Nga Roland Qafoku*
Qemal Stafa është nga të rrallët komunistë emri i të cilit nuk mbart asnjë ngarkesë negative në çdo kohë. Ai mbeti i njëjti idealist deri 5 majin e viti 1942 kur u vra i rrethuar nga 200 milicë në një shtëpi në Tiranë duke shkëmbyer zjarr me ta, duke u bërë simbol i rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe duke e kthyer ditën e vrasjes së tij në ditën e kujtimit të të gjithë dëshmorëve të atdheut.
SKENA E VRASJES
I rrethuar nga 200 milicë dhe me një pistoletë dhe dy bomba në dorë, Qemal Stafa, në ato momente kishte dy rrugë: ose të arratisej, ose të vritej. Kishte shumë pak mundësi me të parën, rrjedhimisht ndodhi e dyta. Ishte ora 09.35. kur baza në Tiranë ku strehoheshin ai dhe 6 persona të tjerë u zbulua dhe të gjithë dolën nga prapa banesës me synimin për t’u larguar.
I pari kishte dalë nga shtëpia Isuf Keçi për të marrë disa materiale, por kur u kthye gjithë e lagjja ishte me policë dhe shtëpia ishte e rrethuar.
I dyti kishte dalë Beqir Minxhozi, por befas ai ishte arrestuar. Në xhep i kishin gjetur kontratën e shtëpisë që kishte marrë me qira dhe emrat e atyre që strehoheshin.
Bashkë me të arrestuarin policia arriti të gjejë shtëpinë dhe e rrethoi atë. Sapo nisi beteja mes tij dhe milicëve ai u plagos dy herë në këmbë. Ashtu çalë-çalë rendi të largohej nga pas shtëpisë ku terreni ishte i hapur me disa ara.
Arriti të kalonte tre prej tyre, por në këtë moment u gjet nën breshërinë e plumbave të milicisë të cilat i shkaktuar vdekjen.
Menjëherë pas vrasjes makinat daktilografike në polici punuan pa pushim. Në njoftimin që kuestori Pandeli Papalilo i dërgonte menjëherë pas ngjarjes Zyrës Mbretërore të Policisë dhe Kuesturës së Tiranës shkruhej:
“Rreth orës 14 të datës së sotme, gjatë një operacioni të papritur në një shtëpi që ndodhet në rrugën Lumi, në afërsi të kolegjit muhamedan (medresesë)… agentët kanë hasur në rezistencë nga ana e disa personave që u orvatën të iknin për t’i shpëtuar arrestimit.
Janë hedhur kundër agentave tri bomba dore të gjitha eksplodonjëse dhe janë zbrazur shumë fishekë revolveri… Agentat janë përgjigjur me armë duke vrarë komunistin Qemal Stafa, i të ndjerit Hasan dhe Sabire, lindur në Elbasan më 12.9.1921, student”.
Vrasja e Qemal Stafës e shokoi Partinë Komuniste. Kjo ishte humbja më e rëndë e saj që nga themelimi. 7 ditë pas vrasjes Partia Komuniste nxori traktin e saj në të cilin mes të tjerave jepte variantin e vet.
“Në Tiranë, në shtëpinë ku banonte bashkë me shokë të tjerë lufte Qemali u gjend i rrethuar nga agjentët shpirtkazëm të barbarëve fashistë. Qemali i përcolli me të shpejtë shokët nga një anë e shtëpisë dhe vetë qëndroi që t’u lejonte shokëve të largoheshin sa më parë.
Kur agjentët u afruan mjaft me bombat në njërën dorë dhe me revolen në dorën tjetër hapi zjarr duke shtrirë dy prej tyre të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.
Me këtë mënyrë e çau rrethimin, doli jashtë dhe iku duke luftuar me agjentët e tjerë që po e ndiqnin. Por në një luftë ineguale një plumb tradhtari e mori Qemalin sydragua. Pak nga pak plaga iu ftoh, fuqitë iu prenë dhe ra në tokë.”
Me nota të fryra heroike komunistët zbuluan te viktima një motiv për t’u mbajtur fort.
Trakti mbyllet me një episod që jo vetëm pak besohet sot, por të bën të qeshësh.
“Kur pa se afroheshin, shoku Qemal i mblodhi forcat që i kishin mbetur dhe thirri me sa fuqi pati: Rroftë Shqipëria e lirë demokratike! Rroftë komunizmi dhe shoku Stalin! Vdekje egërsirës fashiste!”
SI NDODHI RRETHIMI DHE VRASJA
Deri në orën 08.00 të 5 majit në banesën ilegale të marrë me qira ndodheshin 7 persona:
Qemal Stafa, Kristo Themelko, Beqir Minxhozi, Isuf Keçi, Drita Kosturi, Gjystina Sata dhe Marie Lezha.
Dëshmitë më të rëndësishme të kësaj ngjarjeje janë të dy dëshmitareve okulare, Drita Kosturit dhe Gjystina Satës.
Të dyja vajzat e reja ndodheshin në atë shtëpi si komuniste, ndërkohë u bënë dëshmitare të njërës prej vrasjeve më të bujshme në Shqipëri, jo vetëm të asaj kohe. Kosturi e jep kështu versionin e saj:
“Qemal qenkemi rrethu, i them dhe shikoj krejt rrethimin. Shulja, (Kristo Themelko), i fortë fizikisht, del nga prapa shtëpisë, i bie banjës me grusht. i pari kërcen Qemali.
Kërcyen këto dy vajzat Gjystina me gjithë Marien. Unë mbetem e fundit po mblidhja ca letra me hangër ndonjë gjë ndonjë letër, kur mbërritën. Mua më kapën të fundit.
Kur dola unë e fundit, Qemali mori rrugën djathtas, Shulja mori majtas. Më arrestojnë dhe më çojnë në kuesturë. Aty ku është sot Shkolla e Kuqe.
Më datën 6, të nesërmen më pyesin të lidh gjë ty me Qemal Stafën? Po i thashë më lidh. Jam e fejuemja e tij.
A e din që e kanë vra? U thashë mund ta kenë vra i thashë. A ke qenë aty ku u vra? Jo nuk e kam parë.
Sikur ta shofësh, e njeh? E njoh ta shof. Më marrin në makinë më çojnë në spital.
Nuk më lane me e pa. Më treguan vetëm gjyslyket. I njeh këto gjyslyke më thanë. Po i thashë, janë të Qemalit.”
Gjystina Sata, (Flora Dishnica) jep pak a shumë të njëjtën situatë si Kosturi në dëshminë e saj.
“Beqiri (Minxhozi) doli në mëngjes për të psonisur. Ndërkohë ne ishim duke pritur. Prit Beqir e s’ka. Kur nga ora 1.(pasdite) hapëm perden për të parë shofim Beqirin që vjen me një tufë me policë, mes tyre ishte edhe një Gëzim i famshëm, spiun i SIM-it.
Beqiri ishte i arrestuar, i lidhur. Them shpejt Qemal. Drita e shkretë u bë copë edhe ajo. Shulja që kishte ardhur në mëngjes kontrolloi xhaketën nëse kishte letra me emra shokësh.
M’i dha mua dhe Maries dhe ne fut në gojë dhe Qemali thotë të marrim çfarë kemi. Mori revolverin e vet, nja dy bomba çfarë ishin aty. Në këtë minutë nuk po shihnim Shulen.
Ku është Shulja, tha Qemali. Kërko nëpër shtëpi, hiç. Shulja kishte hapur prapa banjon, ne nuk e dinim por Shulja e dinte. Ishte me dërrasa. Shpërtheu dërrasat dhe iku. Iku pa marrë, mirë ne, punë e madhe puna jonë, por Qemalin. Duhet ta kishte marrë Qemalin me vete.
Në këtë kohë dalim ne. Drita thotë shpejt dilni. I pari Qemali, Maria dhe unë. Pa kaluar arën e parë na bie në këmbë një bombë. Ne menduam se bombën e kishin hedhur këta që na erdhën. Bombën e kishte hedhur Shulja.
Shulja me demek hedh bombën për të kriju gjurulldi. Ajo bombë u bë shkak që erdhën ata nga prapa. Nga bomba ne u lamë në gjak. Jo ndonjë plagosje e madhe, por nga ciflat. Qemali përpara, ne prapa, kemi kaluar tre ara.
Në këtë moment që ra bomba kthyem kokën prapa, dolën ato dhe Drita u kap. Na kapën edhe ne. Qemali qëllon me revolverin dhe plagos një nga këta në dorë.
Bërtiti ai “Mama mia”, dhe këta qëlluan Qemalin. Edhe ai u plagos, por në dorë. Ne sa kishim fuqi bërtitëm “ik Qemal, ik Qemal”, ai na pa ne që na kapën dhe vazhdoi të ikte.
Iku na shpëtoi nga sytë dhe ne nuk e pamë të vrarë. Një javë kemi ndenjur pa hanger nga mërzia e madhe. 10 ditë nuk na dhanë me hangër asgjë. Domethënë u bëmë kockë e lëkurë.”
VERSIONI I VETËVRASJES
Vetëvrasja e Qemal Stafës për herë të parë është përmendur vetëm pas rrëzimit të regjimit komunist. Ishte çmenduri që dikush të dilte kundër versionit zyrtar. Këtë version e jep Drita Kosturi.
Ndonëse jo shumë i besueshëm si version, Kosturi i referohet një personi të cilit i ka dhënë vetëm inicialet dhe që sipas Kosturit, ka qenë një fshtatar që ka kaluar rastësisht aty.
Ky ka takuar Qemal Stafën dhe ka parë skenën. Gjithnjë sipas Kosturit, ai ia ka rrëfyer këtë të fshehtë të madhe pas vitit 1990. Kosturi rrëfen atë që i ka thënë anonimi:
“Dëshmitari i vetëm i atij çasti tragjik, fatkeqësisht ka mbetur për gjithë këto vite anonim. Madje vetëm vonë prezenca e tij është pranuar zyrtarisht. Ishte një fshatar tiranas, Y.B., që po ndiqte rrugën më të shkurtër për të mbërritur në qytet.
Fshatari dhe djali me revole në dorë janë takuar përballë, fare pranë buzës së lumit. Ndjekësit ishin pas dhe ndihej qartë prania e tyre. Qemali ishte i plagosur. Nuk mund të ecte më.
Kishte në dorë revolverin “Smithson” me dy fishekë. Fshatari ndaloi dhe i bindur që ishte një person i rezistencës, i propozoi të ndërronin rrobat bashkë. Djali nuk pranoi.
Pa dhënë më shumë shpjegime, zbrazi plumbin e fundit mbi trupin e tij. Madje, pa i lënë tjetrit asnjë amanet”.
E fejuara e tij Drita Kosturi e komenton kështu këtë version.
“Qemali vrau veten. Unë e mësova që atë ditë, kur më treguan gjyslyket e tij dhe më çuan në morg. Ata që qëndronin atje flisnin hapur për atë që kishte ndodhur. Ishte i plagosur dhe dy plumbat e fundit i kishte ruajtur për veten.
Kur e gjetën, në pistoletë kishte ende një plumb. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë, sepse për ngjarjen qe pranuar një version zyrtar”.
Por dëshmitarja tjetër që ishte bashkë me Kosturin aty Gjystina, Flora Dishnica, nuk e beson këtë version.
“Gjë të sigurt nuk mund të thuash, se duhet të kesh fakte”.
KUSH E SPIUNOI BAZËN KU FSHIHEJ QEMAL STAFA
Janë disa fakte që hedhin dyshime të forta që baza ku ishte Qemal Stafa është spiunuar.
Madje nga vetë shokët e tij. Baza ku strehohej Qemal Stafa kishte tri ditë që ishte marrë me qira dhe ishte e pamundur që policia ta zbulonte kaq shpejt. Arrestimi i beftë dhe i çuditshëm i Beqir Minxhozit me të cilin policia shkoi në shtëpi dhe e rrethoi është një tjetër fakt i dyshimtë.
Po cilët ishin ata që e zbuluan bazën? Tre janë personat ndaj të cilëve janë hedhur dyshime të forta për zbulimin e bazës ku strehohej Qemal Stafa: Kristo Themelko, Beqir Minxhozi dhe Enver Hoxha. Gjystina Sata është më e qartë në versionin e saj “Ikja e Shules është shumë e dyshimtë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ikte vetë pa marrë Qemalin me vete.
Beqiri nuk duhet në asnjë mënyrë ta sillte policinë aty. Ai u justifikua që i kam shëtitur nëpër Tiranë që të na shikonin shokët dhe të vinin të na lajmëronin ne. Kjo bie në kundërshti se kjo shtëpi kishte vetëm tre ditë që ishte marrë me qira dhe ishte sekrete. Kush ishin ata shokë që do ta donin se ku është kjo shtëpi. Në këtë kohë Beqiri ka qenë i arrestum. Darkën e kësaj nate ne mësojmë që Beqiri ishte arratisur
nga Kuestura. Ne ishim dy femra, të lidhur na mbanin duart. Te këmbët kishim një krevat dhe këmbët na i kishin lidhur atje. Dyshimi i parë ishte si iku ky Beqir nga Kuestura.
Unë i mësova pasi dola nga burgu se unë i kërkoja gjithmonë hesap. Justifikimi ishte se i kapën në xhep kontratën e shtëpisë. Ku e ke shtëpinë? Versioni tjetër ishte e kapën me revolver dhe e kam lejen në shtëpi. Pse t’i sillte në shtëpi ai. Të thoshte e kam pa leje dhe pikë.
Në dijeni Miladini dhe Koçi Xoxe, U thashë ma shpjegoni se unë nuk e kuptoj dot. Si u bë ajo gjë? Ata s’u përgjigjën. Unë nuk e mendoja kurrë se ata do të bënin vrasjen e Qemalit. Kurrë nuk e kam menduar këtë. Pse Beqiri i pruri aty Ai bëri gabim që i solli dhe duhet të mos i kishte sjellë. Nuk ua mori mendja se ju mund të ishit aty.
Kujtonte se i kanë parë shokët dhe u kanë lajmëruar juve. Kurse për Shulen më thanë: Ti e di Shulja aq ia pret. Si pra aq ia preu? Të lërë shokun e ngushtë në aty?. ”
Ndërkohë Beqir Xhepa në atë moment një djalë i ri, mik dhe korrier i Qemal Stafës tregon debatin e të atit me Enver Hoxhën pas ngjarjes.
“Babi im Ramazani shkoi te dyqani Flora dhe iu drejtua Enverit: Enver, gjakun e Qemalit e kërkoj te ty, sepse e di mjaft mirë që ti e di se ai është tradhëtuar nga shokët e vet”. Por Enveri iu përgjigj: Po gabohesh Ramazan.”
“Debat me Enverin ka bërë edhe Vançi Barjaktari i sapokthyer na Shkodra. i atë i kishte thënë Vançit përse e kishte lënë Qemalin vetëm. Por Vançi i kishte treguar se kishte qenë në Shkodër me urdhër të Enverit. Madje Vançi kishte bërë debate me Enevrin.
Këtë ia kishte treguar vetë Vançi babait tim”.
Por Enver Hoxha e ka sjellë ngjarjen në kujtimet e tij si melankolike dhe të dhimbshme.
Ai thotë se ka qenë me Qemalin më 3 dhe 4 maj, një fakt që nuk rezulton të jetë i vërtetë.
Hoxha ose e ngatërron se e ka harruar ose qëllimisht e vendos këtë fakt.
“Dita e fundit e pjekjes sime me Qemalin, ishte më katër maj. U poqëm në bazën numër 66, në Rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam. Plaku na solli të hanim. Unë po përgatisja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se të nesërmen, që në mëngjez, duke gdhirë 5 Maj, do të nisej për në Vlorë. Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit, në një minder të mbuluar me batanije.
Në mëngjez u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokët. Sido që ne baritnim çdo herë, si thotë populli, “me qefin në kokë”, me kobure në brez dhe me bomba në xhepa, as nuk mendonim për vdekjen që na priste në çdo qoshe rruge. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtërngova për herë të fundit në kraharorin tim, shokun nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin tim të dashur, Qemal Stafën?!
Në bazën ku isha, erdhi një shok dhe, duke qarë më tha: Armiku na vrau Qemal Stafën! Vura duart në kokë dhe nuk i mbajta dot lotët. Ku e vranë?
I thashë. Në Tiranë, më tha shoku, në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës. U ngrita në këmbë dhe me shpresë i thashë: S’duhet të jetë e vërtetë, Qemali që në mëngjez u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurtë, mos e besoni se armiku hap parrulla. Mjerisht, – më tha shoku, – kjo është e vërtetë. Qemali ra duke luftuar heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan. Ai harxhoi të gjithë municionin që kishte. Dhe më tregoi tërë historinë e ngjarjes që ka përshkuar historia”.
FATI I KEQ I DËSHMITARËVE TË RRETHIMIT
Të gjithë ata që ishin atë moment në rrethimin dhe vrasjen e Qemal Stafës i ka ndjekur një fat i keq në jetë. Dukej sikur secili kishte jetën e tij, fatin e tij dhe gjithçka nuk kishte lidhje me të tjerët, por kur faktet i bën bashkë ndodhesh përballë një situate që zor se mund të jetë rastësi. Të gjashtë dëshmitarët patën një jetë të vështirë plot andrralla, deri në krime.
Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës, u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga milicia, por pas tri javësh u arratis dhe doli partizane. Pas luftës u arrestua nga regjimi komunist si armike e partisë më 1946, u dënua me vdekje, bëri 13 vjet burg dhe pasi u lirua u internua deri më 1988. Vdiq më 2006.
Marie Lezha u arrestua gjatë rrethimit të shtëpisë nga milicia, por u lirua pas disa ditësh dhe doli partizane. Pas çlirimit u internua disa herë, deri në rrëzimin e komunizmit. Vdiq më 2009.
Gjystina Sata, (Flora Dishnica) u arrestua gjatë rrethimit, por pas disa ditësh u lirua. U martua me Ymer Dishnicën duke e ndjekur bashkëshortin në të gjitha internimet e tij. Jetoi në Berat dhe asnjëherë nuk foli për këtë ngjarje.
Kristo Themelko i vetmi që arriti të largohej nga rrethimi i banesës. Pas luftës u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Komuniste. Por karriera vijoi deri në 1947 se më pas ai u arrestua dhe kaloi jetën në burg dhe internim deri më 1990. Vdiq në Tiranë më 1990.
Beqir Minxhozi punonjës banke doli nga shtëpia për të blerë ushqime, por u arrestua nga milicët dhe në xhep i gjetën letrën ku shkruhej kontratë e qirasë së shtëpisë që kishte marrë. Mbi bazën e adresës që kishte shënuar aty policia shkoi në shtëpinë ku ishte Qemal Stafa. Ai u lirua pas disa ditësh. Pas doli partizan në zonën e Matit. Pas luftës u përjashtua nga partia nën akuzën se më 5 maj 1942 nuk ishte treguar vigjilent. Vdiq në vitin 2002.
Isuf Keçi doli nga shtëpia për të marrë disa materiale. Kur u kthye shtëpia ishte e rrethuar dhe nuk mundi të futej më. Pas disa javësh doli partizan. Pas luftës u arrestua si armik, duke kaluar kalvarin e burgjeve. Vdiq më 1990, në Tiranë.
*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”. Përgatiti për botim TemA
Roland mos u merr me gjëra që si vërteton dot! Merru më kriminelin sali që të vrau 4 veta në bulevard dhe që më gjithë faktet që prokuroria ka nuk po e fut dot në burg. Krimineli sali vrau azem kurvarin dhe të pabesin, dhe se la grunë as me qa e as me qesh. Po tall bythën me popullin shqiptar pa ju dridhur shpirti prej haleje që ka, kurse ti na tregon përralla dashnoresh për të cilat spate byth ta pyesje Nexhmien kur e intervistove. Si e vërteton ti se drita kosturi ka qënë dashnorja e Qemal Stafës, nga tregimet e dritës?
Pasi Enveri vrau gjithë dëshmitarët, la gjallë pikërisht të dashurën e Qemalit !? Të këtë qënë kaq budalla Enveri vallë, sa ta ketë lënë këtë punë që ta gjykojnë Blendi Fevziu dhe Roland Qafoku?
QEMAL STAFA u vra ne 5 maj me arm ne dor i rrethuar nga fashistet italian dhe tradhetaret e kti vendi , pra nga gjyshrit e ktyre qe sot duan te shtremberojn te verteten , mos u mundoni kot o plera antishqiptar historin e luftes e shkruajten ata qe e ben ate luft , ju pasardhesit e ballisteve zogisteve dhe bashkeputorve te UDBse dhe agjenturave te huajaqe kini luftuar kunder kombit ton shkruani historin tuaj , si e tradhtuan gjyshrit tuaj kte vend , si vrat njerez te pa fajshem ne kte vend dhe shperblimet qe moret nga te huajt kur i sherbyen dhe u bet vasalet e tyre kunder SHQIPRIS dhe SHQIPTARVE , kte histori ju e njifni mir se kjo esht historia juaj e turpit , ky esht domeni juaj , persa i perket luftes nacional çlirimtare ajo histori u shkruajt me gryken e pushkes dhe me gjakun e deshmorve te kti vendi , doni te shkaterroni dhe te vetmen histori boll qe te zbehni tradhtin e te parve tuaj karshi kombit ton , nuk lahet muti me shurr , nese sot pasardhesit e ktyre qe u vran ne luft jan te angazhuar me politik dhe kan interesa personale dhe si njerez te vegjel qe jan hedhin posht gjakun dhe sakrificen e te parve te tyre, per tju ber qefin juve antishqiptarve dhe tradhtarve te kti vendi , pra bijve te tyre , brezi qevjen nuk ka interes dhe do ta kerkoj historin e luftes nga ata qe e fituan kte luft dhe ate do ta shoqerojn dhe me historin e tradhtarve te bashkepuntorve te nazifashizmit , ben vaki nga brezi qe vjen dhe pjesa tradhtis neser me koken ulur do kerkoj ndjes per te paret e tyre se do jen me te qyteteruar se sot , te shpresojm gjithmon , se sot nuk po e mer vesh i pari te dytin pasrdhesit e kolaboracionisteve nuk kan as turp as cip por hyn ne varrezat e deshmorve , ne varrezat e atyre qe kan vrar te paret e tyre , kjo esht apsurde kto gjera vetem ne kte vend qesharak ndodhin ne as nje vend tjeter ,se kudo ne ter boten sot nuk kemi degjuar qe pasardhesit ekolaboracionisteve ne lufte e dyt te dalin heronj , as qe behet fjal se ja shkurtojn gjuhen , por ne jemi kthyer si ne kohen e zogut , kur te tregojn e te shkruajn neser shkrimtar per te tashen me ne do gajasen ter bota , siç qeshim ne me librin shkelqimi dhe renia shokut zylo sot . O MODERATOR TE LUTEM
QEMAL STAFA u vra ne 5 maj me arm ne dor i rrethuar nga fashistet italian dhe tradhetaret e kti vendi , pra nga gjyshrit e ktyre qe sot duan te shtremberojn te verteten , mos u mundoni kot o plera antishqiptar historin e luftes e shkruajten ata qe e ben ate luft , ju pasardhesit e ballisteve zogisteve dhe bashkeputorve te UDBse dhe agjenturave te huajaqe kini luftuar kunder kombit ton shkruani historin tuaj , si e tradhtuan gjyshrit tuaj kte vend , si vrat njerez te pa fajshem ne kte vend dhe shperblimet qe moret nga te huajt kur i sherbyen dhe u bet vasalet e tyre kunder SHQIPRIS dhe SHQIPTARVE , kte histori ju e njifni mir se kjo esht historia juaj e turpit , ky esht domeni juaj , persa i perket luftes nacional çlirimtare ajo histori u shkruajt me gryken e pushkes dhe me gjakun e deshmorve te kti vendi , doni te shkaterroni dhe te vetmen histori boll qe te zbehni tradhtin e te parve tuaj karshi kombit ton , nuk lahet muti me shurr , nese sot pasardhesit e ktyre qe u vran ne luft jan te angazhuar me politik dhe kan interesa personale dhe si njerez te vegjel qe jan hedhin posht gjakun dhe sakrificen e te parve te tyre, per tju ber qefin juve antishqiptarve dhe tradhtarve te kti vendi , pra bijve te tyre , brezi qevjen nuk ka interes dhe do ta kerkoj historin e luftes nga ata qe e fituan kte luft dhe ate do ta shoqerojn dhe me historin e tradhtarve te bashkepuntorve te nazifashizmit , ben vaki nga brezi qe vjen dhe pjesa tradhtis neser me koken ulur do kerkoj ndjes per te paret e tyre se do jen me te qyteteruar se sot , te shpresojm gjithmon , se sot nuk po e mer vesh i pari te dytin pasrdhesit e kolaboracionisteve nuk kan as turp as cip por hyn ne varrezat e deshmorve , ne varrezat e atyre qe kan vrar te paret e tyre , kjo esht apsurde kto gjera vetem ne kte vend qesharak ndodhin ne as nje vend tjeter ,se kudo ne ter boten sot nuk kemi degjuar qe pasardhesit ekolaboracionisteve ne lufte e dyt te dalin heronj , as qe behet fjal se ja shkurtojn gjuhen , por ne jemi kthyer si ne kohen e zogut , kur te tregojn e te shkruajn neser shkrimtar per te tashen me ne do gajasen ter bota , siç qeshim ne me librin shkelqimi dhe renia shokut zylo sot . O MODERATOR TE LUTEM
vito bithkiri.
kam nje pyetje per ty dhe hajvanet e tjere:
Perse e ema e Qemal Stafes nuk pranoi qe Enver Hoxha te shkonte ne shtepine e saj?
Ne pamje te pare duket qe dyshimi bie mbi te gjashte pjestaret e asaj shtepie . Njeri del , dhe na mban ne xhep nje kontrate shtepie . Kishin disa dite ne ate shtepi , dhe ai e paskerkish ende ne xhep . Ai tjetri del per ca matriale . Kete e paskan kapur , Por ky i ” ve ” ne loje milicet , qe i bien Tiranes rrotull . Dhe sikur te mos mjaftoje kjo , ky arratiset se ” ata nuk e kishin mendjen ” . Te vijme ke Themelkua . Ky i bie me grusht banjes dhe zhduket . Po nese shtepia eshte e rrethuar , çfare nenkuptohet me rrethim ? Qe nuk ka njeri nga ajo ane e banjes ? Varja . Keto dy çupelinat i kapin , Por edhe keto arratisen . Kaq leshko te kene qene ata milicet ? Tani mqs jemi popull gjyzelist , qe nga Fevziu deri te Qafoku e me radhe , te gjithe e Kane syrin te Enveri . Asnje nga keta nuk pohon qe Enveri e dinte bazen . Ishte marre prej tre ditesh dhe mbahej sekret vetem nga kjo celule . Keshtu funksiononte dhe funksionon akoma ne forma te tjera . E kam fjalen per grupet qe veprojne ne ilegalitet . Qofshin keto te tipit ” revolucionare ” , ashtu e dhe te tipit mafioz . Dy zonjat qe japin versionet e tyre , Kane diskordance edhe per kohen . Ne nje paragraf thuhet se Qemali u vra ne oret e para te mengjesit . Ndersa ne nje tjeter citohet diku rreth ores 13 . Kane patur te njejtin fat thote autori ( Qafoku ) . Po nuk Na thote pse Jane denuar . Se keshtu eshte banale fare . Ka vuajtur nga regjimi . Po nese ai regjim te denonte pa asnje motiv , prove , pse nuk denoi Qafokun , Fevzon , Saliun , bashke me pistolierin Strazo ?
Pas viteve te 90-ta ,Vellei i madhe i imi Thote:KAME UDHETUAR ME NJE AUTOBUS SOTE ME Ish-Te Fejuaren e QEMAL STAFES..Mbetem te gjithe te BEFASUAR, dhe e Pyetem se mos kishte Pire..jo..jo…na Tha Ishte DRITA KOSTURI, ajo vete qe me Tregoj se Kishte qene e Fejuara e Qemalit…???
1-Asgje nuk dinim ne Diktatori per Ekzistencen e te Fejuares se Qemalit???Pse???
2-Eshte shum e DYSHIMTE QE “Shulja” kRISTO THemelko,pa u marre veshe me Shoket dhe shoqet qe ishin ne Bazen e Rrethuar, shkone dhe hape Dericken Prapa qe te nxjerre pas Shtepise dhe “Ja Mbathe” pa u thene Qemalit dhe Vajzave..ejani…???Pse??? dhe Po Ky “Shulja” na hedhe edhe nje Bombe..qe na Bie ne kembet e Vajzave dhe Qemalit??
pRA ESHTE lLOGJIKE QE TE HEDHESH Bomben ne drejtim te Shokeve te tu..kur munde te Hidhje Kunder Fshaisteve??
3-Ka shume Mundesi qe “Shulja” te kete qene Njeri i SIMI-it..ose OVRAS…ne radhet e Komunisteve…Hodhi Bomben per te VRARE SI QEMALIN EDHE VAJZAT DHE NGJARJA TE MBETEJ PA DESHMITARE????Ka mundesi!!
4-Pse Beqir Minxhozi,shkon me FASHISTET NE BAZE????Pra ky “Komunisti” Minxhozi..doni apo S´doni eshte nje SPIUNE ,ose nje INFORMATOR i Vendit te Bazes..NESE KY DO TE ISHTE KOMUNIST I VENDOSUR, nuk kishte pse ti c´onte Fashistet ne Bazen e Qemalit…DUKET SE EDHE KY KA BASHKEPUNUAR ME Fashistet Logjika te cone ketu..por ajo qe eshte e RENDESISHME:PO “Komandanti Legjendar” Enver Hoxha:SI NUK I DENOJ “Shulen” dhe Beqir Minxhozin???Dhe pse na Genjene Kur thote se ishte AI(Enveri) qe naten e fundit te jetes se Qemalit e kaloj me te ne bazzen 66-te???
Enver Hoxha qe “Dridhte” Zigare me Fashistet ne Kafen FLORA,a thua se i ka then gjoja si Rastesishte ndonje SPIUNI te SIMI-it apo OVRAS, per vendodhjen e Qemalit???Apo sikur i shpetoj Goja?????
kUNDER Bazes se Qemalit Fashistet derguan 200-te Milice-Fashiste dhe RrethuaN GJITHE Zonen..po kur shkuan te “ARRESTONIN” Enver Hoxhen ne Kafene FLORA, pse shkuan vetem nje patrulle prej 3-Vetesh???Dhe sic na Tregon “Komandanti Legjendar” ai jua hodhi Fashisteve???Ata i thone se kane ARDHUR TE ARRESTOJNE Enver Hoxhen..dhe ky u thote Prisni se po i “Therres Enverit”..dhe del po nga Dera e Mbrapme???????????Vertet kaq e lehte munde te ishte???
Pyetja Celes eshte:A E SHIKONTE ENVER HOXHA Qemal Stafen si NJE RIVAL per ti marre drejtimin e PARTISE??
apo Qemali duhej Likujduar se nuk ishte i Pelqyeshem per Miladin Popovicin dhe Enver Hoxhen???
Por ka shume Mundesi:Qemali ishte nje Komuniste me BINDJE, i deklaruar ne Gjyqin qe i bene Zogistet me 1937-ten..KUR SE Enver Hoxha me 1937-ten akoma Shijonte Luksin e te qenit “Student” ne France…pra ka shume Mundesi qe Eleminimi i QEMALIT PERKONTE ME PLANET E MILADIN POPOVICIT DHE ENVER HOXHES…kjo eshte me se e vertet KUR SHIKOJME SE ENVER HOXHA I VRAU TE GJITHE SHoket e tije te Luftes dhe te gjithe i Nxorri Agjente..akoma edhe Mehmet Shehun e “Denoj” PSE U “VETEVRA” dhe nuk ju “Hape” Partise… RESPEKT PER IDEALET DHE AKTIN HEROIK TE QEMAL STAFES..lol
Per aksionin e Policise nuk mund te dije askush nga ata qe ishin ne baze. Aksioni paraqitet si i rastesishem, perkundrazi ka qene mire i organizuar. Aksioni nuk ka pasur synim vrasjen e ndonjerit apo te gjitheve, sepse nga te arestuarit nuk denua asnje. Menyra si tregohet ngjarja fsheh te verteten sikur Enveri s’ kishte fare dijeni per prestigjin e jashtezakonshem qe kish qemali tek themeluesit e Partise. Po ashtu, si ka mundesi qe Nexhmija hesht per personalitetin e Qemalit ne Parti dhe dinjitetit te vet dhe te Partise per te mos qene te varur nga Miladini ne organizimin e brenddshem te Partise. Miladini, nepermjet Enverit perchonte vendimet e sherbimit te fshehet te Paartise Komuniste Jugosllave qe te eliminoheshin komunistet e udheheqjes qe me nivelin dhe qendrimet e tyre kerkonin ta ndjenin veten aspak nen diktat Jugosllav. Pra, deshmite nuk mund te nxjerrin sekretin qe eshte fshehur prej heshtjes se Nexhmijes, sikur s’ka dijeni fare qe Qemali dhe ajo me shoke te tjere ishin ne nje baze te perbashket qe e shperndau Enveri si te zbuluar nga Milicia, por me qellim per te shkeputur Nexhmien dhe autoritetin e saj ne Parti nen ndikimin e Qemalit.
Ja sekreti:
Aty nga fundi i Prillit (29-30) Enveri vete me biciklete tek baza, ku qendrote Nexhmia ne grupin e Qemalit,dhe u thote:
“Akoma ketu ju? Duhet ta leni urgjent se eshte zbuluar; ti M, N, e P a i keni te sigurte kushurinjte, mire shkoni te ata, ti Qemal shko ne filan vend, ti Nexhmije eja me mua.
E mori Nexhmijen ne Biciklete dhe iku. Kete moment Nexhmia e ka shkruar ne ditarin e saj Data e Fejeses me Enverin”.
Treguar nga njeri prej grupit qe shperndau Enveri. Qe vertete baza e zbuluar, apo ishte vendim i Jugosllavit Miladin per te hequr qafe Qemalin si Autoritet i Vetevetishem ne Parti? Sekreti mbetet sekret, dyshimi dyshim.
Kristo Themelko ka jetuar ne bash te vendit, ne alamet shtepie te Rr. Durresit dhe te dy cunat mbaruan universitetin e Tiranes. I kam pase ne lagje. Nuk e kuptoj pse shtremberohen faktet.
Syzet e Qemalit nuk perbejn prove per vdekjen e tij, asnjeri nuk e ka pare Qemalin te vdekur……..mos ndofta mbas 5majit 1942 , Qemali ka kaluar jete normale ne Itali……??
Qafoku eshte i pasakte per Kristo Themelkon. Ai, pasi Dulla u prish me Titon e hengri, por fare pak ama. Nuk hyri ne burg, nuk u internua, madje as nuk u urbanizua jashte Tiranes. Me urdher direkt te Dulles Themelko u dergua edhe ne BS te kryente nje nga ato ucilishtet sovjetike se ishte komplet pa shkolle i ngrati. Me pas iu dha nje post i dores se trete te sindikatat, me pak privilegje si psh rroge e mire, marrje shtepie me prioritet, pasje telefoni ne shtepi e deri te makina ne dispozicion, ne fillim nje mille cento italiane e me pas nje Moskvic sovjetik. Kur Shulja vdiq ne vitin 1990, vdiq anetar i PPSh. Femijet e tij nuk u privuan nga e drejta e studimit ne shkolle te larte dhe me mbarimin e univeristetit u punesuan ne Tirane jo ne Kukes apo ne Pustec!
Beqir Minxhozi rezulton i dekoruar me yllin partizan nga jugosllavet ne vitin 1946 si edhe me medaljen e kujtimit dhe me medaljen e trimerise nga Kuvendi Popullor me firmen e O. Nishanit.
Per vrasjen e Qemalit deri vone ne arkiv ka qene nje shkrese ne shqip me firmen ekuestorit te Tiranes, Papalilos. Shkresa ka infoshume interesante. Ne muzeun e Armes se Karabinierise ne Rome, ne fondin e Gjen. Krispino Agostinucit ka po ashtu material interesant mbi kontributin e nje spiuni te OVRA-s ne vrasjen e Qemalit!
Është e habitshme se si mund të thuhen kaq marrëzira e të pavërteta, në kaq pak rreshta. Dihet, që në kohë lufte gënjeshtra lulëzon, por këto që thuhen këtu kalojnë çdo kufi. Sinqerisht, ato që tregon “Xha Temja” janë shumë më të besueshme.
A KANE TRU NE BYTHE KETA IDIOTE QE BESOJNE E BOTOJNE IDIOTESIRA TE TILLA !
– Pak logjike idiote pa trurin e madh !
Ka 27 vjet qe po degjojme, lexojme, shohim ne ekrane jkazan te Kazanit mediatik idiotizma, palacolleqe, mashtrime, shtremberime, perralla me mbret, idiotlleqe me brire qe nuk i han as gomari e jo me njeriu me pak mend koke.
Shpelarja e trurit, tjetrsimi i historise, shtremberimi i se vertetes eshte bere mode vetvrasese per te sotmen e te ardhmen e Shqiperise , per breezin e ri te saj.
Ai po ushqehet e edukohet me genjeshtra flagrante, me brire, per cdo hap e per cdo hallke te historise se lavdishme te kombit shqiptar!
U sulmua, u perdhos deri edhe figura legjendare e Gjergj Kastriotit Skenderbeut qe na e ka zili jo vetem Athina e Beogradi, Moska e Londra, Brukseli e Washingtoni por edhe Pekini i larget … !
U perdhos Lufta Nacional Clirimtare faja me e lavdishme e luftersve per liri te shqiptareve e u lartuan badhkepunetoret e nazi- fashizmit Balli Kombetar e Legaliteti i hurit she litarit !
U heroizua kryetradhetari i Shqiperise Ahmet Zogu qe erdhi ne fuqi me bajonetat serbe te Pashiqit dhe mercenaret bjelloruse e ruse te paguar sa frengu pulen nga atdheshitesi i Burgajetit me marreveshjen 16 pikeshe Padhiq- Zog, qe ishte nje thike mbas shrine pet Kosoven dhe e kthente Shqiperine ne nee guverne te Serbise!
A nuk ishte po Ahmet Zogu qe para pushtimit ushtarak nga Musolini lejou pushtimin ekonomik te Shqiperise nag Italia fashiste !?
E ne vend te vishte opinar e te dilte ne mal per te luftuar pushtuesin sic i rreni shqiptaret, pasi u vodhi floririn veshi gomat e Benzit te Hitlerit dhe ia mbathi si hajn me cizme per ne Greqi .
E tradhetia politike e Tiranes me Sali Toptanin me kryebi ngriti monumdnt ne qender te Tiranes kryemonumentit te tradhetise se shumefishte kombetare Ahmet Zogut !
Askush nuk nderon kryetradhetaret kombetare si kryetradhetaret antikombetare !
Cfare mesazhi percjell tek shqiptaret, sidomos tek brezi i ti politika kryetradhetare e nderimit te krytradhetareve te kombit !
Shihni cfare ndodhi dje ne diten e deshmoreve te kombit e jo deshmoreve te partise!?
Nje grup huliganesh, neofadhistesh e beonZistesh te Sali Betishes dhe Lulashin Bashes, te Enjeked Alibeut dhe Timorr Alizotit sulmoi dhe goditur me shawl a dhe grushte veteranet e Luftes Nacional – Clirimtare, luftetareve LIRISE dhe antifashistet e antinazustet shqiptare !!!
Kambane alarmi per mbare shqiptaret perballe politikes nazifashiste putiniste te PD-se qe me doren e urdherat e Sali Berishes dhe bandes se tij te Gangstereve deshmi te fshije Diten e Clurimit nga nazifashizmi, 29 Nentorin nga faqja e historise ne badhkepunim me mbeturinat e nazi-fashizmit dhe nje grusht histirianesh antihistorike e bythelepires te cdo sundimtari te rashes, monarkist, nazi- fashist, Enver isn’t , saliist !
Historia mund te manipulohet, mund te tjetersohet, mund te shfytyrohet por kurre nuk mund te ribehet !
A nuk veprimtari keshtu kjo Parti antishqiptare e antidemokratike, me diversantet, terroristet e hurit e litarit ala Hamit Matjani, ala Halit Alia, ala Mark e Ndue Gjonmarkaj qe Bujar Perishani me urdher te Sali Sllobodanit i dekoroi me titujt me te larte!?
A nuk veproi keshtu deri edhe me terroriste komuniste e gjakatar si Mehmet Shehu, Koci Xoxe, Temo Sejko e co.
Po permend nje fakt te vetem se kush ishte Njeri prej tyre Koci Xoxe me gjuhen e oadrineve te tij gjakatare te UDB-se dhe Rankovicit ;
“ Ashtu si nje Drejtir Drejtorie informon te ministrin e tij te Brendshem per gjithcka ndodhte ne drejtirine e tij edhe ish-ministri i Brendshem i Shqioerise ( Ish- anetar I Byrose Politike dhe Sekretari Organizativ i PPSH-se- Numri dy ne udheqjen politike e qeveritare te Shqiperise – shenim I’m sqarues ) njoftonte ministrin e Brendshem te Jugoslkavise Aleksander Rankovic per gjithcka qe ndodhte ne Shqiperi … , shkruante ne vitet 80 gazeta serbe “ “ Borba “ dhe Revista “ Nin “ per Koci Xoxen.
Nuk po flas per spiune ordinere te Beogradit e Mosken ala Drita Kosturi, Liri Belishova e co…
Vazhde dhe pasqyre e kesaj politike dizinformuese, mashtruese e tjetersuese eshte edhe kjo sterpacavurja e mesiperme ….
Figura e Enver Hoxhes as asnje lideri komunist komunist shqiptar nuk goditur as plasaritet me rrena dhe oerralka kurvash te historianeve e shkrimtaruceve kurva !
Krejt politika e tyre barbare eshte demaskimi me i madh i saj .
Aq barbare ishte kjo politike sa…
Se pari vete kreu boteror i komunizmit Josif Stalin e kritikoi ne 1949 ne Moske per ashpersine e luftes se klasave, per politiken e ashper kunder fese dhe per turravrapin me kolektivizimin e bujqesise si shtylla e ekonomise shqiptare !
Se dyti, me daten 9 dhjetera 1990 kam qene perkthyesi i ish- ministrit te Jashtem te Shqiperise Z. Reiz Malile ne takimin me ish- liderin historik te Kubes Fidel Kastro ne ambasaden tone Havana. Si na dha njoftimin se ne Shqiperi kishin filluar protestat historike te dhjetorit pasi askush prej nesh nuk dinte asgje akoma …
“ Ju keni qene shume te ashper, i tha ai nder te tjera Reiz Maliles. Pervec te vrareve ne luften e Plazhit te Derrave, ne kemi ekzekutuar gjithsejt 10 veta mbas Revolucionit . 7 jane pushkatuar per terrorizem, dy per
tregeti drogash te forts dhe nje per spiunazh me pasoje vdekjen e sy oficereve te sigurimit kubanez… Armiqeve te revolucionit ua hapem dyert te largoheshin derisa u alarmua edhe Amerika per dhjetera mijera refugjate qe synonin te shkonin atje…”
Prandaj qysh ne vitin 91 kam shkruar qe edhe Rumaniia e Causheskut dhe Kuba e Fidel Kastros ishin Perendimit ne krahasim me diktaturen komuniste te Enver Hoxhes .
Por te thuash e te shkruash se Enver Hoxha dhe lideré te tjere komuniste te LNC- se e spiununuan Qemal Stafen eshte jo vetem idiotizmi me I turpshem, marrezia e shrkullit qe nuk e beson as gomari e jo nje qenie me vetedije si njeriu, eshte mungese madhore llogjike minimale, gonarllek me brire !
Pse !?
Si líder kryesor i PKSH se, parti ilegale ne kohen e fashizmit Enver Hoxha ishte objektivi kryesor i SIME-it dhe karabinerise fashiste dhe spiuneve te tyre shqiptare !
Enver Hoxha ishte i kerkuari kryesor i tyre. Me I rrezikuari nder te gjithe komunistet e antifashistet shqiptare.
I vetmi privilegj i tij ne ate peridhe historike ishte koka ne traste ne cdo cast !
Se treti, cfare intereso ose permitimos kishte Enver Hoxha qe te eliminonte shokun dhe vellain e tij te luftes Qemal Stafen !?
Se katerti, cfare rreziku per te ardhmen e karrieren e tij politike Qemal Stafa qe ishte krahu i djathte i tij ne krye te RKSH-se !?
Se fundi, me gjeni qofte edhe nje fakt apo argument logjik te vetem qe te justifikoje sado pak ate vrasje !?
A nuk ishte vete Enver Hoxha qe shkrii ne ate kohe nje trakt fantastik plot dhimbje, plot ndjenja vellazerore, plot njerzillek per nje nga heronjt e pare te luftes !?
A nuk ishte po Enver Hoxha qe do ta shpallte Hero i Popullit Qemal Stafen….
Jo hero por Kryehero te LNC duke e shpallur diten e vrasjes se tij si Diten e Deshmoreve !?
Kujt ti bedojme nje rraspihje e kurve politike, spiune serbeve, spiune e sigurimit te shtetit qe mori ne qafe me dhjetera intelektuale e demokrate atdhetare duke shpifur e sajuar gjera qe ata nuk i Kishin thene e as bere apo fakteve e te vertetave historike !
Eshte kjo politike e mbrapsht shqiptare tash e 27 vjet qe i ka kthyer antiheronjt ne heronj tradhetaret ne atdhetare, atdheshitesit e atdherrenuesit ne burra shteti, kusaret e zuzaret ne bujare e pushtare demokracie qe po prodhojne efektin e kundert tek shqiptaret, tek populli mbare !
A e kane lexuar politik anet shqiptare sondazhin alarmant te OSBE-s para nje viti se po te ishte tirano komunist Enver Hoxha gjalle do te fitonte 45 per qind te votave te shqiptareve, ora me shume se cdo partí politike ne Shqiperi dhe do ti mjaftonin votat e PDIU-se per te krijuar qeverine e Shqiperise !
Konkluzioni shqiptaret e ndjejne veten me mire atehere kur ishin me keq! Pse tiranise se ish- Qofte largut i eshte shtuar edhe kusaria, pandeshkueshmeria e paprekshmeria ligjore, antidrejtesia, korrupsioni, krimi i organizuar, drogat, trafiku njerezor, pa siguri a e jetes!
Sepse jane ekzekutuar pa gjyqe ne keto 27 vjet se c’jane ekzekutuar per 46 vjet diktature !
Sepse klasa politike e 27 vjeteve te fundit ka deshtuar totalisht…. Total failure ne cdo fushe perjashto keta muaj te fundit kur shtetit ka filluar ti bjere era shtet ne cdo hallke te tij !
ka shtremberime,me qellim,pa qellim,tjeter pune.por qe publicisti ishqyer qafethyeri eshte teresisht nje trap i paafte kjo mjafton te shohesh edhe nivelin e emisioneve te tij.beqir minxhozi eshte kapur diku pas dreke,atje ku eshte sot ministria e drejtesise ka qene nje zyre ku paguhej ne ate kohe energjia elektrike.pikerisht ketu.arrestimi eshte bere per te mbulur spiunin e vertete.shulja ka qene i ngarkuar me organizimin e luftes guerile.naten e ngjarjes ne ate baze ka qene parashikuar mbledhje me komandantet e njesiteve guerile te tiranes.pra operacioni italian nuk ka qene per qemalin po per dashnoren e tij,drita kosturin.po te lexosh cka thene ne njeren apo tjeter interviste te saj dhene khe me pare,ka diferenca per kohen e fillimit(diten,naten)per kohen kur u vra qemali.sipas saj shtepia ka qene pa ruajtje te jashtme,sinjalin e ka dhene ajo duke qene brenda ne dhome me perde te ulura.nga e pa,kur shtepite tiranase jane edhe me avlli?e kam thene dhe here tjeter,qemali ka dale nga rrethimi ne drejtimte zallherrit.sa ka kaluar lumin eshte takuar me njerez te cetes se abaz kupit.eshte informuar per drita kosturin qe nuk kish dale,degjoheshin krisma armesh dhe eshte kthyer ne ate drejtim.ka gjetur driten me nje person tjeter te plagosur,u ka kerkuar te largohen ne drejtim te lumit.vete ka luftuar per ti mbuluar ne largim,ku ka mbeturi rrethuar dhe eshte gjetur i vrare.sipas drites,italianet paskan marre gjyslyket e qemalit per identifikim dhe kane lene trupin ne buze kanali.,qe te nesermen ta merrnin te tjeret.kesaj i thone”pirdh o mece ,pirdh”drita kosturi uk tregon te verteten.sa per isuf kecin,ka dokumenta te ksh dheshtabit te pergjithshem per te.pse i ben me mister qafoku.dikush shkruan per nje ucelishte te shules.zoteri,ne 1946-1947 shulja ka qene drejtor politik i ushtrise dhe jo pa shkolle e analfabet.ne kohen qe ndodhi ngjarja ovra me agjenture ne shqiperi?ka patur spiunim nga dushan mugosha te vojo kushit,por informimi i tij eshte bere nga fiqerete sanxhaktari.edhe njehere per shulen.pas denimit politik ne kongresin e pare te pksh ka qene me poste drejtuese te rendeishme.doli ne pension ne funksionin e presidentit te kooperativave te artizanatit.beqir minxhozi,moralisht dhe ligjerisht eshte shkarkuar nga cdo pergjegjesi per ngjarjen.nuk e dekonspiroi ai.pergjegjesia mund te kerkohet te drita kosturi,dhe me shume tek fiqerete sanxhaktari,nepermjet lidhjevete saj me nje spiun te sim te infiltruar,shkodran qe nuku kap dotgjate luftes,por e sollen pako postale ne 1946 nga italia.eshte nje film per keto personazhe.e thelb aty ka te verteta.historia e fiqeretes eshte si ai i thesit te miellit,qe sa here ti bijesh aq here nxjerr tym.