Pas Tahirit, radhën e ka PD dhe LSI?

3 Maj 2018, 19:04Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Pas një “beteje dinjitoze” nga lidershipi i Partisë Demokratike, duket se kjo e fundit nuk e kishte menduar se Sajmir Tahiri do të nxirrte bllof gjithë skenarin e asaj që quhet “opozita” në këtë vend. Ish-ministri Brëndshëm më në fund, ka dalë para mediave, dhe përmes një deklarate krejt personale, ka shprehur vendimin e tij, për të dorëzuar edhe mandatin e deputetit. Ky vendim i tij, u deklaruar menjëherë pas çjerrjes së rradhës në folteren e Parlamentit nga eksponentë dhe “profesorë” të PD dhe LSI, mbi gjoja “pengesën që Rama po u bën negociatave duke mos dorëzuar Tahirin”. Politika qesharake.

Por skenari i Lulzimit dhe Monikës, ka rezultuar sa bllof aq dhe i vjetëruar, kur vetë ata mësuan se “Tahiri dorëzoi mandatin”. Po tani, çfarë të bëjmë, kujt vrime kavalli ti biem ? Dhe zgjidhja erdhi nga sërish nga PD, e cila përmes dosjexhinjve dhe servilëve dështakë dhe milionerë, kërkoi tani “largimin e Ramës”. Opozita e vajmedetit, një grupim njerëzish që as vetë nuk e dinë përse ndodhen në atë Parlament, ka mbetur me gishtin në gojë gjithë ditën e kësaj të enjte pasi nuk e priste, në kërkim të një tjetër shkaku për të hedhur drejt kryeministrit çizmet, miellin, apo dhe vezët. Por largimi me dorëzimin e mandatit të deputetit, duket se ka hapur një tjetër problem për Lulzimin dhe Monikën, pasi tashmë për të mos penguar vërtetë hapjen e negociatave, madje dhe anëtarësimin e shpejtë të Shqipërisë në BE, duhen “kurbanë” edhe nga PD dhe LSI.

Pra, partitë e dy bashkëkryetarëve të “frontit opozitar”, e kanë rrugën të hapur të përzgjedhin “kokrrat” (që nuk janë pak) nga partia e tyre dhe ti detyrojnë të dorëzojnë mandatin e deputetit, për tu përballur me organet e hetimit dhe gjykatat, për mëkatet e tyre. Doni dekriminalizim, hajde të bëjmë Vetting në politikë, dhe të shohë populli se kush e ka drejtuar, se kush i ka kërkuar votat duke brredhur me makina 150 mijë euroshe, se kush ka blerë vila dhe ka hapur biznese që edhe sot e kësaj dite nuk paguajnë as taksa, madje as energji elektrike. Sajmir Tahirin ta lëmë të merret me organet e drejtësisë, ashtu siç duhet lënë Prokuroria e Përgjithshme për të bërë këtej e tutje punën e saj, duke filtruar çdo politikan që ka ardhur në Tiranë me furgon, dhe sot brredh me makina luksi, dhe bën jetë sheiku.

Vetëm pak minuta pas dorëzimit vullnetar të mandatit nga Sajmir Tahiri, duket se çudia më e madhe zgjati vetëm 3 minuta, dhe hamendësia e gazetarëve, shqiptarëve, madje edhe e ndonjë politikani akoma të papërlyer ishte “kush e ka rradhën”, ose “tani rruga e hapur i mbetet PD dhe LSI, ata kanë çfarë të dorëzojnë, pasi mbetën pa objektin e “opozitarit” në Parlament”.

Dhe e vërteta morale, historike, qytetare dhe pse jo edhe politike, duhet të jetë e paanshme, pasi në atë Parlament nuk ishte, dhe nuk është veç mandati Tahirit për tu dorëzuar, por ka edhe dhjetra mandate të tjera, që ndoshta Arta Marku në ditët dhe javët në vazhdim, do ti bëjë publike patjetër. Eshtë në nderin e çdo partie politike, aq më shumë e partive që kanë patur pushtet dhe kanë qeverisur gjatë , dhe që prej 1 viti merren me “kalin e ngordhur” dhe jo me faktet që kompromentojnë emra të spikatur edhe të ish-qeverisjes kaluar, të kërkojnë zbatimin e Vettingut, për çdo njerin prej tyre. Cilido që ka jetuar, punuar, votuar, dhe kontribuar në këtë vend prej afro 30 vitesh, e di fare mirë se ashtu siç dorëzoi mandatin ish-ministri socialist, duhet ta dorëzojnë mandatin edhe ish-ministrat e PD dhe ata të LSI.

Mbajtja e vehtes me gajret nuk është rruga e duhur, pasi shqiptarët u mësuan me bllofet, mashtrimet dhe hipokrizinë e asaj që sot nuk është më as “opozita politike” e këtij vendi. Shqiptarët e njohin mirë kastën e atyre që çirreshin për Tahirin, i njohin milionerët e paskrupullt të PD dhe LSI, njohin mirë aleancën e tyre të interesit dhe mungesën e parimeve që i karakterizon. Shqiptarët duan të shohin pas Tahirit, të ngjiten në padiumin e Kuvendit, të dorëzojnë mandatet e deputetit, ish-ministrat milionerë të “opozitës”, për të kryer si një detyrim moral xhestin e ish-ministrit socialist. Tahiri e la rrugën të hapur, tani është rradha e atyre që “nuk pengojnë integrimin” të veprojnë si ai.

16 komente në “Pas Tahirit, radhën e ka PD dhe LSI?”

  1. mikojani says:

    Ik or trap,na mbushe mendjen,ti koqe gazetarë.Po ata një mutë janë të gjithë,ti bën roman me specialistët kundra socaildemokratëve.Ik or toç komuniste,na del dhe jep mënd nëpër Tv,ku ke mend ti,je një koqe kandari.Je një ML i kohëve moderne,një kaqol i zonës parë operative

    1. Kujtimi says:

      Po nuk ndiqet nga prokuroria
      BERISHA. BASHA LIKE FLOLIRI MONA DHE XENI NUK KA DREJTESI
      ROFT SHQIPERIA PA ANTISHQIPETAR

    2. Une,Lubonja says:

      O Mikojan duke respektuar opinionin tend qe thoni “jane te gjithe njelloj”,por me nje ndryshim “te vogel”! Berisha dhe Luli dhe likja kane vrare! E kuptoni kane vrare njerez te pafajshem dhe femije ne Gerdec! Si qenkan njelloj pastaj?!

  2. Lexuesi i TemmA says:

    Të lumtë goja zotni Ajazi!
    Keshtu flasin burrat e kështu si thoni Ju duhet te veprojne burrat.

  3. Frok Martini says:

    At a te PD dhe LSI ,duhet te kishin hekurat ne duar dhe sekuestro pasurie ,para tahirit dhe para kujtdo tjeter.

  4. Kulufi says:

    Mikojan, po ti c’pate, ishe mire?

  5. MOTER QIRI MERO BAZE says:

    PAW PAW PAW ARTUR KARI PASKE SHKRUAR PRAP TI PO KARIN MERO TA NXORI NGA BYTHA TA FUTI NE GOJE APO ANASJELLTAS MOS LEH SI KUDER TE LANA E SHKERMOQUR NGA KARAT E QENVE SE DO TE JU MAR SAJME TE GJITHE ME VETI ATY KU E KENI VENDIN OR BYTHLEPIRES -DO TE FUTNI KARIN NE BYTH MERO GELBAZES NJE NGA NJE HERE NE BYTH HERE NE GOJE TAULET BOLE-BALLA M

  6. Tarrasi says:

    Ministri Tahiri,normalisht qe hapi rrugen per tu ballafaquar me drejtesine te gjth ata qe kane bere krime dhe qe kane qene ose jane ne nivelet me te larta te politikes dhe pushtetit,po ministri tahiri ,me veprimin e tij,i dha nje leksion kandidatve per arrestimet e priteshme,qe te rrine urte kur tju dali emri,te mos bejne zhurme dhe te shkojne pa fjale atje ku do ti kerkoje drejtesia,te ballafaqohen per cfare kane bere dhe skane bere,te dorzojne gjene e vjedhur,te bejne dhe stazhin e drejtesise dhe te mos afrohen me as politikes dhe as pushtetit,swe nuk ka me doktor qe mund ti mbroje.Te fala Baftjarit dhe Miftarit.

  7. alma tirane says:

    viti 2018, shqiptaret flasin si mesjetare, jepni komentin tuaj ore mesjetare, pse ofendoni pse ????

    jeni ndoshta me 4 klase, lexoni dhe mesoni nga z Baze dhe artikujshkruesit si z Ajazi, behuni me edukate ore se as per hale nuk jeni jo per BE jo e jo.

  8. .......... says:

    O MODERATOR mos lejo komente zhulcash e funderinash mer burr flet maloku la pa la sikur ben heroizem vetem dy fjal i kan bir ne goj ai miku dhe bytha , rueni ju etiken te pakten , ktu del lloj lloj kerriçi e maloku i pa kulturum dhe shkru mas qefit , xhdo gjo ka kufi.

  9. Firel says:

    Ajazi e ka pershkruar situaten me shume saktesi , dhe do shikoni sa qesharake do behet kuvendi , te gjithe” ata ” qe deri dje kerkonin te denohej Tahiri , do dalin kundra denimit , me preteksin skandaloz se gjasme EU ka kerkuar largimin e Rames , dhe denimin e tij , i pari filloj vallen e turpit si gjithmone Saliu , do fillojne me radhe gjithe lamashet , e kane te qarte qe prokurorja e pergjithshme ka hapur gjithe ceshtjet qe “djegin” , ” u hap kutia e pandores ” te gjitha dosjet skandaloze kane emer dhe mbiemer , te shohim do dorezojne imunitetin e deputetit dhe zoterinjte e opozites ????? Po me Presidentin 7 % , cdo behet ?? Eshte strukur si minjte dhe sdegjohet edhe pse akuzohet hapur nga Tahiri , nuk del te beje nje deklarate te mbroje dinjitetin jo te tijin , por te postit te Presidentit , kush do dale ??? 7 % – shi ??? Ka vene Moniken dhe diskretetohet si buce ne kuvend , dhe jo te dale e te pergenjeshtroje tere akuzat , te njejten gje ben dhe Saliu ka vene karabushin Lul te beje nje opozite shume qesharake . Me ne fund duket drite ne thellesi te tunelit ………..

  10. @ says:

    Cudia ne llogjiken e ketij fare gazetari eshte qe, mbas doreheqjes se ish ministrit “me te suksesshem” te qeverise (maxhorances) tani e paskan radhen ata te partive opozitare (?!) Se ku qendron lidhja e penalizimit te njeriut me te besuar te Rames, me inkriminimin e kundershtareve te tij, kete vetem Artur Ajazi mund te na e shpjegoje.

  11. Dashi says:

    Or gru qime e Rob qime.Po edhe ne Danimarke more te qifsha grune problemi eshte qeveria.Po ti si nuk sheh asgje te kjo qeverise kriminale e shkruan veq per opoziten more te qifsha grune.Je nje robqime,gruqime,moter qime.Robqime.

  12. prokurori says:

    do te thosha se– ne PD ka e pakta mbi 12 persona, deputete dhe funksionare te asaj partie idiotesh qe jane per hetim dhe gjykim, do te shikoni sa shpejt do ti vije rradha.

  13. ne kete portal cuditerisht shkruajne ordineret, ata qe kane mot dhe jete imoralitetin si mjet jetese, por dua ti them se TEMA eshte dhe do te mbetet media me e mire, dhe e dyta keta qe shajne me fjale banale, asgje tjeter nuk jane vetem ordinere qe gjejne nje hapesire dhe dalin pa adrese, turp, llum WC. respektoni portalin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje