeje fizike dhe njëri grup, duke dhunuar disa pleq, shfryu me këtë rast edhe inatin e grumbulluar prej kohësh, por jo si emocion antienverist, por si një emocion i fshehur antiqeveri, sepse, sipas tyre, fajin e kishte Edi Rama.
Po ashtu, si ngjarja në Itali, si ajo në Shqipëri na tregojnë që episode të tilla nuk janë vetëm prodhim i vetëdijes së çartur shqiptare. Skena në Itali, fjala vjen, është po aq pa shije dhe e pështirë sa ajo te Varrezat e Dëshmorëve.
Të dyja ato episode, por edhe shumë të tjera që mund të qëmtohen në kohë të ndryshme, na ndihmojnë të kuptojmë se shpirtrat e njerëzve pas Luftës së Dytë Botërore nuk janë qetësuar dhe kujtimi i fashizmit dhe komunizmit si periudha të errëta në shoqërinë europiane trazojnën ende si italianët ashtu dhe shqiptarët. Deri këtu, unë nuk shoh ndonjë dramë të madhe.
Në një shtet demokratik dhe të lirë, përgjegjësia është vetjake dhe shkelësit e ligjit, apo ata që dhumojnë fizikisht një tjetër, pavarësisht motiveve, duhet të përgjigjen sipas ligjit. Ajo që është shqetësuese në rastin tonë nuk lidhet me aty dy grupe që inskenuan luftën me partizanë e ballistë në Varrezat e Dëshomrëve të Kombit, duke u përleshur për një fotografi .
Për hir të së vërtetës, ata që e mbanin në dorë atë pankartë janë më të sinqertë se shumica e shqiptarëve dhe elitave sidomos të quajtura të djathta apo të PD-së që, në veprimin e tyre politik, kanë zgjedhur eneverizmin si ideologji.
Të jesh nostalgjik i Enverit dhe të jesh enverist në shpirt janë dy gjëra të ndryshme, por e dyta është më e rrezikshme se e para.
Një veteran nostalgjik i Enverit mund të jetë një shqiptar që me veprimin e tij nuk dëmton askënd në këtë botë, përveçse provokon në ndonjë ambient publik, ndonjë antienverist.
Sapo mbaron ajo festë apo ai përvjetor, ai veteran i gjorë, kthehet në shtëpi dhe vijon jetën e tij modeste në ndonjë pallat të humbur të Tiranës, i harruar nga fëmijët e të afërmit dhe jeton me një pension mizerabël e shtyn ditët duke treguar me shokët e tij nga parku historitë e Luftës Nacionalçlirimitare.
Ky shqiptar enverist nuk i bën dëm askujt. Shqiptari enverist me emrin Sali Berisha që u konvertua në demokrat dhe udhëhoqi këtë vend pas përmbysjes së komunizmit, i ka bërë dëmin më të madh jo vetëm Shqipërisë, por sidomos edhe atyre që ishin përndjekur nga diktatura.
Ky njeri instaloi enverizmin si formë të menduari duke ndërtuar një sistem politik që kishte në themel urrejtjen për kundërshtarin politik, vrasjen, vjedhjen e pasurisë publike, klientelizmin dhe shitjen e inetereave të atdheut.
Enverizmi si formë të menduari është bërë sot ideologjia zyrtare e Partisë Demokratike e cila nuk respekton asnjë parim demokratik, por është konceptuar si një sipërmarrje private e familjes Berisha që përmes Lulëzim Bashës kontrollon aksionet politike dhe ekonomike të kësaj force politike. Enverizmi është sidomos forma ekstreme e urrejtjes në ligjërimin publik.
Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë instaluar në gjithë këta vjet gjuhën e urrejtjes dhe të shantazhit e të konspiracionit politik. Kurrë më parë Shqipëria nuk ka njohur një ligjërim më të shthurur e më të ndyrë se sa ai që artikulon Berisha dhe PD-ja për Shqipërinë.
Enverizmi mbështetet sidomos të ndarja e shqiptarëve në të kuq e blu. Shqipëria sot është një vend i përçarë, me instutcionet e besimit të rrënuara, sepse në këta tridhjetë vjet, sidomos ligjërimi dhe veprimi politik i Berishës dhe PD-së ka instaluar gjuhën e luftës dhe të urrejtjes.
Shqiptarët mund të kenë njëmijë arsye që të jenë të pakënaqur me PS-në, sepse ajo, tradicionalisht, është trashëgimtarja e Partisë së Punës.
Mund të ketë një mijë e një paragjykime për këtë forcë politike, por atë që i ka bërë enverizmi i PD-së Shqipërisë nuk ia kanë bërë as pushtuesit.
Kujtoni pak luftën civile të vitit 1997. Kujtoni vjedhjen makabre që iu bë shqiptarëve me skemat piramidale dhe shkatërrimin e gjithçkaje në këtë vend. Mund të flasim gjithë ditën për rebelim të armatosur e për çfarëdo revolte tjetër, por ai që e shkaktoi këtë rebelim ishte Sali Berisha kulti i tij i pushtetit.
Nxitja e pasurimit me çdo kusht dhe me çdo çmim e bënë Shqipërinë një vend të mbytyr nga krimi.
Enverizmi është asgjësimi i votës së lirë dhe PD-ja me Sali Berishën është ajo forcë politike që instaloi në Shqipëri institucionin e vjedhjes së votës më 22 maj 1996. Unë e mirëkuptoj çdo të përndjekur politik që nervozohet kur sheh portretin e Enver Hoxhës.
Nëse qëllon me shkop apo me grusht një plak pse mban një portret të tillë në duar ai që e bënë këtë veprim duhet t’i dalë zot vetes dhe të përballet me ligjin.
Ndërsa nëse do të mendohemi një çast dhe do të sjellim ndër mend se çfarë ka ndodhur në këta vjet dhe pse nuk po çlirohemi dot nga enverizmi, unë mendoj se nuk e ka fajin ai veterani i gjorë që mban një portret të Enver Hoxhës në shi.
Analize brilante! Cilesore dhe bindese! Ne cdo rrjeshte te saj!
Eh more Ilir Yzeiri,biri i komunistit,qe shkruan duke hedhur balte mbi shpirtin e tyt eti!
Berishizmi eshte FASHIZEM e jo enverizem!
Enver Hoxha cliroi Shqiperine dhe ndertoi vendin,ndersa Berisha grabiti dhe e shkaterroi Shqiperine komplet!
Nuk nxirret buka me mbrockulla Ilir!
ILIR yZEIRI, e ke menderosur me kete shkrim. Enverizmi eshte Forca frymezuese dhe udheheqese per Clirim, Rindertim, Progres dhe Zhvillim . Mbi te gjitha Shqiperia, Shqiptarizmi dhe shumica e Popullit shqiptar.
Por Berishizmi, eshte e kunderta, eshte Shkaterrimi, Regresi dhe Polarizimi ekstrem i shqiptareve, Droga dhe Prostitucioni, Krimi dhe Korrupsioni.
Ilir Yzeiri, shpelahu me ndonje shkrim ndryshe nga Ky qe te ka ndotur e nxir.
Shpresoj ne refleksionin tend !
Bravo ilirjan.ke dhene pergjigje brilante
Nje shkrim dhe analize brilante
Te lumte z. Yzeiri!
PO ne qe na çan k,,,n busti zogut ter diten ne mes te tiranes çfar duhet te bejm , po kur shikojm antishqiptaret e PDse per dit çfar duhet te bejm . te marim hunjt e pushket ,kta mostra qe rrahen kta pleq te keqen e kan nga te paret e tyre qe tradhtuan vendin u bashkuan me pushtusin u ben sherbetor te agjenturave te huaja UDBse e tjer , kte vul turpi ktye kafsheve te ardhur nga malet qe zihen me ca pleq me gur ja vun ne ball te paret e tyre , nga ENVERI moren çfar merituan bile tani qe shohim kta kafshet pjellet e tyre ENVERIT i japim te drejt rrespekte atij burri shteti i njifte kta kafsh prandaj i burgoste dhe i internonte se paskan qen vertet te rrezikshem per komunitetin , te vesh dor mbi pleqt esht njesoj si te rrahesh nje femij , se ai esht i pa fuqishem , por ktu nuk ka shtet jan plera pa byth socialistet kan frik se i etiketojn komunist , merni dameken e tradhtarit ateher lidhuni me agjenturen serbe dhe greke te jeni heronj dhe ju si kta te shqupit , kokrrat e pederastave qe jeni gati te shkelni mi gjakun e te parve tuaj vetem per pak perfitim politik kokrrat e legenave , nuk ju vjen turp ,te gjith vasal te ENVERIT keni qen shikoni filmimet e asaj kohe si bythqira te ter benit shuplaka dhe therrisnit març nga ditet tona , kokrrat e pushtave nga te persekutuarit deri tek ai i thjeshti i pa angazhuari , ju e mbajtet ENVERIN ju te persekutum ne spaç kur vdiq ENVERI te ter e qat ate , tani beni si kurva sikur jan vetem kta pleq te pa mbrojtur qe e mbajten ENVERIN , ju kurvat e parlamentit te ter nga te dy krahet e politikes ju te persekutumit e leshit ju ish bugaxhinjt te ter ju e mbajtet ENVERIN i thuret keng e vargje dhe ma do mendja qe kta pleq qe rrahet sot , baballaret e ktyre kurvave qe vun dor mi kta pleq nuk i linin pleqt ti afroheshin ENVERIT ne ate sistem , njerz pa byth pa der e moral , kurr mos bofshit hajer popull gabel pa dinjitet , mos shkelni e perdhosni ato varreza deshmoresh se asnjeri nga ju nuk e meriton te shkoj ne ato varreza , vetem ED RAMA mund te hyj qe te pastroj bustin qe ka ber i jati , jo per varrezat , se po te çohen ata nga varri e nxierin pa brek nga ato varreza ED RAMEN pun legenash popull shkerdhat , komunist nuk kam qen kurr , por me ka shoku kjo ngjarje , lavdi ENVER HOXHES dhe i lumte krehu me lufte e klasave keshtu i paskapasdash mushka drut paska qen burr i zgjuar tjetri jo kot.
PO ne qe na çan k,,,n busti zogut ter diten ne mes te tiranes , çfar duhet te bejm , po kur shikojm antishqiptaret e PDse per dit çfar duhet te bejm . te marim hunjt e pushket ,kta mostra qe rrahen kta pleq te keqen e kan nga te paret e tyre qe tradhtuan vendin u bashkuan me pushtusin u ben sherbetor te agjenturave te huaja UDBse e tjer , kte vul turpi ktye kafsheve te ardhur nga malet qe zihen me ca pleq me gur ja vun ne ball te paret e tyre , nga ENVERI moren çfar merituan bile tani qe shohim kta kafshet pjellet e tyre ENVERIT i japim te drejt rrespekte atij burri shteti i njifte kta kafsh prandaj i burgoste dhe i internonte se paskan qen vertet te rrezikshem per komunitetin , te vesh dor mbi pleqt esht njesoj si te rrahesh nje femij , se ai esht i pa fuqishem , por ktu nuk ka shtet jan plera pa byth socialistet kan frik se i etiketojn komunist , merni dameken e tradhtarit ateher lidhuni me agjenturen serbe dhe greke te jeni heronj dhe ju si kta te shqupit , kokrrat e pederastave qe jeni gati te shkelni mi gjakun e te parve tuaj vetem per pak perfitim politik kokrrat e legenave , nuk ju vjen turp ,te gjith vasal te ENVERIT keni qen shikoni filmimet e asaj kohe si bythqira te ter benit shuplaka dhe therrisnit març nga ditet tona , kokrrat e pushtave nga te persekutuarit deri tek ai i thjeshti i pa angazhuari , ju e mbajtet ENVERIN ju te persekutum ne spaç kur vdiq ENVERI te ter e qat ate , tani beni si kurva sikur jan vetem kta pleq te pa mbrojtur qe e mbajten ENVERIN , ju kurvat e parlamentit te ter nga te dy krahet e politikes ju te persekutumit e leshit ju ish bugaxhinjt te ter ju e mbajtet ENVERIN i thuret keng e vargje dhe ma do mendja qe kta pleq qe rrahet sot , baballaret e ktyre kurvave qe vun dor mi kta pleq nuk i linin pleqt ti afroheshin ENVERIT ne ate sistem , njerz pa byth pa der e moral , kurr mos bofshit hajer popull gabel pa dinjitet , mos shkelni e perdhosni ato varreza deshmoresh se asnjeri nga ju nuk e meriton te shkoj ne ato varreza , vetem ED RAMA mund te hyj qe te pastroj bustin qe ka ber i jati , jo per varrezat , se po te çohen ata nga varri e nxierin pa brek nga ato varreza ED RAMEN pun legenash popull shkerdhat , komunist nuk kam qen kurr , por me ka shoku kjo ngjarje , lavdi ENVER HOXHES dhe i lumte krehu me lufte e klasave keshtu i paskapasdash mushka drut paska qen burr i zgjuar tjetri jo kot.
Mi ke mare te gjitha mendimet qe kam shprehur kudo dhe i ke sistemuar ne menyre te shkelqyer.
Enverizmin dhe dashurine per socializmin na e ktheu sali berisha me te gjithe hajdutet e kriminelet sigurimsa qe instaluan ne sistem vjedhjen vrasjen shkaterrimin dhe urrejtjen.
Keta hajdute kritikojne luften e klasave dhe ngriten ne sistem urrejtjen ndaj njeri tjetrit dhe trushplaret jane gati te luftojne per hajdutin kriminel te partis se tij.
Shkrim brilant.
Jo or joooo të gjith enverista janë politikanët shqiptarë..hajdutër po e po por edhe enveriste. ..sa për diferencimin që i bën zotëria juaj një nostalgjiku të enverit me një enverist në shpirt unë mendoj se janë e njëjta gjë. ..thjesht njëri është mut i njomë e tjetri i thatë..mjerë Shqipëria që është e kapur totalisht prej këtyre sharlatanësh politikanë…më bën përshtypje që shumica juaj dërrmuese fryni e shfryni kundra saliut e nga krahu tjetër i rruani trapin …shumica juaj jeni militantë të PS dhe për hir të atij vendi pune që keni ja hidhni të gjitha fajet saliut…ore tranguj a e kuptoni ju që saliu ka vite që nuk qeverris më?? Ku është ai rilindasi juaj që e akuzonte dikur. ..pse sot është zbutur dhe e quan ‘plak matuf’??përse duhen harruar gjithë ato akuza apo ato pazare që ka bërë saliun berisha në kurriz të shqipërisë e të shqiptarëve? ?jau jap unë përgjigjen…sepse edhe ai palloshi juaj është i të njëjtit kallëp me saliun…po aq hajdut sa saliu po aq kriminel sa saliu po aq enverist sa saliu….nguliteni në mëndje se shteti ligjor nuk fal…kush dëmton çdëmton ok?sa bukur di ti kthejë përgjigjet nga fb çorapekuqi. ..saliut pse nuk ia gjeti vendin? un nuk e kuptoj arsyen se si nuk u lodhet duke pritur edin tju ‘rilindi’ shqipërinë? Nuk rilind shqipëria me nostalgjikët e qoftëlargut. .shqipërinë mund ta bëjnë vetëm ata që u dhimbset atdheu dhe nuk e shikojnë pushtetin si një mundësi pasurimi..që të quash ballin kombëtar :”pulaxhinj” do të thotë që je në të njëjtën logjike me qoftëlargun enver. ..një fjalë që lë 100 nënkuptime prandaj mos akuzoni vetëm PD si enverista sepse edhe ju i përkisni së njëjtës hale.. .ti ngrini dollinë sali b dhe n cekës sepse në ’90 populli do tju shkërdhente ADN megjithatë asnjëherë nuk është vonë për të korrigjuar gabimet e së kaluarës …kuptojeni që qoftëlargun tuaj e përçmoi populli dhe ju me paratë tuaja të pista nuk keni asnjë shans që ta riktheni qoftëlargun si një “kolos”të historisë së Shqipërisë. ..vazhdojeni ta reklamoni dita ditës sepse më shpejt do tju kthehet në bumerang dhe populli tju hedhi në hale juve dhe qoftëlargun tuaj gjakatar
Pershendetje Zhakut te mundur.
Ti ke te drejte pa kusht dhe ne kushte ideale sikur Edi ta merrte pushtetin pa shkaterrimet qe beri Saliu ne urdhrat e UDB-s…
Saliu eshte i vetmi gabim fatal qe beri Ramizi duke e vene ne krye te PD.
Edi eshte brez tjeter dhe dhente zoti Saliu nuk ka patur mundesine ta kllapaqos ate si beri Ramizi me Saliun dhe Saliu me Bashen si vazhdim i UDB-s.
Per te miren tende shpreso qe Shqiperia do i mundi perseri armiqte e saj.Edi praktikisht eshte e vetmja shprese qe kjo te ndodhe bute. Nqs Edi nuk do mundet ta vere Shqiperine ne rrugen e vet, shpresa e
fundit mbetet zemra e Shqiptarit qe si duket ty te mungon…
Plotësisht i saktë përsa i përket luftës së klasave që e ushqeu Saliu për gati 30 vjet, dhe që ka marrë një formë të tillë ku kundërshtari shihet vetëm negativisht. PD-ja pa një program, pa një ideologji është kthyer në një parti që vetëm gjuhën e urrejtjes ushqen. Nuk bëjnë plane si të hartojnë e zbatojnë ligje në Kuvënd, se për atë janë zgjedhur e paguhen, por bëjnë plane si të sabotojnë Kuvëndin që mos të miratohen ligjet…dhe vitet ikin një nga një, dhe shteti shkërmoqet se PD-ja nuk bashkëpunon për të mirën e vëndit. Komunisti që brënda natës u kthye në demokratik, këtë devizë kishte dhe ja arriti të ndante shqiptarët që t’i sundonte. Nuk do ja arrijë…
Kur shkruan me llogjik te ftohte, pa mllefe personale, tregon se je nje intelektual qe ndoshta nuk ke rivale ketu, ne Shqiperi. Urime per shkrimin brilant
Analize e sakte Ilir !
NJE E VERTET E HIDHUR PER DEMOKRACIN SHQIPTARE..QE ENVERISTET E PD…JANE AKTUAL SOT E MOT NGA KRIJIMINI SAJE.MJER AI MENDJE LEHTE QE SE KUPTON.
Vend qe ska 1 uzine, 1 avion??!!!
Vete e kerkuam. E pame si dolen mbi uje antishqiptaret, rrugacet, kriminelet.
Dhe e kishte fajen i “qoftelargu”? Koha do bjere 1 tjeter ne kete vend.
Po mbare shqiptaret e krahut te LANCL , cfar duhet te bejne ,
kur ndeshen me shtatoren e A.Zogut , apo te krimineleve te
tjere ne Shkoder , Diber e me gjere ?! A nuk provokohen ata
dite e nate , me vite te tera , sa here u ndeshet veshtrimi me
monstrat kriminale ?! Kesaj pyetje , si do ti pergjigjej bajraktari
mesjetar , ideatori i konfliktit te pashuar mes shqiptareve ? Po
Lulzimka , kelyshi serb , ende i pa rritur mire , bashke me
politikanin fare pa dinjitet , Patozin , qe me te drejte e hodhen
ne rruge si levezhge pa asnje vlere ?!
Kur e mesove se z.Berisha ishte nje enverist i kulluar? Shkrimet e tua zotni Yzeiri me hosanara per te dhe PD bejne volume. Cfare nuk ke shkruar. Je ky i sotmi apo i djeshmi.
Analize e plote korrekte per ata qe kuptojne dhe i kane jetuar ngjarjet qe eshte ndertuar shkrimi,cdo gje eshte e sakte dhe e vertete ,pa zbukurime.Politika e zhvilluar deri tani nga politikane qe sja kan haberin e te berit politike e ka percare kete vend te vogel per te mos qene populli i bashkuar per te denoncuar ate qe eshte vepruat e zhvilluar ne dem te tij.Uroj te kuptohet kjo nga ky popull sa ma shpejt dhe ti dale zot jetes tij si europian.
Ke dashur te vesh shenjen e barazimit ndermjet Enverizmit dhe Berishizmit . Me keqardhje , Po ke thene nje te pavertete te madhe . Enveri nuk foli kurre kundra vendit te tij . Ndersa pedet nuk lene rast pa baltosur . Enveri e mori kete popull ne kufijte e mesjetes , injorante te pa pare . Ishte 800000 Shqiperia ne 44n . E la me 3,5 milion banore . Ndersa Saliu nu turr vendit me barbare . Ata Enveristet qe thua ti Ilir , lane shtepi e vetura , e jetonin me pension shteti . Djali i Saliut , Balliut , e karavidheve te kombit , Kane nga dy-tre makina . Vila , e shume para qe s’dine si i Kane bere . Ata veteranet ” Enveriste ” , tere jeten punuan me koken ulur , Duke i sherbyer vendit . Keta uliganet me shkopinj , perveç tritolit dhe alkolit nuk njohin elemente te tjere jetese . Tani mund te na e shpjegosh , ku eshte ngjashmeria ketu ?
Te lumte Ilir, shkrimi eshte i mrekullueshem!
E drejte e vertete e sakte
O zot ne cilin vend jetojme .Fosilet e partise se punes kujtojme se kane vdekur. Ato fatkeqsisht perterihen dhe jane dhe mosha te reja. I mban lidhur krimi 50 vjecar. I mban ne kembe Amerika e degjeneruar. Nuk u zbatua ligji i gjysmes se lekut qe bejne keshtu.
