Nga Alfred Peza
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas një deklarate të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, në lidhje me vendimarrjet e mbledhjes së fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilën ajo e cilësoi si një “ditë e zezë” për këtë institucion. Reagimet kanë ardhur një ditë pasi ky Këshill refuzoi shkarkimin e tre gjyqtarëve, me propozim të ministres Gjonaj, të cilët sipas raporteve të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, rezultonin me “shkelje të rënda të ligjit, diskretituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit”.
Vendimet e këtij Këshilli që ka në përbërjen e vet 13 anëtarë, pjesa dërrmuese gjyqtarë, meren me shumicë votash dhe drejtohet nga Presidenti i Republikës. Institucioni funksionon në bazë të dispozitave kalimtare ligjore, sepse Reforma në Drejtësi parashikon shkrirjen e tij dhe zëvendësimin me Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ngritja e këtij këshilli të ri si edhe i disa institucione të reja të Drejtësisë, kanë mbetur peng i ritmeve të procesit të vettingut.
Në këto kushte, vendimarrja e fundit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, tregoi:
Së pari, sesa jetike ka qenë për Shqipërinë, Reforma e thellë në Drejtësi.
Së dyti, se KLD u ekspozua edhe njëherë, si një koorporatë e mbrojtjes së gjyqtarëve të korruptuar dhe e vendimarrjeve të tyre haptas në dëm të së drejtës dhe interesave të qytetarëve.
Së treti, më shumë sesa mbrojti tre gjyqtarë (të cilët me siguri nuk kanë për ti shpëtuar vettingut) KLD dha një tjetër shembull të solidaritetit me të keqen dhe pozicionimit në anën e gabuar të historisë. Eshtë pikërisht kjo mënyrë e të funksionuarit, që e kanë bërë drejtësinë, kollonën më të kalbur ndër tri pushtetet në Shqipëri.
Së fundi, me këtë vendim shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thjeshtë treguan se sa emergjente është që të vijojë në mënyrë shumë më dinamike se deri më sot, procesi i pastrimit të sistemit të vjetër dhe ngritja në mënyrë sa më urgjente e institucioneve të reja të drejtësisë.
Pas deklaratës së fortë të ministres së Drejtësisë, Presidenti I Republikës me cilësinë e kreu të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nëpërmjet zëdhënësit të tij tha se “shkeljet disiplinore të kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda. Votimi për këto raste tregoi se KLD-ja nuk i përgjigjet dot pritmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë.”
Pavarësisht kësaj gjuhe të fortë dhe të drejtpërdrejtë siç qytetarët dhe ndërkombëtarët duan të dëgjojnë në këtë rast, Presidenti i Republikës këtë radhë ka gabuar.
Ilir Meta gaboi kur e bëri një deklaratë të tillë jo menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Një qëndrim flakë për flakë kundër kësaj vendimarrje dhe distancimi i qartë e i prerë do ta bënin Presidentin që të dukej më i sinqertë dhe më i vendosur në denoncimin e së keqes.
Ilir Meta gaboi, sepse ai foli pas ministres së Drejtësisë. Etilda Gjonaj është pjesë e qeverisë dhe pjesë e KLD gjithashtu, por në një pozicion hierarkik më të ulët se sa ai i kreut të shtetit i cili është “kryeministri” i pushtetit të drejtësisë në vend. Ndaj, fjala e parë i takonte atij.
Ilir Meta gaboi sepse ai nuk kishte pse të priste këtë mbledhje, këtë vendimarrje dhe këtë qëndrim të ministres së Drejtësisë, për të bërë publike gjykimin e tij për KLD, për nevojën ulëritëse që ka vendi për shkrirjen e tij, ngritjen e institucionit të ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të tjera të drejtësisë së re.
Ilir Meta feston këto ditë një vjetorin e tij si President i Republikës dhe kishte plot një vit kohë për të mbajtur këto qëndrime të qarta, të forta e të prera, siç i mbajti sëfundi për KLD.
Fakti se edhe pas ditës më të zezë të KLD-së që ai e drejton vetë, ishte i vonuar, tregon shumë. Megjithatë, çdo e keqe e ka një të mirë, edhe në këtë rast. Sepse siç thotë fjala e urtë; “më mirë vonë, se kurrë…”!
Ilir Meta e ka dhjere fare punen e tij si njeri kryesor i KLD-s.Ai duhej ta merte ne konsiderate mendimin e ministrise se drejtesise per gjyqetaret e korruptuar,sepse jane te drejta.ERGYS SELMANI ne gjykaten e Fierit eshte gjyqetari me i keq dhe me i korruptuar.Nuk mund te merrje nje vendim te drejte nga ky gjyqetar pa i dhene para aq sa te donte ai.Ai te bente gjemen po nuk i dhe para.Prandaj shkarkimi i tij ishte i drejte dhe i domosdoshem per te pastruar drejtesine.
Jame kundra vendimit te KLD per vendimin e padrejte qe ka mare.Te kater gjyqetaret e propozuar,jane te korruptuar dhe duhet te shkarkoheshin.Por meqe vete KLD-ja ka gjyqetar te korruptuar,me ne krye te korruptuarin Ilir Meta,mbrojti keta kater gjyqetare,nuk i shkarkoi.ERGYS SELMANI nuk duhet te qendroi per asnje minut gjyqetar,se eshte hajdut.Per te fituar te drejten e nje trualli apo nje prone tjeter,ai te kerkonte leke,ku asnje fshatar apo qytetar nuk kishte mundesi.Por ai nuk pyeste shume dhe te jepte nje vendim gjykate negativ.
Nuk ja vlen Alfred Peza! Nuk ja vlen!
METÀ ESHTE STRUMBULLARI I KESAJ PUNE SE I DUHEN PER VETE
Dita me e zeze dhe Njeriu me i ZI ne sistemin e Drejtesise eshte ilir meta dhe partia e tij bashke me te shoqen dhe mut lepiresit qe i shkojne pas
Ky KLD duhet te asgjesohet menjehere pas kesaj bomber qe leshuan keta hajdute kriminele bandite te vertete qe duan ti vejne flaken vedit Per interesat e tyre Qerouni bandite Shkofshi ne djall
O koqet e PS ,nderpritjani rrogat o rrob ter trashe dhe ato largohen vete nga sistemi i drejtesise ,i kerkoni hajdutit te denoje vjedhesit !
Sa larg Saliut jeni per keto gjera ,mir ju a ben qe ju quan frikacake ,bile tju thote dhitsa o legena !
mmoisiu-ketyre te “drejtesise” nuk u plas per rrogat or mik se me rrogat ato nuk paguajne dot as pastruesit qe u pastrojne shtepite.
Ai eshte nje kukuth, nje urith, qe heth gurin, turbullon …dhe fsheh doren. Dokumente e prova ka plot.