Trenton McKinley, 13 vjeç, nga Alabama, ishte aq afër vdekjes pas traumës së trurit pasi u rrëzua nga një makinë dhe rimorkio e goditi kokën.
Doktorët i thanë prindërve se ai nuk kishte më jetë dhe se organet e tij ishin të përshtatshme për 5 fëmijë të tjerë të cilët kishin nevojë për transplant.
Një ditë pasi ishte vendosur t’i hiqnin tubat të cilat e mbanin në jetë, Trenton shfaqi shenja të ndërgjegjësimit.
E Trenton tani thotë se shkoi në qiell para se të kthehej në Tokë.
“Unë isha në një fushë të hapur duke ecur drejt”, ka thënë Trenton. “Nuk ka shpjegim tjetër përveç Perëndisë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Edhe mjekët e kanë thënë këtë”.
Jennifer Nicole Reindl ka një shpjegim të thjeshtë për rimëkëmbjen e djalit të saj derisa gjendej buzë vdekjes, për shkak të lëndimeve të rënda të trurit.
“Është një mrekulli”, u ka thënë Reindl medieve amerikane, duke treguar besimin e saj se dora e Perëndisë është prapa gjithë kësaj. (TemA)
Spitali që u shtrua djali, ishte spital Shtetëror apo spital Katolik? Pastaj vazhdojmë diskutimin.