‘Enveri’ si justifikim i Bashës për pafuqinë e tij

5 Maj 2018, 19:26Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Dita e sotme ka prodhuar një ngjarje që më së paku ishte e shëmtuar. Një grup militantësh të Partisë Demokratike kanë rrahur disa të moshuar të cilët mbanin në duar foto të ish-diktatorit Hoxha, teksa kryenin homazhe me rastin e ditës së Dëshmorëve të Atdheut. Nuk kishte gjë më të shëmtuar sesa të shihje se si rriheshin me hunj ca të moshuar. Kjo shëmti vazhdonte me inkurajimn e dhunës nga Basha i cili shprehej se pas dajakut, do çojë edhe një ligj kundër komunistëve në Kuvend. Një histori kjo aq e vjetër e stërdëgjuar, sa të bën të mendosh se një lider duhet të ketë një hall të madh që merret me gjëra kaq të konsumuara.

Është e qartë se kjo nuk ishte një ngjarje e atypëratyshme, por një skenar i parapërgatirur nga selia blu. Mjafton të shohësh reagimin e Berishës, Bashës dhe intepretimin e ngjarjes nga mediat e financuar nga PD, për të kuptuar se tanimë opozita e ka kauzën e radhës, atë të anti-komunizmit. Ndodh sa herë i bien të gjitha kauzat që PD të kapet te prejardhja e PS-së dhe historia. Në fakt po t’i hysh analizës së individëve, PD ka patur historikisht më shumë komunistë brenda saj duke filluar nga lideri i saj historik, por në këtë moment krize ku ndodhet si nga ana e organizimit të brendshëm dhe nga mungesa e kauzave e ideve, është e justifikuar.
Është për të të ardhur keq se si një aset kombëtar si PD, tek e cila në fillimet e saj ngjalli shpresë si partia që do ta çonte Shqipërinë drejt Europës, sot duket si një njeri i moshuar në shtratin e lengimit që flet përçart. Por, në këtë gjendje këtë parti e kanë çuar ata që e drejtojnë dhe ata që këshillojnë drejtuesit. Dhe ka disa arsye pse PD-ja është katandisur në pikën që rreh ca të moshuar për të thënë se po lufton komunistët, e këto arsye lidhen me strategjinë ndaj qeverisë dhe Shqipërisë që sot me aktin e dhunës u vërtetua se kanë marrë fund.

Them këtë sepse, duhet të jesh shumë naiv ose dashakeq që të sulmosh policinë edhe kur bën aksione të suksesshme. PD-ja e ka bërë këtë gafë duke bërë kështu një hap të gabuar taktik në komunikim. Akoma më e gabuar është të sulmosh Saimir Tahirin i cili pati kurajon të bëjë atë që PD-së as nuk i shkon në mendje. PD-ja vazhdon ta sulmojë sepse nuk e kishte parashikuar se dikush mund të bënte një akt që është jashtë filozofizë së tyre politike. Akti i Tahirit e gjeti PD-në të papërgatitur dhe e ka çakorduar jashtë çdo parashikimi. Nga ana tjetër lufta e saj me artikuj kundër Shqipërisë në mediat e huaja dhe trumbetimi i tyre në Shqipëri si zëri i së vërtetës dhe sulmet e Bashës në Bruksel gjithashtu morën fund me dhënien e rekomandimit pozitiv pa kushte nga KE ndaj Shqipërisë. Edhe pse pas kësaj Basha vuri në punë mekanizmin Krichbaun kundër Shqipërisë, sërish mbetet në minorancë në Bundestag.

Të gjitha këto përpjekje, dështime e gabime kanë bërë që loja e shahut të mbyllet me Bashën humbës dhe Shqipërinë fituese. Tani, ajo që ka mbetur është të shfryhet nga dështimi duke rrahur ca të moshuar që mbajnë parrullën e Enverit në krahë, a thua se ja ka fajin Enveri Lulit që s’ka fituar kurrë asnjë betejë (luftë jo e jo).

16 komente në “‘Enveri’ si justifikim i Bashës për pafuqinë e tij”

  1. Minsky says:

    Ah ende ka nga mesi juaj keni simpati per Enver Hoxhen o bythqira se Basha dhe Pd duhet ta ju i hidhte nje bomb mu ne preher atyre idioteve qe mbanin fotot e enver Hoxhes-

    1. Populli... says:

      Bomben mbaje per vehte e per qent e PD…

      1. Grigor says:

        O Populli
        E me cilin flet? Nuk e kuoton qe ky eshte idiot? Ai nuk e kuoton qe Enver Hoxha ka vdekur, epoka e tij ka vdekur dhe nuk kthehet me, ne nuk na plasi per Enverin, dhe sot jemi, ose duhet te jemi shtet demokratik. Si rrjedhoje, duhen respektuar besimet politike dhe fetare te te tjereve.
        Por keta Kane frikë nga Enveri edhe gjume. Plus pastaj që ky është nje cope injoranti që e perdor PD si qen. Basha ose Berisha bertasin: Enveri!!
        Nfersa went; Ku Enveri? Ham ham ham. Ku Enveri? Ham ham ham.
        Ndersa ti merresh me kete debilin.

    2. Populli says:

      Bomben mbaje per vehte e per shoket e tu…

    3. Populli says:

      Bomben mbaje per vehte o antishqiptar..

    4. joel shkodra says:

      Une jam i pari kunder atyre figurave e simboleve te diktatures, por jo bomba. L. Basha e kompania e PD duhej te kishte aprovuar nje ligj kunder ketyre simboleve qysh kur ka ardhur ne pushtet, ne vitet e para. Dhe tani me ata veterane do te merrej policia. Por, nuk e kane bere kete gje per shume vite me radhe qe ishin pushtet. Perse? E pse del tani L. Basha e thote se do te paraqesim nje projektligj ne parlament kunder ketyre simboleve? Si kofini pas te vjeli. E derisa te aprovohet ai ligj (nese aprovohet) ata veterane e te tjere pas tyre mund te dalin sa here te duan me ato simbole. Ligji nuk i ndalon dhe eshte e kote te perdoren shkopinj apo çfaredo tjeter kunder tyre kur nuk ka nje ligj qe t’ua ndaloje.

    5. Laert says:

      O mynsku!
      Po shtatorja e tradhetarit te kombit satrapit Zogolli,mos te duket si demokratike ty o kelysh fashisti?
      Ky eshte shtet fashist e jo demokratik.

  2. SB says:

    Po qe i ngjan ky beqiri

  3. Jevi says:

    Ata te moshuar duhet te kene pasardhes.U qofte haram po qe se shteti nuk merr persiper denimin e dhunuesve .Kundrejt krimineleve vetem vetgjyqesia ben pune

  4. Horrat antishqiptar te partis derrave rrahin ca pleq se nu jua mban te rrahin komunistet dhe sigurimsat si sali berish servili gungaci rrugaci krimineli e sa e sa gungaca sigurimsa qe fshihen ne kete parti maskarenjsh

  5. Jak Boston says:

    Sa i njan gjyshit ky kodoshi demokrat….
    Per te gjithe Enveristet komuniste qe shajne Bashen duhet te dini se ashtu sic eshte Basha sot domethene I paafte ashtu ka qene dhe Enveri kur ishte ne te njejtat pozita, pse te mos i ngjaje, gjysh e ka.
    Kjo eshte paradoksi me keta enveristet tone se perkrahin ata qe skane lidhje me Enverin dhe shajne ata qe jane te lidhur me Enverin.

  6. MERO BAZE MOTERQIR says:

    PO TE ISHTE GJALLE ENVER HOXHA JAM ICH SIGURT QE MERO BAZE DO TE JA LEPIJ BYTHEN PER DITE POR PRAP NUK PO VUAN SE PO JA LEPIJ TE BIJT E TIJ RA-MUTI GRAMOS RUCIT XHAFAJ LALI ERIT ETJ

  7. Jak Boston says:

    Sa i njan gjyshit ky kodoshi demokrat….
    Per te gjithe Enveristet komuniste qe shajne Bashen duhet te dini se ashtu sic eshte Basha sot domethene I paafte ashtu ka qene dhe Enveri kur ishte ne te njejtat pozita, pse te mos i ngjaje, gjysh e ka.
    Kjo eshte paradoksi me keta enveristet tone se perkrahin ata qe skane lidhje me Enverin dhe shajne ata qe jane te lidhur me Enverin.
    Kane ngelur pa timon te shkretet se ju a mori timonin nipi i shoferit te Zogut.
    Hahaha….. cfare horlliqesh ka ne vendin e shqiponjave.

  8. Ac milan says:

    MERO BAZE ESHTE BYTHQIR KURSE ARTUR AJAZI ESHTE BYTHLEPIRES

  9. SHQIPTARI says:

    perleshje ishte ndermjet komunisteve te Enverit dhe Islamokomunisteve te Bashes.

  10. E them me ze te larte ! PD-istet nuk duhet te qasen ne vorrezat e deshmoreve. Ata nuk duhet te vendosin kurora,sepse kurora e tyre eshte nje hipokrizi. Si mund te vendosi kurora Lulzim Basha,Sali Berisha e te tjre ,kur mohuan luften ,te cilen e quajne lufte civile. A duhet pranuar nipi apo mbesa e ish bashkepunetoreve te okupatorit te vendosi kurore? Si mund te mohohen udheheqesit e luftes nga Enveri e te tjre ? Ku ke bythe ti,o adolishenti Lulzim Basha te mohosh Enverin? Ti,o mekatatri i ketij populli e sidomos i atij kosovar ? Ti mor hajdut e kriminel? Enveri nuk vrau popullin ne mes te bulevardit si vrave ti ,o Lulzim se bashku me ate kriminelin ,te cilin eshte mekate ta quash Tropojan , apo e dhe PUkjan,me emrin Sali Berishe. Ai c’do gje mund te jete ,por shqiptar kurre-kurre.. Ata ne vite do ken hyre aksidentakishte ne Shqiperi. Jo me kot pukjanet i perzune nga fshati, e tropojanet qe i strehuan ndihen te hidheruar sepse i pa besi eshte i pa bese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje