FOTOT: Sherr me thika tek Presidenca, policia "blindon" zonën

8 Maj 2018, 12:20Kronika TEMA
FOTOT: Sherr me thika tek Presidenca, policia "blindon" zonën

Përpara institucionit të Presidencës ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku dy persona janë përleshur me thika.

Dëshitarët okularë raportojnë se sherri ka ardhur pas një konflikti banal mes tyre i cili degjeneroi me përdorimin e armëve të ftohta.

“Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M 19 vjç. Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Mësohet se personat e plagosur po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë, policia ka rethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (TemA)

2 komente në “FOTOT: Sherr me thika tek Presidenca, policia “blindon” zonën”

  1. RAF says:

    Undefined sunitus albanistanus Ramus ilirus albanus degas

  2. Bu says:

    Bobooo do na vradin presidenti Meta dhe ku do gjejme tjeter.Po keta dreqer aty e gjetrn te zihen.Me siguri e ka organizuar Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje