Nga Skënder Minxhozi
Saimir Tahiri ka bërë gjënë e duhur. Vonë, por më mirë vonë se kurrë. Pas largimit nga grupi parlamentar i partisë së tij, ai ka lënë edhe mandatin e deputetit, duke hequr çdo dyshim e akuzë rreth imunitetit politik përballë hetimeve. Kemi tashmë para syve jo vetëm një ish-ministër, por edhe një ish-deputet. Një qytetar që nuk ka më asnjë parzmore politike. Madje një person që në daljen e fundit publike përdori frazën “janë bërë të gjithë bashkë”. Një aludim i qartë jo vetëm për kundërshtarët e vet djathtas, por edhe për ish-miqtë majtas, përfshirë Edi Ramën.
Duke u përkujdesur t’i sulmojë të gjithë, përfshirë ambasadorët e huaj dhe shërbimet sekrete, Saimir Tahiri është vetëshpallur njeri i baraslarguar nga politika dhe institucionet. Një status që e ekspozon atë totalisht ndaj vijimësisë së hetimeve dhe procedimit eventual. Konferenca e gjatë për shtyp që ai mbajti në Kuvend, e fundit në cilësinë e deputetit, ishte një akt lamtumire ndaj politikës. Por edhe një sulm frontal ndaj opozitës, Ramës, pasardhësit të tij dhe ambasadorëve të SHBA e BE. Pra, kundër të gjithëve.
Tahiri ka qenë koshient se tashmë nuk i përkiste më ambjentit politik. I larguar nga partia e tij dhe i sulmuar ashpër nga opozita, ai me siguri e ka vuajtur gjatë statusin e shkaktarit të të gjitha të këqiave, që i kanë faturuar në muajt e fundit. Doni negociatat me BE? Fusni në burg Saimir Tahirin. Doni të pastroheni si maxhorancë? Largoni nga rradhët tuaja ish-ministrin. Doni të jeni drejtësi e paanshme? Procedoni ish-deputetin dhe kreun e PS së Tiranës. Duket sikur ish-ministri i brendshëm mban në xhep çelësat e gjithçkaje të mbrapshtë që po i ndodh këtij vendi, e kjo zhurmnajë ka brenda padyshim një dozë vërtetësie, por edhe manipulimi e politizimi hileqar.
Saimir Tahiri është tashmë një figurë e dëmtuar rëndë politikisht. Ai vetë e ka kuptuar pozitën e eremitit që kishte në skenën politike, prej shpërthimit të skandalit të Habilajve, por edhe më herët akoma, pasi Shqipëria u mbulua nga epidemia e hashashit. Beteja politike e Tahirit mund që quhet e humbur nëse sheh këtë bilanc, por mbetet të shihet sesi do të jetë beteja e tij përballë drejtësisë.
Tashmë Saimir Tahiri i ka zgjidhur parimisht këto dilema, duke e vënë veten në dorë të hetimit, i zhveshur nga luspat e politikanit. Ai ka hedhur hapin final në drejtim të përballjes me të vërtetën, me të gjithë faturën që do t’i duhet të paguajë. Tani të gjithë mund të jenë më të qetë, pasi ish-ministri prej sot nuk është më nën çatinë e ngrohtë të politikës, por në mes të sheshit. Vetëm dhe pa shokë.
E keni vene re, sa here kemi te bejme me artikuj te tille brilante askush nuk komenton.
Sepse Skënderi është më gjithë mend i saktë
po Likja Presidentikur do do e jap Dorheqjen, ??
apo ka frik se nuk e le Monika ne shpi ?
Nuk komentojne njerzit Arli,sepse nuk ka asgje brilante ne artikujt e Minxhozit, ,,ai eshte nje dhjaks i vertete qe zeron me vullnetin e tij te pacipe mbeshtetjen e vertete qe gezon prej qytetarise shqiptare Saimir Tahiri.A mund te kete mandat me solid se kjo mbeshtetja publike transparente per zotin Tahiri?Natyrisht perjashtoj ketu llumin e integrum politik dhe skalionin e tyre mbrojtes te kazanit mediatik.
Minxhozi eshte gazetari i preferuar dhe furcosur nga Ambasadori Lu,,,nje arsye shtese per mua per te qene realisht i dyshimte.
Te lumt zoti Minxhozi.Bukur ke folur.Por une e shume te tjere jemi te bindur se Tahiri eshte i pafajshem.Ate me faj e stisi dhe e bejtisi vetem opozita.Sa do qe Tahiri nuk ka faj,dhe kjo eshte verteta,por te nderkombetaret mund te kete lene ndonje shenje dyshimi propaganda e keqe e opozites..I thone nje proverbe popullore qe lapsin e ve dhe e heq,por pika ngelet.Po te kete drejtesi,Tahiri do dale nga salla e gjyqit i pafajshem.
DONK TE HYNK NE BE ?? FILLOJENI NGA BERISHA , BASHA , LLALLA E KOMPANI DHE NE FUND TAHIRIN ME RAMEN .
Tahiri, Tahiri, Tahiri.. Ja ku do e kene.. Do ta kthejne ne nje hero.. Arrestojeni pa prova qe te dukeni qesharak.. Ai tha, ky tha, jane thathesheme per “burgaxhiun dixhital”.. Beri shume mire qe e hoqi mandatin.. Akuzojeni tani me cfare ju ka ngelur.. Ata qe kane vrare e vjedhur ne Partine Demokratike ta gezojne mjergullen e castit..
skuth si gjithmone ky minxhozi junior,pasardhesi i denje i dinastise qe ndryshon gjithmone ngjyren e lekures,per te perfituar,por brenda vehtes,turkoshak dhe komunista deri ne ngordhje.
Ne nje gje e ke gabim Minxhos. Sot Saimiri eshte ish politikani me i simpatizuar nga njerezit e ndershem qe i kane mbetur ketij vendi. Dhe palacot dhe bythelepiresit e perjetshem qajne se nuk kane me motiv per te share dhe nuk mund ti afrohen ketij gjesti burreror te nje labi Tepelene.
SAJMIR TAHIRIT NUK MUND TI BEJNE ASGJE,PER TE VETEM ARSYE SE SAJMIRI NUK KA BER ASGJE.PREKURORIA NUK KA PROVA DHE NUK MUND TE ARRESTOHET PA PROVA.GABIMI QE BERI ISH PROKURORIA SALI PLUS LLALLA PER JE NISJE HETIMI PA PROVA .TE SHOHIM SI DO VEPROJ PREKURORIA PER BASHEN,MEDIUN,BERISHEN E TE TJER NE BURK KUSHE KA SHKEL LIGJIN.
Dorzimi i Saimir Tahirit,eshte Shberje e Qeveris.
me asnje kode dhe rregull kushtetues nuk munde te vazhdoj nje qeveri legjitime dhe kredibilo juridike,kure i gjithe aparati i shtetit eshte ne komplot vjedhje e trafiku.
ne evrope kjo smude te ekzistoj dhe vazhdoj.
ne ish qeverin sllobodan milloshevici,bashar al asadi dhe burundit afrikan ,po……
Vetem betejen politike sa e ka filluar Saimir Tahiri se Sali Berisha dogji nje Shqiperi te tere , i vrau dhe u hodhi dhe helme me avion jugut dhe ja ku eshte. Saimir Tahiri tregoi burrerine dhe politikanin e vertete. Dhe me sa shikoj edhe pikat e takimit qe kerkojne bastardet me Sali Berishen ne krye, jane pakujdesi te moshes se Saimir Tahirit dhe jo nje e vertete e hidhur. Mire do te ishte qe keto dite te arrestohej dhe Saliu per gjithe ato bema, pastaj me radhe, ose le ta fillojne me Shkelzenin se ka plot pastaj…
Tani nepermjet strukturave te tyre nuk do ta arrestojne por kjo situate do te sgjase PA fund. Shkaktari eshte Rama. Hahahaha
O Ylam….. ,( qe ka shume gjasa te jesh nga soji i Bollanos
se Omonias ), je thjesht nje cope idjot , edhe pse ke mesu
shkrim e lexim , nuk e lexon per cfar flitet , por si nje
idjot , i versulesh me “gure” gazetarit ! Dhe , pastaj
iu vjen keq , kur dikush iu fyen ! Me e pakta eshte ,
qe mund ta kesh nga injoranca !
Saimir te uroj te dalesh faqe bardhe ashtu sic je ne te vertete . Krijo nje parti te re dhe do te kesh mbi 80%
Sajmiri eshte i ndergjegjshem, qe nuk eshte pa “gjynahe”, por edhe pikerisht per keto “gjynahe” ai e di qe do te behet “koke turku”! E gjithe kjo situate eshte e sajuar dhe kurdisur nga nje opozite e cartur, e cila duke patur mbi kurriz nje mal me krime te cilat edhe sot e kesaj dite ende nuk jane gjykuar, kerkon te shpetoj nga ky gjykim duke u hedhur ne nje kundersulm te papare si per treguar qe jane parimor dhe nuk e tolerojne shkeljen e drejtesise!? Ne nje fare menyre me kete veprim duan te thone qe: Vertet ne ne kohen e sundimit tone kemi ber gabime, por ja edhe juve ne kohen e qeverisjes tuaj keni ber gabime! Per ne si qytetar nuk ka shume rendesi do te arrestohet, apo s’do te arestohet Tahiri. Do te gjykohet, s’do te gjykohet. Do te jete fajtor, s’do te jete fajtor! Ne si qytetar e lexojmer shume qarte mesazhin qe percjelle kjo situate! Ne deri me tani nuk kemi pritur qe te behet drejtesi pikerisht nga ata qe mbollen dhe kultivuan padrejtesine! Ne e dime shume mire kush eshte viktima e kush eshte vrasesi!
Epirioti i tille ngelet deri ne fund.Shqiponje malesh ,Alban i vertete.Jo si krimbat turkosllave qe kane lindur te jene te poshter te paburra dhe mercenare te paskrupullt.Kovarde ne krejt kuptimin e fjales ,sepse pa pushtet jane thjesht plehera .Sali qeni me krejt llumin e tij ,kelysha te Epirioteve kane qen deri dje ,shurren e Enver Trimit e mbante si uji i shenjte saliu me llumrat e tij.Edhe Tahir Bedenit ,koqet do ti rruani.Ju fshiheni pas politikes edhe padroneve tuaj.Respekt per Shqiponjen Epiriote ,Tahir Agen e Tepelenit.
Akti i dorheqjes se Tahirit eshte nje akt burerie, nje akt trimërie,nje akt i lartë qytetar dhe nje shembull që duhet ta japin të gjithë ata qe kan probleme me drejtesin duke i hapur rugë drejtësis së pa varur.
Minxhoz! Ke dashur te thuash diçka edhe ti, por nuk je thelluar. Nuk ke ilustruar me ngjarje te perbindshme qe kane bere para Tahirit Salihu, Luli, Iliri, Monika, Medinhoxha, Zeni, Bode e sa e sa te tjere. Kete e plotesuan komentuesit: KOMBI, PELLUMB MEÇAJ< PESIMISTI…ëllumb Meçaj,