E sakte! Ky eshte perkufizimi me racional i termit enverizem, dmth urrejtja ndaj kundershtarit politik i cili duhet asgjesuar me cdo kusht. Dhe PD eshte shprehese e ketij mentaliteti, ndonse u nis nga premisa krejt te tjera. Sharlatanet e gjejne nje menyre per te kamufluar qellimet e tyre
Kushdo te shkruaj e sido qe te shkruaj, kurre nuk mund te jene te gjithe dakort. Kush eshte realist duhet ta pranoj se z.Ilir ka bere nje analize shume realizte dhe meriton pergezimet tona per kete shkrim. Ai nuk mund te jete ne mendjet e gjithsecilit dhe nuk mund te bente leksione per Enverizmin e Berishizmin, kush eshte me i mire e kush me i keq se ai ketu nuk ka bere nje liber te tere dhe po e prezanton para publikut. Ky eshte vetem nje shkrim dhe autori ka shtjelluar thelbin e nje ndodhie naziste te diteve tona ne Shqiperi dhe ka prezantuar vehten e tij si qytetar dhe intelektual dinjitoz duke treguar se edhe ne ditet tona, ndoshta me keq se ne monizem, zhvillohet nje lufte e ndyre klasash dhe flamurin per kete e ka marre ne dore PD dhe ne sot jemi akoma me shume te ndare se me pare. Dikush thote se ai ka bere me pare shkrime ne favor te Berishes dhe tani beri te kunderten. Ai eshte qytetar i lire dhe intelektual dhe nuk mund te persekutohet per gjera te tilla. E rendesishme eshte qe intelektualet dhe njerezit e ndershem te shprehen ashtu sic e ndiejne dhe eshte ne nderin e tyre te jene realiste dhe te drejte. Ky eshte nje artikull me mjaft vlera se edukon per mire dhe na fton te gjithe ne duke perfshire edhe ata militantet e devotshem partiak te respektojme bindjet e njeri tjetrit.
Ju lumte Ilir Yzeiri. Te dy keta Enveri dhe Sala ngjajne shume; te dy s’kane asnje merite qe u montuan ne krye te shqiperise ne dy hope gjigante te historise. Te dy, poziten e marre e trajtuan si te ishin pronar te Shqiperise dhe sundimtar te pashpirte. Saliu ne ballafaqim del edhe me negativ se Ahmet Zogu.
Eshte e kot te shkruash per pislleqet qe mbulojne ish mjekun enverist, pislleqer qe qelbin gjithe Shqiperine.
Njeriu inteligjent te bind ne ato qe thote
Ne vija te pergjitheshme shkrimi eshte pozitiv edhe pse ka gabime qe dikush mund ti shikoje te trasha , varet se ne cprizem mund ta shikoj dhe kuptoje shkrimin . Per mua gabimi kryesor eshte se botuesi i shkrimit barazon periudhen fashiste qe kaloi Italia dhe populli italian , me periudhen komuniste qe kaloi populli shqipter paralelizmi eshte shume i gabuar pasi lind pyetja , ke demtoi fashizmi ne Itali ??? Dhe ke demtoi komunizmi ne Shqiperi ??? Fashizmi demtoi shume dhe ne menyre barbare partine komuniste italiane , te majtet italiane , popullin e thjeshte qe besonte majtas , kurse ne Shqiperi ke ??? Mos me thuani qe demtoi kasten e sotme te ashtuquajtur” demokrate “?? Ata ne kohen e komunizmit ishin ne krye te kastes , ishin vegel e saj , ushtare besnike te saj . Sigurisht mbas nje krimi ai qe bertet dhe shfaqet i pafajshem eshte krimineli … keshtu dhe keta tanet , na dolen si me te persekutuarit . Kjo sa per vrejtje per shkrimin nga ana tjeter sic e kane thene dhe me lart shume komentues shkrimi eshte brilant ……..tung
Le te marim Enverizmin si semundje
dhe berishismin si te semure, shume te semure,
s’mund te kete shenja barazimi,ne asgje dhe ne asnje menyre.
Sepse jemi te vecante!Te vecem!Te pa imagjinushem!
Ngjashmeria vec nuk mund te mohohet sido qe te jete,
perderisa;
idhujt jane pjese e ndjesise tone.
o ilir, e bleva librin tend , 10 mije leke, e kishe lene tek kioska ngjitur me deren e universitetit.
po mire mo fotokopjen na shite 10 mije leke neve te gazetarise ????
ja keto jane pislliqet e pedagogeve qe limani na i beri peshqesh ne universitetin e halese.