Partia Demokratike akuzoi sot ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se vëllai i tij është dënuar në Itali në vitin 2012.
Në fakt, për këtë çështje, Fatmir Xhafaj ka folur në Kuvend që në vitin 2010 në Kuvend, dhe e ka pranuar krimin, duke qenë koherent në ato pak deklarata që ka dhënë për këtë çështje.
Më poshtë po sjellim deklaratën e Xhafajt të vitit 2010, por dhe atë të dhënë në shtator të 2017-s, të dyja në Kuvend.
Fjala e deputetit të PS-së Fatmir Xhafaj – Seanca plenare 07.10.2010*
Të nderuar kolegë,
Kam dalë këtu sot në respekt të integritetit tim politik, moral dhe të familjes sime, në respekt të mandatit politik që gëzoj, në respekt të së vërtetës dhe të qytetarit. Sali Berisha, në përpjekjen për të devijuar të vërtetën, thelbin e debatit për korrupsionin e tij, ringriti këto kohë një akuzë të vjetër ndaj meje. Hapi një histori dhimbjeje, të gati 10 vjetëve më parë, të familjes sime.
Po. Vëllai im i vogël, rreth 10 vjet më parë, atëherë kur ishte rreth të 20-ve, ende adoleshent, emigrant, ka pasur një histori fatkeqe me ligjin. U gjet në vendin e gabuar, në momentin e gabuar dhe në një marrëdhënie rastësore me njerëz të gabuar. Një gabim dhe faj, për të cilin i vuajti pasojat ligjore dhe shpirtërore dhe, fatkeqësisht, vazhdon t’i vuajë ende. Historia e tij vetjake ishte dhe mbetet rekordi i vetëm negativ i tij përballë ligjit. Rasti i vetëm në familjen dhe farefisin tim të gjerë. Ishte një fatkeqësi, një dhimbje e madhe për të gjithë ne.
Ishte dhe është një haraç, i cili nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me detyrat shtetërore dhe partiake që unë kam mbajtur dhe mbaj. Është fakt i njohur që, qysh në momentin e parë që e kam mësuar, për shkak të moralit tim politik dhe për hir të dinjitetit, më datën 20 mars 2002 i kam paraqitur dorëheqjen me shkrim Kryeministrit të kohës nga pozicioni i ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, një dorëheqje e dhënë, me sfond tërësisht moral, e cila nuk u pranua.
Nuk më ka munguar kurrë kuraja të përgjigjem edhe publikisht, sa herë që jam pyetur. Në atë kohë kam bërë deklaratë publike për të sqaruar atë ngjarje të hidhur. Pas kësaj ngjarjeje kam konkurruar dhe fituar në zgjedhjet e përgjithshme në sistem maxhoritar. Edhe pse ju e keni pasur këtë fakt lajtmotiv kryesor të një fushate agresive për të më sulmuar politikisht, qytetarë më votuan dhe më respektuan për vlerat e mia politike dhe morale, për raportin tim me ligjin, për marrëdhënien time të pandryshuar me të vërtetën dhe me zgjedhësin.
Ju më pyesni mua nëse e kam ndihmuar vëllanë tim. Ju kam thënë dje dhe ju them edhe sot pa asnjë mëdyshje. po, sigurisht që po! Reflektova edhe përgjegjësinë time. Përgjegjësinë e vëllait të madh, që nuk i qëndroi pranë në atë kohë problematike të pas vitit ‘97. E kam ndihmuar të reflektojë për ngjarjen dhe, më kryesorja, e kam ndihmuar t’i kthehet jetës normale. Që nga muaji maj i vitit 2002, kur është rikthyer në Shqipëri, dhe deri më sot, vëllai im është familjar, baba i dy fëmijëve. Ka kryer ditën arsimin e lartë, ka një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negativ përballë ligjit.
Natyrisht, unë nuk bëj pjesë tek ajo racë që mohon gjakun dhe familjen e saj. Ato nuk janë zgjedhje të miat, por të Zotit. Unë i pranoj siç janë, me të mirat dhe me të këqijat e tyre. Miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët i zgjedh vetë. Për ata mbaj përgjegjësi politike.
Më tregoni qoftë edhe një rast të vetëm të një zgjedhjeje të gabuar në raport me ligjin. Nuk ka asnjë rast të tillë. Nuk kam asnjë pendesë për këto zgjedhje. Jam tërësisht i qartë për motivet që e shtynë Sali Berishën, këtë detektiv të dëshpëruar, me tokën dhe pushtetin që po i lëviz nën këmbë, të bëjë këtë sulm politik pa asnjë bazë morale.
Sali Berisha nuk mund të gjejë qoftë edhe një firmë të vetme të hedhur nga unë në detyrat shtetërore që kam pasur, për shkak të së cilës të kem përfituar 10 qindarka, një metër katror apo çfarëdolloj të mire tjetër materiale, të cilido nga familjarët dhe të afërmit e mi. Rreth 7 vjet më parë i kam bërë një sfidë publike Sali Berishës në opozitë. E risfidoj përsëri publikisht Sali Berishën, tashmë në pushtet se, në rast se gjen qoftë edhe një firmë të tillë, unë e dorëzoj mandatin e deputetit dhe largohem përfundimisht nga politika.
Për këtë unë mbaj përgjegjësi politike dhe jam i gatshëm të përballem me cilindo. Në të kundërt, Sali Berisha le të pranojë një gënjeshtër më shumë në biografinë e tij prej mashtruesi publik, ordiner.
Sot, në këtë ditë të së vërtetës, i drejtohem Sali Berishës, duke i thënë një fjalë të vetme: Zoti mos e dhëntë që ai të provojë te fëmijët, nipërit dhe mbesat e tij qoftë dhe gjysmën e dhembjes që ka provuar familja ime për shkak të tij! Zoti e ndihmoftë, sepse Zoti nuk harron!
Unë bëj pjesë tek ata që besojnë fort se një ditë gjithkush paguan dhe duhet të paguajë për ligësinë e tij. Ka një llogari që mbyllet gjithmonë në këtë jetë, ashtu siç ka një shpërblesë me mirënjohje për cilindo, për të mirat që bën dhe gëzimet që fal.
*faqja 53 e procesverbalit – Seanca e datës 07.10.2010, e enjte
Fjala e ministrit Xhafaj në seancën plenare – 12 Shtator 2017
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar kolegë,
e çmoj me vend që në këtë seancë të parë, jashtë temës së saj të bëj një reagim publik për disa akuza të vjetra të risjella këtu nga baltë hedhësit e vjetër dhe të rinj në këtë sallë. Punët e shumta që më presin në lidhje me sfidën e kësaj qeverie dhe timen personale për forcimin e rendit dhe sigurisë publike nuk do të më mundësojnë në ditët në vijim që të kthejë përgjigje për disa çështje të caktuara dhe të bëjë replikë me ata që i përcjellin publikisht këto çështje.
Jam plotësisht i bindur se pjesa e shëndoshë e kësaj politike dhe opinionit publik nuk kanë nevojë për këtë shpjegimin tim sot. Jo vetëm se këtë e kam bërë edhe herë të tjera, por i kanë shumë të qarta motivet e këtij sulmi të ulët politik. Ndaj po e bëj sot duke shpresuar që kjo do të jetë hera e fundit dhe si detyrim ndaj çdo lloj opozitari që ka dëshirën dhe vullnetin për të parë të vërtetën, ashtu sikur se ajo është.
Keni ndërmarrë ndaj meje një sulm të egër personal bazuar në histori të filluar 15 vite më parë dhe për të cilën unë disa herë kam bërë publike fakte dhe qëndrimin tim. 15 vite më parë, në 2002, kur unë isha ministër dhe ju opozitë, e ngritët për herë të parë publikisht këtë akuzë. Jam përgjigjur përmes një deklarate. Në 2010 kur ju ishit në pushtet, njëri Kryeministër dhe njëri dora vetë Ministri i Brendshëm i asaj kohe më sulmuat si kundërshtar opozitar, përsëri me të njëjtin avaz, vëllain dhe e shkuara e tij.
Pikërisht 7 vite më parë, në 7 tetor në këtë sallë, unë si opozitar ju përgjigja këtu nga kjo foltore akuzës tuaj si pushtetar. Çfarë kam pasur për të thënë i kam thënë të gjitha aty. Lexojeni. Ju prej 8 vitesh ishit në pushtet, i kishit të gjitha mundësitë si Kryeministër dhe si Ministër i Brendshëm, të provonit akuzat tuaja dhe të ndëshkonit ashpër me policin, prokurorinë dhe gjykatën tuaj. Nuk besoj se i falët familjarët e mi se mua jo e jo. Përsëri 6 vite më vonë ju rikthyhet këtij avazi.
Vjet në kulmin e Reformës për Drejtësi. Çfarë nuk thatë për ta bërë sa më ndërkombëtare akuzën tuaj të vjetër. Ju vazhduat avazin dhe unë reformën dhe rezultati dihet tashmë. E rifilluat sërish të njëjtën akuzë, sivjet në mars, ku u bëra Ministër i Brendshëm. Thatë çfarë ju nxori goja e ligë për 2-3 muaj. Nga muaji maj i këtij viti ju opozitarët u bëtë pushtetarë, në dy ministritë kryesore të ligjit. Në atë të Brendshme dhe atë të Drejtësisë.
Ministrat të cilët u emëruan personalisht nga kryetari juaj dhe janë të dyja ministritë ku janë faktet dhe provat kombëtare dhe ndërkombëtare, nëse ka të tilla. Por çfarë bëtë ju këto 4 muaj. Si nuk gërmuat xhanën dhe t’i zbulonit. Ku kishte rast më të mirë se sa të më kryqëzonit me fakte dhe prova sipas jush. Dhe as më shumë dhe as më pak jo vetëm kryetari juaj, por edhe askush tjetër i veshur si ky edhe me mandat ligjzbatuesi apo moral bërësi , nuk mund të më vendosi mua në këtë akuzë apo përgjegjës, për çfarë i ka ndodhur apo mund t’i ndodhë një pjesëtari të familjes time. Cilido prej tyre që ka pasur, ose mund të ketë në të ardhmen një shkelje ligji, është madhor dhe ka gjithë përgjegjësinë ta vuaj atë sipas ligjit.
Dhe as ai dhe askush tjetër nuk mund t’i japë më shumë ngarkesë se sa vetë ligji. Edhe nëse për një moment do të ishte plotësisht e vërtetë, për çfarë në mënyrë të ulët më akuzoni, unë kam të gjithë të drejtën legjitime të pyes: Ku është përgjegjësia ime njerëzore dhe politike në lidhje me këtë çështje sa për ligjore as që nuk mund të bëhet fjalë.
Unë jam në politikë prej 20 vitesh. Jam i gatshëm të përgjigjem për gjithçka bëj e sillem në raport me interesat e vendit tim me kushtetutën dhe me ligjin. Jam i gatshëm me çdo kohë të përballëm me përgjegjësitë e mia. Unë nuk kam ndërmend të merrem me replikë për avazin tuaj të 15 viteve, avaz të cilin e përsërisni sa herë shtrëngoheni të më sulmoni mua politikisht.
Është hera e fundit që e bëj këtë, e mora këtë kohë të gjatë të reagoj ndaj balt hedhjes tuaj. Nga ana tjetër ju siguroj se do të bëjë me përgjegjësi e ligjit dhe me përgjegjësinë time morale detyrën që më është besuar.(TemA)
Opozite kriminale qe futet deri nen lekure. Varroseni o popull me vote kete cerdhe perbindshash ne 2021 te marre fryme Shqiperia. Me mire djepi bosh se shejtani brenda.
Aha, ska ma lek droge dhe Tahir per te sponzorizuar fitore me shumice absolute.Tani qe eshte shumica pse nuk po punon kjo qeveri dhe ky Kryeminister Bandit?
Deklaratat e Fatmirit, vellai i kriminelit ,nje lab tjeter shfatar i qut.
Bravo kjo eshte ndershmeri o Sali qeni o Sali llafazani o Sali krimineli o gjee keqe e shqiperise po paskemi qene te mallkuar nga zoti 50 vjet Enveri ja dhe ne demokraci gati 30 vjet vuajme pasojat e Sali halese
Komunista robqime e kriminele,ju duhet me ju qi Robt motra e gra me Morr Bazes me i qi grun e vajzen.jeni gruqime komunista.a
Me vjen keq per Xhafen sepse eshte i sinqerte ne ate qe thote dhhe ka tene me pare. Une jam demokrat dhe nga Vlora. Ja njoh familjen dhe ndjej keqardhje qe i duhet te vuaj nje faj te atij cakmakut,Gonit.
E keqja eshte se ka te pazgjidhur si minister rendi vuajtjen e denimit te te vellait . Si vella e kuptoj,por…si minister rendi ,sado e dembshme, eshte nje argument qe do ja sjellin gjitnje ne taoline…jo se ka nje vella qe ne te shkuaren beri dicka ,por sepse eshte minister rendi dhe i duhet te zgjidhe rastet e tjera kur drejtesia italiane kerkon indivite ne Shqiperi..
Gjithesesi, ky minister eshte shume me i zoti dhe i ndershhem nga paraardhesit e tije.
Me vjen keq per Xhafen sepse eshte i sinqerte ne ate qe thote dhhe ka tene me pare. Une jam demokrat dhe nga Vlora. Ja njoh familjen dhe ndjej keqardhje qe i duhet te vuaj nje faj te atij cakmakut,Gonit.
E keqja eshte se ka te pazgjidhur si minister rendi vuajtjen e denimit te te vellait . Si vella e kuptoj,por…si minister rendi ,sado e dembshme, eshte nje argument qe do ja sjellin gjitnje ne taoline…jo se ka nje vella qe ne te shkuaren beri dicka ,por sepse eshte minister rendi dhe i duhet te zgjidhe rastet e tjera kur drejtesia italiane kerkon indivite ne Shqiperi..
Gjithesesi, ky minister eshte shume me i zoti dhe i ndershhem nga paraardhesit e tije.
O Tema, a mund te na thoni, a e ka vuajtur denimin prej 7 vitesh vellai i Ministrit Xhafaj, apo jo! Qe ka qene nje gabim i vetem, nje ri i turbulluar nga pasojat e 97s, apo i gjendur ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar, keto argumente nuk pine uje ne gjykate! Qe Ministri e ka ndihmuar te vellai te beje nje jete me te mire e te mos merret me me droge, kjo eshte nje gje e mire, por fjala e vellait nuk merret shume parasysh ne gjykate sepse eshte e njeasnshme. Nese vellai eshte denuar ne 2002 dhe ka ardhur ne Shqiperi ne 2002, kjo do te thote se ai nuk e ka kryer denimin. Ministri mund ta kete ndihmuar qe te behet nje djale e mbare, por ai edhe e ka ndihmuar qe t’i shmanget denimit. Shamngia e denimit dhe ndihma per te kryer nje gje te tille eshte e denueshme penalisht.
Nuk ka rendesi se sa i mire eshte bere vellai i zotit Xhafaj e sa ka reflektuar! Gjykata ka dhene nje denim dhe ministri ben mire te pergjigjet shkurt dhe drejteperdrejt pyetjes: A e ka vuajtur denimin apo jo vellai i tij?
PD mund te beje dy gjera: Se pari, ti kerkoje drejteperdrejte Z. Xhafaj qe vellain ta nise me pushime ne Itali. Nese i vellai qenka i pafajshem, atehere ate nuk kane per ta arrestuar. Se dyti, PD duke t’i drejtohet permes Ambasades Italiana, prokurorise te rrethit gjygjesor ku eshte denuar i vellai i ministrit Xhafaj (sipas vendimit gjygjesor qe paraqiten dje). Ta bejne me dije se ky person i denuar qe i eshte shmangur denimit te formes se prere jeton qetesisht ne Shqiperi. Insitucionet perkatese italiane le te bejne kerkesen per ekstradim e te shohim pastaj sesi do te veproje Z. Xhafaj.
Fatmir xhafa eshte kriminel.
Kriminel xhafa. Plehre.
Pyeteni xhafen cfare i ndodhi ne budapest. Pse e nxoren me brek nga hoteli. Pyeteni sa leke mori nga tenderi i burgit te pogradecit. A u hetua ai. Me cfare i ka shkolluar vajzat jashte shteti me cfare lekesh. Lojrat e fatit te agroni si i ecin me bllokimin e ligjit te kazinove. Vila ne lalez. Erjon je legen ti. Kone e vogel. Nuk e mbulon dot as ti e asnje tjeter.