Shqipëria bëhet me ty, mos u largo!

4 Maj 2018, 11:44Blog TEMA

Nga Dhora Dralo

Jo te gjithe ne kemi durim apo deshire te degjojm fjalime te gjata apo tekste te shkruara gjate , shpesh here behen te lodhshme per veshin e njeriut. Por kete shkrim e kam per TY per ty qe ndihesh SHQIPTAR , per ty qe ndihesh i ri ??‍♂??‍♀ dhe per ty qe ndihesh i zhgenjyer per ty qe mendon se politika dhe Shqiperia nuk behen.

Jo jo e ke shum gabim , Shqiperia behet. Mos thuaj se Shqiperia sbehet nga Gjermania , mos thuaj se Shqiperia nuk te jep mundesi pune , dhe je duke punuar pune fizike ne France , mos thuaj se Shqiperia eshte kanabizuar dhe je duke bler kanabis ne cdo rrugice te Anglis, dhe shef qe eshte duke u konsumuar ne cdo rrugice te Italise. Mos thuaj se Shqiperia ka kriminalitet , dhe trembesh te dalesh ne rruget e Amerikes naten vone.

Mos thuaj se Shqiperia largon djemte e saj , degjo nga shteti fqinj te njejtat thone dhe ata … emigrimi eshte fenomen historik qe nuk ka per tu shuarr kurre. Njeriu eshte nje qenie e tille e krijuar per te kerkuar gjithmone , per te qene gjithmone i pakenaqur.

Mos mendo se Shqiperia nuk behet . Po nuk u ktheve ti , ti qe je aty diku ne Europe apo diku ne Amerike , po nuk u ktheve te votosh te protestosh si shoqeri civile , te investosh , po nuk u ktheve te besh patriotin ne token meme dhe jo ne toke te huaj , ateher po Shqiperia nuk behet. Thua se jan rritur taksat dhe eshte e veshtire jetesa. Pse aty ne Angli qe je, te kushton transporti qeraja , taksat sa 1/3 e rroges , pse aty ne Gjermani qe je te duhet te punosh 18 ore pune fizike qe te perballosh jetesen , pse aty paguan dhe ajrin qe merr .Pse aty nuk hedh cigaren apo mbeturinat ne shesh se gjobitesh?

Dhe ne vendin jote te duken absurde gjoba te tilla? Pse ? Sepse je mesuar per vite me rradhe , te shkaterosh Shqiperin , je mesuar te jesh pjes e nje sistemi pa ligje pa norma , nje sistemi qe diti vetem te marri , te mbushi xhepat dhe mos investoj as 20% te atyre qe rrembeu nga shteti . Si supozon ti te mbushesh nje thas bosh , ku nga ai thas ne fund te muajit , gjyshrit e tu kerkojn pension dhe prinderit e tu rrogat dhe ti kerkon te ushqehesh ? Si pretendohet te mbushet ai thas ? Pse nuk ke protestuar per vite me rradh? Ti qe ke lexuar 10 ore dhe dikush qe blente diplom vendosej ne nje bashkesi me ty? Pse te ka pelqyer rruga me e thjesht , ajo e korrupsionit e paligjshmerise . Ajo rruge qe skishe per te paguar asgje e vetem te merrje ? Pse ? Ashtu nuk behet Shqiperia. Ku jane shqiptaret? Ku eshte zeri i tyre? Ti mendon se vota jote nuk ndryshon asgje ? Cohu protesto, voto kundra atyre qe shkaterruan vendin.

Atyre qe akuzohen per vrasje dhe jo atyre qe akuzohen per kanabis. Protesto kundra atyre qe shkaterruan , atyre qe te detyruan ti mua te largohemi nga vendi yne . Une per arsye shkollimi , sistemi arsimor i shkaterruar per 25 vjet te plota, ti se nuk gjen drejtesi ⚖, sistemi drejtesis 25 vjet i shkaterruar , ti tjetri se nuk gjen pune, 25 vjet me rradh te punesuar vetem militant. Anglia , Suedia, Gjermania kane 100 vjet qe jane shtete , demokraci , qe funksionojn. Ti shqiptar ke vetem 5 vjet qe funksionon si shtet , kerkon magjira ? Mrekullira? Te duket absurde te paguash me te drejte se nuk ishe mesuar kurre te beje nje gje te tille. Ligji te duket komunizem ?

Me te drejte se per 25 vjet ishe mesuar qe ti thoshe atij policit te rruga cfar te vinte ne mendje me pare , te duket absurde qe skopjon dot ne provime te matures? Me te drejt se 25 vjet fluturonin kopjet nga dritaret , me bluetooth apo me whats app ,se kishe ministrin apo drejorin e arsimit mik . Te duket absurde pse nuk punesohesh dot ne arsim , me te drejte 25 vjet skishe kriter punesimi ne arsim , ndaj jemi ketu ku jemi , nuk njihej DAP mjaftonin 5.000euro nje mik te drejtori dhe beheshe mesues ??‍? , dhe pastaj nxirrje nxenes qe beheshin drejtusa , gjykates , avokat , mjek , politikan. Si te funksionoj shteti kur ti preferon te ndertosh ⚒ Angline te pastrosh tualetet e Greqis , te punosh ne fabrikat e Amerikes, dhe ne vendin tend kerkon nje kart banke asgje me shume . Si te funksionoj shteti kur kemi vetem jurista me diploma te blera??‍?dhe asnje profesionist?

Puna ne vendin tend esht Turp per ty. Si te funksionoj vendi kur ti pelqen mos paguash taksat dhe te jesh i ligjshem ne vendin tend dhe perfundon burgjeve te botes⛓Si te funksionoj shteti kur ti shkel karakterin jot dhe behesh militant i nje partie dhe pse nuk beson dhe nuk je dakord me te, vetem per interesa personale?! Ej Shqiptar zgjohuni , te rinj qe largoheni ftillohuni , mos u beni skllever te BOTES , behuni mbreter te vendin tuaj . Ndihmoni Shqiperine . Ju thoni te gjithve se Shqiperia behet.

Nise nga vetja fol mir ti per vendin tend pastaj te tjeret , ki besim ti. Puno per vendin tend, puno ne Shqiperi per Shqiperine qe nje dite femijet e tu te thone JA KU U BE DHE SHQIPERIA. Mos prefero racizem dhe skllaveri ne toke te huaj , kthehu ne Shqiperi , ngri zerin , mos lejo askend te te shkel . Zeri jot degjohet ? vota jote vlen . Ti mund te ndryshosh gjithcka Ti qytetar i thjesht , mos u tremb nga askush te drejtat e tua nuk mund ti cenoj askush . Tregoj vendin politikanit ,gjykatesit , korrupsionit. Ndihmo dhe ti qe Shqiperia te behet , mos u largo . Bindi te gjithe te kthehen te ndihmojne. SHQIPERIA BEHET ME TY!

2 komente në “Shqipëria bëhet me ty, mos u largo!”

  1. Peza says:

    E nderuara Dhora!
    E kuptoj se je vetem nje optimiste qe te pelqejne moralizimet,por sic duket nuk te ka goditur ky shteti demokratik tek buka e gojes se femijve te tu!
    Mbase edhe prinderit e tu i kane sherbyer klikave ne pushtet pas 90-tes,qe ty te duket se meqenese je vete mire,ashtu do jene edhe te tjeret!
    Jo moj zonje,te gjithe moralizimet tuaja,jane letrare e jo reale!
    Nje sistrem,nje qeverisje,nje vend,nje shoqeri etj nuk ndreqet me deshira dhe sofizma!
    Ti thua Shqiperia behet,por une te jap shembuj te kundert me ty,se Shqiperia jo vetem nuk behet,por ka shkuar drejt rrenimit si shtet e si komb!
    Ka 28 vjet qe armiqte e Shqiperise kane punuar e punojne per shkallmin e historise se Shqiperise,baltosjen e epopese me te lavdishme te popullit shqiptar,qe eshte pa dyshim LUFTA ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE nen udheheqjen e Partise Komuniste dhe Enver Hoxhes!
    Nuk behet Shqiperia nga ata qe bashkepunuan me pushtuesit dhe derdhen gjakun partizan,ndersa sot hiqen si heronj demokrate duke e cilesuar ate Lufte Civile!
    Nuk mund te behet Shqiperia nga nje parti me kryetar Edi Ramen qe e ka cilesuar LANC-in LUFTE CIVILE!
    Nuk behet Shqiperia kur tradhetaret behen heronj dhe u ngrihet shtatorja ne mes te Tiranes si satrapi A.Zogolli,ndersa Ismail Qemali,Nene Tereza ,Avni Rustemi etj jane vendosur ne mes te ferrave!
    Nuk behet Shqiperia perderi sa heshtet qe armiku i kombit shqiptar Sali Berisha,per t’i bere karshillek epopese se 28 nentorit 1912 ne Vloren heroike,ndertoi nje wc publike,nje skandal qe quhet monumenti i Pavaresise ne mes te Tiranes!
    Nuk behet Shqiperia,kur as sot pas 28 vjet kapitalizem akoma kryetareve te partive u eshte dhene e drejta te caktojne listat e deputeteve dhe radhen e tyre e jo popullit qe voton!
    Shqiperia nuk behet,per deri sa buxheti i shtetit harxhohet sipas interesave te partive ne pushtet,qe kane investuar vetem ne zonat e militanteve te tyre dhe vetem ne vitin e fundit para zgjedhjeve!
    Shqiperia nuk behet perderi sa kryebashkiaku i Tiranes quan pike turistike Pazarin e Ri dhe sheshin Skenderbej,kur ka lene si GETO shumicen e qendrave te banuara me dhjetra mijra banore si Yzberishti,blloku Cabej etj pa asnje lek investim!
    Nuk behet Shqiperia kur shtetaret e saj punojne per reklamen e sundimit te tyre e jo per popullin!
    Shqiperia nuk behet perderi sa miliarda leke hidhen kot ne sheshin Skenderbej,ndersa zona te tera banimi jane me rruge me gropa,balte e pluhur,pa cerdhe e kopshte,pa lulishte e kend lojrash etj!
    Mbeti kryebashkiaku “me i sukseseshem i Tiranes” Erion Veliaj per 2-3 muaj duke mbjelle peme dhe nuk kujtohet nje here se 1 milion banoret e Tiranes kane 1 milion halle me te medha!
    Ehu,sa te tilla ka,por e nderuara Dhora Shqiperia do behet kur vetem populli ta kritikoje qeverine dhe qeveria t’a degjoje ate!
    Kur te krijohen sindikatat puntore,qe te mos marrin rroga dhe mbeshtetje mafioze nga pushteti,kur media te jete e pavarur nga qeveria me reklamat qe u jep etj!
    Po te ishte ndryshe,nuk do ndodhte sic ndodh per dite qe shqiptaret edhe sot pas 28 vjet demokraci,kerkojne me shumice te arratisen nga ky vend!
    E thene shqip:
    -Politika ia ka nxjerre nga zemra dhe shpirti shqiptareve se atdheu ni tyre eshte SAhqiperia,se ajo tashme eshte e privatizuar nga politikanet,krimine;et dhe hajdutet!
    Ne nje vend ku nuk te degjon njeri,ku nuk ke asnje prone dhe ku as drejtesia nuk te jep te drejte edhe kur te takon,nuk te duhet gje!
    Jeta eshte e shkurter,prandaj kur nuk mjaftuan 28 vjet nga rrezimi i socializmit qe eshte sa gjysma e jetes aktive te nje njeriu,atehere nuk mund te shpresosh me vecse per jeten e pertejshme!
    Lexoni veprat e Migjenit se ai shkruajti per popullin dhe i beri radiografine satrapit Zogoll e jo te tjerrim sofizma se behet apo nuk behet Shqiperia!
    Do ti,por nuk te le njeri!
    Shqiperia nuk behet,per deri sa ketu nuk ke nje vend se ku te ankohesh dhe te gjesh zgjidhje sipas ligjeve!
    Shqiperia nuk behet per deri sa administrata publike nuk i sherben popullkit dhe shtetit,por “maliqit”!
    Shqiperia nuk behet kur ti ankohesh per nje drejtor te shtetit se po VJEDH qytetaret,as kryeministrit nuk i ben tert syri e jo me te tjereve!
    Shqiperia nuk behet se as Avokati i Popullit,as KLSH,as Sindikatat,as OJQ ,as media nuk mbeshtet nje denoncim te qytetareve per vjedhje shteterore me emer e mbiemer nuk do t’ia dije njeri dhe te gjithe hiqen si karagjoze ne pergjigjet e tyre!
    Denonconi korrupsionin,thote kryeministri,por te gjitha rruget e denoncimit i ka mbyllur!
    Te gjithe akuzojne drejtesine per korrupsion,por kryeministri ben sikur nuk e kupton se shumicen e padive ne gjykata e bejne konfliktet e qytetareve me administraten e korruptuar dhe te pa afte shteterore!
    E ku nta dije kryeministri se administrata eshte e pa afte ose e korruptuar,kur nuk degjon ankesat e popullit?
    Kam mbi nje vit qe u jam ankuar te gjithe institucioneve shteterore duke u uluritur :
    -UKT PO VJEDH QYTETARET!
    Por deri me sot te gjithe kane luajtur rolin e karagjozit!
    Dhe ketu behet fjale per vjedhje personale qe shkon deri ne 1000 leke ne muaj,por per mijra e miliona qytetare dhe vite kjo vjedhje shkon ne miliarda!
    Dhe te gjithe heshtin!
    A mund te behet Shqiperia kur edhe po t’i biesh murit me koke thyen tenden dhe muri qesh me ty?

  2. Maelga says:

    Shkrim fyes, poshterues, denigrues, mbushur me cmire.

    Flete-Rrufe e paster e nje propagande Lei-Fen’iste!

    E dashur zonja Dhora (packa se nga menyra se si keni shrkuar duhet t’ju therrasim shoqja Dhora),
    Nuk jemi me ne diktature ku njeriu si individ ishte i depersonalizuar si vetem nje pjese e “Kolektivit te deleve”.
    Jemi ne demokraci (mire apo keq, kjo eshte tjeter gje), ku cdo njeri shikohet si individ me personalitetin e tij, karakteristikat e tij, me kerkesat e tij, me mundesite e tij, me aftesite e tij. Nese nuk e keni mesuar akoma kete ne keto gati 30 vjet , atehere shkoni lexoni dhe studioni qe te mos shkruani brockulla.
    Nuk ka me “Ku te kerkoje Partia” apo “Ku te kete nevoje Atdheu”.
    Ju ka ngelur ora ne 1978.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje