Monika Kryemadhi e "shqetësuar" për drejtësinë: Arta Marku po shkërmoq dosjet e korrupsionit, largimi i Hajdarmatajt i paligjshëm

9 Maj 2018, 17:12Politika TEMA

Monika Kryemadhi ka reaguar pas shkarkimit të ish-kreut të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i njohur ndryshe si i “besuari” i Adriatik Llallës.

Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Kryemadhi paralajmëron Ramën që të mos guxojë të prekë drejtësinë apo të shkërmoqë dosjet e korrupsionit.

Ky akt i paprecedent rëndon mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila vetë nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, rëndon mbi të gjithë ata që paturpësisht vijojnë të shkërmoqin dosjet e krimit dhe korrupsionit.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë që asnjë presion apo largim i paligjshëm nuk e shpëton atë dhe bashkëpunëtorë e tij nga dosjet e krimit dhe korrupsionit. Për ato dosje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë një më një”, shkruan Kryemadhi.

Reagimi i plotë:

Shkarkimi i paligjshëm i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda është rasti me flagrant i Edi Ramës dhe veglës së tij në Prokurorinë e Përgjithshme!

Besim Hajdarmataj ishte prokurori që nisi të hetojë për çështjen Tahiri, kërkoi dhe argumentoi ndalimin e tij me akuza të qarta dhe të bazuara, por që u hodhën poshtë nga deputetët e PS.

Largimi i tij nga detyra është qartas përpjekje për të mbyllur përfundimisht çështjen Tahiri që mban peng jo vetëm Edi Ramën, por të gjithë qeverinë.

Emërimi dhe shkarkimi i drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk është kompetencë e Arta Markut!

Por kjo nuk e ka penguar atë dhe shefat e saj në qeveri të ndërmarrin këtë veprim të paligjshëm në kohën kur të gjithë prisnin që çështja Tahiri të shkonte deri në fund.

Edi Rama, i frikësuari i madh i drejtësisë bërtet lart e poshtë për Vettingun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por ndërkohë largon nga detyra Kryeprokurorin e Krimeve të Rënda pa pritur që ai të vetohet.

Ky akt i paprecedent rëndon mbi Prokuroren e Përgjithshme, e cila vetë nuk ka kaluar në procesin e Vettingut, rëndon mbi të gjithë ata që paturpësisht vijojnë të shkërmoqin dosjet e krimit dhe korrupsionit.

Edi Rama duhet ta ketë të qartë që asnjë presion apo largim i paligjshëm nuk e shpëton atë dhe bashkëpunëtorë e tij nga dosjet e krimit dhe korrupsionit. Për ato dosje ai dhe bashkëpunëtorët e tij do të përgjigjen para drejtësisë një më një.

LSI paralajmeron qartas prokuroren e përgjithshme dhe të gjithë strukturat përgjegjëse të mos guxojnë të hedhin hapa për të fshehur gjurmët e krimit.

Çdo akt i tille i paligishëm, që nga ekstradimi i Naser Seitajt dhe deri te ky i sotmi është përgjegjësi e pastër penale e atyre që kanë firmosur urdhrat e kryeministrit.(TemA)

9 komente në “Monika Kryemadhi e “shqetësuar” për drejtësinë: Arta Marku po shkërmoq dosjet e korrupsionit, largimi i Hajdarmatajt i paligjshëm”

  1. FANI says:

    Kur te mbrojne keta te L.S.I. domethene se je shume i koruptuar ,shkarkojini te gjithe keta qe e sollen SHqiperine ne kete gjendje.

  2. Lulka says:

    Dolen plerat ne mbrojtje te plerave… si nuk ka fytyre kjo e pa fytyre qe llomotit per ata we e kane mbrojtur krimin.

  3. Per hajdutet e leshdhise ke ndonje shpjegim?

  4. petriti says:

    Mos u merzit mona per arrestimet e krimineleve te lesh e lise, si ai I elbasanit, ashtu si dhe shkarkimet e prokuroreve tuaj, keni akoma prokurore te there, bile se fundmi presidenti nuk shkarkoi 3 gjyqtare dhe riktheu ne gjyqesor 2 te tjere. Keto sigurisht jane shtuar mbeshtetesve tuaj. Keshtu mos u shqetesoni ka akoma kohe deri sa te [astrohet ky gjyqesor I korruptuar I ndertuar nga yt shoq dhe kumbari berisha, por mendoj se nuk do te zgjase shume kjo situate.

  5. Goni says:

    Cfare t’merri !!!
    TE degjoj gjykimet idiote mbi drejtesine
    qe dalin nga ajo goje me ato buze lapra-lapra
    te asaj koke si koke-lope te Monika Kryemadhit.
    Uuuufffff cfare t’merri ku kemi arritur.

  6. Kalopi says:

    Mos mashtroni popullin,nuk ushkarkua si prokuror dhe do te vazhdoj punen me dosjet qe ka marre persiper perfshi edhe dosje ‘Tahiri’.Motivacioni i shkarkimit ishte i qarte.Ka mbyllur dosjen e kokaines

  7. Haha says:

    Duhet te pastrohet njehere e mire…..prokuroria kurve e sales…dhe gjyqtaret e likes..

  8. likja says:

    O baxhelle e leshelise. Si nuk the asnje fjale per skandalin e KLD ku anetaret e ketij keshilli nuk shkarkuan koleget e tyre te korruptuar? Po si s’te vjen turp moj plehre.

  9. selvia says:

    MONIKA FLORIRIN E KA ZENE TMERRI SE PO I VJEN NGORDHJA….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje