Shkarkimi i “të besuarit të Llallës”, reagon Manjani: Në fillim i dhanë besim, Besimit, tani ja hoqën besimin, kta spyesin për ligj

9 Maj 2018, 17:07Politika TEMA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas shkarkimit të të ashtëquajturit i “besuari” i Adriatik Lallës, Besim Hajdarmatajt nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Përmes një statusi në facebook, Manjani shkruan në fillim i dhanë besim, Besimit për të hetuar Sajmirin, tani ja hoqën besimin, Besimit!

Postimi i plotë

Vijon reforma…

—————

Në fillim i dhanë besim, Besimit për të hetuar Sajmirin!

Pastaj i hoqën makinën…

Në vijim i hoqën provat e çështjes dhe i ekstraduan tinëz dhe pa ligj dëshmitarin.

Tani ja hoqën besimin, Besimit!

Ja dhanë prokurores që rrezaton “besim të plotë” , pasi i grabitën postën sekrete!!!

Minimalisht kjo prokurore duhet të ishte nën hetim! Kta e vendosën në vend të Besimit…

Kulmi!

Nuk po i hyj fare analizës se me çfarë ligji bëhen këto lëvizje, se tashmë kta spyesin për ligj! (TemA)

 

4 komente në “Shkarkimi i “të besuarit të Llallës”, reagon Manjani: Në fillim i dhanë besim, Besimit, tani ja hoqën besimin, kta spyesin për ligj”

  1. adi says:

    e kam thene prej kaq kohesh
    rilindja eshte nje bande
    funksion si bande
    dhe e vetmja menyre e ngelur e largimit eshte si largohet nje bande!!!!
    rilindjes prokuroria dhe reforma ne drejtesi i duhej dhe i duhet vetem per nje arsye, per te shpetuar antaret e bandes se hashashit dhe prostitutave nga burgu
    tashme eshte fakt kaq i madh sa nuk e mbulon dot me asnje!!!!
    shifeni me kujdes ca levizjesh ka bere prokurorja e re e perkohshme qe ne fillim u tha se nuk do kishte fuqi as te shkarkonte as te emeronte prokurore.
    godet prokurorine e elbasasnit qe po hetonte banden e ketij qyteti qe i beri policet lolo
    shkarkon prokurorin e ceshtjes se saimir tahirit.
    cdo gje qe ndodh ne kete vend eshte ne funksion te bandes se hashashit
    edhe aktoret qe shahen e denigrohen ka vetem nje arsye banda e hashashit leket e hashashit do ti investoje ne kulla dhe pastaj ti shesi te “kinezet” per qindra milione euro.
    thjesht nje hashashonistan !!!!!!!

  2. Zigur Qarri says:

    Ka mbetur akoma ndonje i ndershem pa u larguar?Hajdute pozita,hajdute opozita.
    Me nje fjale,Shteti eshte kapur nga nje bande gangsterash.Deri kur?
    Edhe Besim Hajdarmataj,qe u konstatua se nuk eshte korruptuar,nuk ka vjedhur,e flaken tej!
    E njejta gje si ne diktature,mbas shefit zhdukeshin te gjith perreth tij,edhe kuajt.
    Eshte per shkak te shefit,apo gangsterit Saimir Tahiri,qe mbrohet nga Shteti dhe personalisht
    nga Kryeministri?Edhe rroshet e kodoshet i mbrojti deri ne fund Rama,por ne fund u dorzua,
    kurse ne kete rast,kur vije fundi,do te ndodhe çudia madhe.

  3. Bulqiza says:

    Ti mjekerosh qe hiqesh si i zgjuar je pjese e tepsise. Hiqesh sikur nuk po e kupton pse eshte shkarkuar. Ai qe eshte arrestuar ne Gjermani ka filluar te nxjerri ca gjera, aq sa per ta shkarkuar dhe transferuar e ndoshta me vone te ben shoqeri ty Manjan. Edhe per ty po vjen vetingu. Sa persona ke transferuar nga burgjet nga vendet partnere dhe sa mije Euro ke marre. Ka ca qe thone se nje transferim vlente mbi 15000 mije euro. Apo si shok i ngusht i Gjin Gjonit dhe ti je i ndershem, nuk ke ngjyer.Ben interesantin…YYYY fare e keqe.

  4. lola says:

    Adit po i vjen radha se eshte shume aktiv keto dite, por cfaredo emri te vësh se shpejti dhe breket do lësh, erdhi ora e drejtesise per te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje