Deputeti miliarder i Bashës: Të bojkotojmë parlamentin

10 Maj 2018, 10:06Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Agron Shehaj, këron bojkot të Parlamentit nga PD.

“Vënia nën kontrollin personal të Edi Ramës e gjithë sistemit të prokurorisë dhe përdorimi i saj për të mbrojtur krimin qeveritar dhe trafikun e drogës është hapi i fundit në vendosjen e të gjitha pushteteve nën sundimin e plotë të tij.

Në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues dhe sundimi i ligjit është zëvendësuar me diktaturën personale të Edi Ramës, i cili kontrollon parlamentin, qeverinë, drejtësinë, si dhe ekonominë dhe mediat nëpërmjet oligarkëve.

Ky është vetëm fillimi i sundimit të tij të përjetshëm, në stilin e diktatorëve lindorë.

Në një parlament që nuk ka asnjë të drejtë të opozitës dhe që nuk ka asnjë pavarësi, demokracia parlamentare ka vdekur dhe qëndrimi i opozitës në të është thjesht kontribut për një farsë.

Unë kam hyrë në politikë për të kontribuar për një shtet perëndimor, të drejtë, pa korrupsion dhe në shërbim të qytetarëve. Por këto objektiva duken sot dytësorë në krahasim me nevojën për të mos humbur lirinë dhe demokracinë.

E gjithë shoqëria duhet të ndalojë dhe t’i thotë STOP diktatorit, sa nuk është vonë. Është momenti që ne përfaqësuesit e popullit t’i drejtohemi popullit për të marrë bashkë me ta vendimin nëse duhet të qëndrojmë më në këtë parlament fals apo duhet ta braktisim atë për të shpëtuar demokracinë”, shkruan ai. (TemA)

6 komente në “Deputeti miliarder i Bashës: Të bojkotojmë parlamentin”

  1. Lutou says:

    IK ,e pirdhu, andej nga ke dal!??

  2. Polici says:

    Kush ta shkroi fjalimin ty zoti “miljarder ne leke” ?

  3. Dash says:

    Cfare thua mor djale…pse na zhgenjen, kjo tregon qe sje indipendent sic doje te ishe…kur ske ashgje per te thene me mire mbyll gojen…

  4. kunji says:

    Plere hajdut tipik Vlore,ky eshte miku i Kakamit.

  5. star says:

    Jeeepi gone se pas na ke.Ke popull perfaqeson ti more ?

  6. Life is game says:

    Po pse o Gone kaq i leshte ti. Po a e degjove mbrem Ambasaden e Usa, se si e mbeshteti dhe miratoi vendimin e A.M.
    Pse keshtu ti? S’kupton fare politike! Pramdaj qrshin ata ne Parlament! Lexo Gone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje