Kompanitë e prodhimit të makinave Mercedez-Benz, Ford dhe FIAT tashmë prodhojnë pjesë interiore të tyre në një fabrikë në Librazhd.
Lajmin e bën të ditur kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Përmes një postimi në facebook ai thotë se “ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë që pjesë me veshje lëkure si timoni, leva e marsheve apo leva e frenave të dorës të një makine Mercedez Benz, Ford apo FIAT që mund të blini pas disa kohësh, është prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë të vogël në Librazhd”.
Postimi i plotë i Ballës
Kompanitë e prodhimit të makinave Mercedez-Benz, Ford dhe FIAT tashmë prodhojnë pjesë interiore të tyre në një fabrikë në Librazhd.
Ndoshta nuk do ta besoni, por është e vërtetë që pjesë me veshje lëkure si timoni, leva e marsheve apo leva e frenave të dorës të një makine Mercedez Benz, Ford apo FIAT që mund të blini pas disa kohësh, është prodhuar në Shqipëri, në një fabrikë të vogël në Librazhd.
Gjithashtu kompani të prodhimit të barkave detare si Castoldi apo kompani të prodhimit të traktorëve bujqësorë tashmë prodhojnë timonët e drejtimit të tyre në Librazhd.
Është vetëm fillimi dhe janë punësuar dhjetra vajza dhe djem të rinj. Në muajt në vijim kompania SV MEGA, kontraktori shqiptar, synon ndërtimin në Librazhd të një fabrike më të madhe me standardet e emrave për të cilët punon, duke garantuar në të ardhmen një numër më të madh të punësuarish.
PUNË PËR SHQIPËRINË QË DUAM????? (TemA)
Te prodhosh diçka per mercedezin nuk do te thote qe prodhon mercedesin ose nuk do te thote qe ke nje rroge sa merr nje puntor i mercedezit ne gjermani.
Perse gezimi?!
Gezohesh se ky puntori nga librazhdi merr 300,000 lek ne muaj dhe po i njeti puntor dhe e njeta pune ne gjermani paguhet mbi 2,300€ ne muaj?!
Une do gezohesha kur puntori te merrte te pakten 500€ne muaj.Diçka eshte dhe ky lajm…eshte lajm i mire por jo i gezueshem.
Librazhdi esht qytet i Vogel e mikprites..qytet ku nuk ka kriminalitet dhe ka njerez te urte…
Ju prift e mbara..!
KJO ME BEN TE KUJTOJ ,PRODHIMIN E FRRERAVE { JO FRENAVE , FRRERAVE } TE KARROCAVE NE VEND NE PERIUDHEN ZOGISTE , BILE PARAZOGISTE ..! NUK E KUPTOJ PERSE DUHET PREZENCA E KETIJ DEPUTETI KETU .. ?!
Po po. E sigurte kjo qe thote Balla. Prodhohet qesja qe mbulon makinat kur jane te reja.
leven e marshit fute ne sume TAULANT
E ku eshte merita e qeverise ketu? Keni filluar te levdoheni me punen e te tjereve. Normale kur nuk ke bere ndonje pune te mire vete
I prifte e mbara sipermaresit dhe te kete mbeshtetjen e deputetit. Do presim deri sa ta prodhoje te gjithe Mercedesin Made in Librazhd. ?